Në kujtim të aktores Sofika Bashari në 71 vjetorin e lindjes së saj. U mbushën 13 vjet që Sofika nuk jeton më dhe çudia më e madhe është gjithë këto vite nuk është bërë asnjë postim ose përkujtimore nga mediat ose shtypi për të nderuar këtë aktore! Madje mund të ketë njerëz që nuk dinin gjë për ikjen e saj.
Sofika ishte pjesë e Teatrit Kombëtar dhe i përkiste plejadës së artë të viteve 80. Në kinema ka interpretuar edhe rolin e inxhinjere Mondës në filmin Shirat e Vjeshtës (1984).
Ajo ishte vërtetë e qeshur, e dashur, e talentuar dhe luftoi me guxim dhe shpresë deri në fund.
Si një pjesë e madhe e artistëve që nuk janë më, Sofika jeton në zemrat e miqve, kolegëve të saj dhe artdashësve të filmit dhe teatrit shqiptar.
E paharruar qofsh Sofika Bashari 1954–2012