Elida Janushi (Topçiu) lindi në Devoll, më 1 gusht 1953. Pas mbarimit të Institutit të Lartë të Arteve, dega e dramës, filloi punë si aktore në Teatrin Popullor.
Qysh studente luajti rolin kryesor në filmin Brazdat (1973). Në teatër ka luajtur role kryesisht të shkallës së dytë, por herë-herë edhe role kryesore.
Figurë që e nguliti në kujtesën e spektatorit dhe e bëri popullore ishte ajo e gruas së Jovan Bregut te komedia Pallati 176 e Adelina Balashit, duke frymuar tipin e një gruaje të urtë, pranuese, me tone ankuese, që fshihte në vetvete një shpirt të butë, fisnikëri dhe mirësi. Po këtë rol e përsëriti në komedinë vijuese si motër Çmendina, të shkruar nga Ilir Bezhani.
Një rol tjetër cilesor i E. Janushit ishte ai i mësueses në filmin Shoku yne Tili (1981). Ajo bën një lojë realiste, pa sforcime, e prirur drejt të thjeshtës, marrëdhënieve bisedore, por, në raste të caktuara ndërkall në interpretim edhe tone dramatike e më patos..
FILMAT: “Brazdat” 1973; “Shoku ynë tili” 1981; “Ëndërr për një karrige” 1984; “Shokë të një skuadre” 1984; “Botë e padukshme” 1987; “Tela për violinë” 1987; “Stola në park” 1988; “Inxhinieri i minierave” 90; “L’America” 1994.