Një nga aktorët e mirënjohur të “brezit të artë” të skenës dhe ekranit shqiptar, Ymer Bala, feston 80 vjetorin e lindjes.Ymer Bala lindi në Shkodër me 16 gusht të vitit 1945
Pavarësisht se prej vitesh jeton përtej Atlantikut bashkë me familjen, Bala vijon të ketë lidhje të forta me kolegët e tij të Teatrit “Migjeni” dhe të jetë shumë aktiv në rrjetet sociale edhe përtej artit.
Mjeshtri Ymer Bala ka nje galeri shumë të spikatur rolesh ne skenën e teatrit por edhe në kinematografinë shqiptare. Ai është pjesë e “brezit të artë” të artistëve shkodranë, i cili se vështirë do të përsëritet.