• Kontakt
Sunday, July 6, 2025
  • Login
Shqipet
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Shqipet
No Result
View All Result
Home Nostalgji

Aktoret shqiptare me mollëzat më të bukura, përpara se të vinte “epoka Botox”

29/08/2021
in Nostalgji
A A
Aktoret shqiptare me mollëzat më të bukura, përpara se të vinte “epoka Botox”
1.5k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Thuhet se mollëzat e kërcyera në fytyrën e një gruajë janë tipari që i jep hijëshi çdo karakteristike tjetër. Ky tipar, ka qenë gjithnjë i lakmuar nga gratë dhe vajzat. Gjithashtu një tjetër mit që ekziston për mollëzat thotë se sa më të mëdha dhe të dukshme të jenë ato në fytyrën e një gruajë, aq më e pjekur dhe pjellore është ajo.

Sot, duket se është e thjeshtë për ta parë veten me mollëza si ato të Sophia Loren, Gina Lollobrigida, apo Michelle Pfeiffer. Mjafton pak botox dhe kaq! Sigurisht, ajo që zgjon më tepër kuriozitetin tonë janë gratë e njohura shqiptare me mollëzat më të bukura, por krejtësisht natyrale. Më poshtë kemi listuar 10 prej aktoreve të kinematografisë së vjetër shqiptare, mollëzat e të cilave nuk do t’i harrojmë kurrë!

1. Roza Anagnosti

Një ndër aktoret më të kërkuara nga regjisorët e asaj kohe ishte padyshim Roza Anagnosti. Aktorja e shumë filmave shqiptarë përpos aftësive të saj në fushën e kinematografisë, spikati gjithashtu për tiparet. Ndonëse cilësia e fotos së mësipërme nuk krahasohet me ato që mund të shkrepen sot, mollëzat e aktores dallohen fare mire nga fytyra me prerje gati perfekte. Ato mollëza kanë mbetur po ashtu. Të larta dhe gjithë hijëshi!

2. Tinka Kurti

Mollëzat e Tinka Kurtit nuk mund të të shpëtojnë kurrsesi. Të ngritura, natyrale dhe në harmoni me çdo tipar tjetër të saj. Vitet mund të bëjnë ç’të duan, por mollëzat janë po aty!

3. Ermira Gjata

Aktorja e ‘Shi në plazh’ dhe shumë filmave të tjerë duket sikur nuk ka nevojë për kurrëfarë grimi për t’i nxjerrë në pah tiparet.

4. Elida Janushi

Mësuesja e famshme tek ‘Shoku Ynë Tili’ dhe aktore e shumë filmave të tjerë, ka dalluar gjithnjë për shikimin tipik dhe mollëzat e qeshura.

5. Eva Alikaj

Me shumë gjasa të gjithë aktoren e njohim ndryshe si ‘Elsa’, personazhin e famshëm tek filmi Pallati 176-të. Mollëzat e kapërcyera harmonizoheshin perfekt me fytyrën e imët të aktores.

6. Antoneta Papavli

Që nga koha kur është shkrepur kjo foto kanë kaluar shumë dekada dhe sërish nuk ka asgjë që mund të fshehë mollëzat e aktores së pavdekshme.

7. Matilda Makoçi

Makoçi nuk mund t’i mungonte kurrsesi kësaj liste. Mollëzat dhe buzëqeshja e një prej aktoreve më të bukura të kinemasë ka mbetur për një kohë të gjatë në kujtesën e shqiptarëve. Pavarësisht viteve, tiparet e Matilës janë po ato të 25 viteve më parë.

8. Pavlina Mani

Përpos tipareve të tjera për të cilat është shquar gjithnjë, aktorja e njohur e shumë filmave vazhdon ende të identifikohet për mollëzat e ngritura. Edhe pse vitet kanë bërë punën e tyre duke holluar pjesën e poshtëme të fytyrës, asaj i mjafton vetëm një buzëqeshje!

9. Merita Zoto

Ishte e pamundur që kur shfaqej ‘Irena’ e famshme e Pallatit 176-të, të mos të mbeteshin sytë tek mollëzat perfekte dhe të qeshura. Aktorja është gjithashtu super frymëzim për këdo që vendos të bëjë mollëzat. Sigurisht, nëse do të mund t’ja realizojnë kështu!

10. Luiza Xhuvani

Luiza Xhuvani me të drejtë konsiderohet si një ndër aktoret më të bukura të kinematografisë shqiptare! Vitet kanë ndaluar për të dhe mollëzat e saj! (ANABEL)

Share208Tweet130


  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Rrëfimi i aktorit të njohur: Gruaja më dhunonte, ndërsa miqtë më tradhtuan”

Rrëfimi i aktorit të njohur: Gruaja më dhunonte, ndërsa miqtë më tradhtuan”

06/07/2025
73 vite bashkë/ Çiftet e famshme që tregojnë se dashuria e vërtetë ekziston (Foto)

Më 6 Korrik 1946 lindi një legjendë… Sylvester Stallone!

06/07/2025
Roza Anagnosti, lotë për Edi Luarasin: E fortë dhe fisnike, por shumë e vuajtur!

Historia prekëse e ikonës së ekranit Roza Anagnosti: Pse i’a dënuan babanë dhe si e përjashtuan nga liceu?

05/07/2025
Shqipet

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In