• Kontakt
Thursday, October 16, 2025
  • Login
Shqipet
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Shqipet
No Result
View All Result
Home Kulture

Aktori i njohur në lidhje me ish-gruan e miliarderit! Kush është 46-vjeçarja që i vodhi zemrën?

16/10/2025
in Kulture
A A
Aktori i njohur në lidhje me ish-gruan e miliarderit! Kush është 46-vjeçarja që i vodhi zemrën?
1.4k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Aktori me famë botërore, Kevin Costner, duket se ka gjetur përsëri dashurinë. Miqtë e tij thonë se legjenda e Hollywood-it nuk është dukur kaq i lumtur prej vitesh.

Duke cituar burimet, “Daily Mail” shkruan se ylli i “Yellowstone” është në një romancë me 46-vjeçaren, Kelly Noonan Gores, ish-bashkëshortja e miliarderit Alec Gores.

Romanca është mbajtur “nën radar” për javë të tëra, por detajet po dalin në dritë pas pushimeve në Aspen, Colorado.

70-vjeçari dhe regjisorja e autorja e njohur morën pjesë në festivalin “JAS Labor Day Experience” në Snowmass Village, pranë Aspen, gjatë fundjavës së festave, edhe pse nuk u panë bashkë në publik.
Megjithatë, prania e tyre e përbashkët nuk kaloi pa u vënë re dhe përflitet se po kalojnë gjithnjë e më shumë kohë me njëri-tjetrin.

“Kevin është sërish i lumtur. Kelly është pikërisht ajo që i duhet. Kevin është sërish në një lidhje dhe duket i lumtur, pas një periudhe shumë të errët. Ka qenë me Kelly në Aspen që në fund të korrikut dhe po përpiqet ta mbajë romancën të fshehtë, që të mos shkojë keq”, tha një burim për “Daily Mail”.

Sipas të njëjtit burim, ata ndajnë interesa të përbashkëta si natyra, sportet, shëtitjet me qen dhe janë të dy prindër.

“Ajo është pikërisht tipi i tij. Ai thotë se ajo është ‘chill’ dhe kjo është ajo që i duhet në këtë moment”, ka shtuar burimi.

Romanca e re vjen më pak se një vit pasi Costner përfundoi divorcin me Christine Baumgartner, pas 18 vitesh martesë. Gjykata vendosi që aktori të paguajë 63,209 dollarë në muaj për mbështetje ndaj fëmijëve, shumë më e ulët se 248,000 dollarët që kërkonte ish-bashkëshortja.

Kush është Kelly Noonan Gores?

Kelly është regjisore, autore dhe mama e një vajze 6-vjeçare të quajtur Riley, që ka me ish-bashkëshortin miliarder. Në “Instagram” ajo përshkruan veten si: “Regjisore, autore, moderatore, mama, medituese, e apasionuar pas sportit.”

Burimet thonë se ajo dhe Costner janë prezantuar përmes miqve të përbashkët dhe po shijojnë kohën së bashku, pa nxituar për të bërë gjërat zyrtare.

Pas divorcit, aktori u përfol për romanca të mundshme me emra si Jewel, Sharon Stone, Jennifer Lopez dhe January Jones, por asnjëra nuk u konfirmua. Ai vetë mohoi lidhjet, përfshirë raportimet për një romancë me këngëtaren Jeëel, duke thënë se janë vetëm miq.

Aktualisht, Costner jeton në Carpinteria, ndërsa Kelly në Manhattan Beach, rreth 100 km larg. Por kjo s’i ka ndaluar të takohen herë pas here në Aspen, ku të dy kanë miq dhe e frekuentojnë shpesh.

“Ata janë ende në fazën e njohjes, por kanë ndjesi të mira. Edhe nëse nuk funksionon si lidhje, kanë krijuar një miqësi të fortë dhe të sinqertë”, përfundoi burimi për “Daily Mail”./

Share202Tweet126


  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Zi në familjen e të madhit Reshat Arbana, shuhet bashkëshortja e tij Drita

Mjeshtri i madh Reshat Arbana: Sot, mund të jetë dita e fundit që shohim miqtë dhe shokët jeta është…

16/10/2025
Aktori i njohur në lidhje me ish-gruan e miliarderit! Kush është 46-vjeçarja që i vodhi zemrën?

Aktori i njohur në lidhje me ish-gruan e miliarderit! Kush është 46-vjeçarja që i vodhi zemrën?

16/10/2025
Tinka tregon momentet e mëdha: Ja si Dritëro Agolli më zgjodhi të luaja Nëna Pashkon!

A është Tinka Kurti një nga aktoret më të mëdha shqiptare… “perandoresh” e skenës dhe ekranit?!

15/10/2025
Shqipet

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In