• Kontakt
Sunday, June 1, 2025
  • Login
Shqipet
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Shqipet
No Result
View All Result
Home Nostalgji

Akaki Khorava, gjeorgjiani më i dashur për shqiptarët, por fatkeqësisht… i harruar

30/05/2025
in Nostalgji
A A
Akaki Khorava, gjeorgjiani më i dashur për shqiptarët, por fatkeqësisht… i harruar
1.4k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Nëse ka një grup personash, të cilët shoqëria shqiptare i ka lënë në harresë, njëri ndër ta është pa dyshim Akaki Khorava, aktori gjeorgjian që ka interpretuar rolin e heroit tonë kombëtar, Gjergj Kastrioti Skënderbeu, në filmin kushtuar atij, me të njëjtin titull, pra “Skënderbeu” (realizuar më 1953, dhe edhe sot pas pothuajse 70 vjetësh mbetet i vetmi prodhim kinematografik, temë interesante kjo se pse regjisorët shqiptarë nuk kanë tentuar ta portretizojnë më mirë apo në një këndvështrim ndryshe).

Pavarësisht mendimeve të ndryshme që gjithkush mund të ketë, ekziston ideja e përgjithshme se filmi ka dalë i realizuar shumë mirë, po të marrësh parasysh së paku dy fakte:

1.Filmi ka arritur të marrë 2 çmime dhe një kandidim tjetër në festivalin e Kanës.

2.Vështirësitë e kohës dhe mungesën e përvojës, pasi për pjesën shqiptare të stafit, kjo ishte e para herë që kontribuonte në realizimin e një filmi.

Për të riardhur tek aktori Akaki Khorava, kurioz është fakti, se edhe pse të gjithëve na është ngulur në kokë ideja e burrit me flokë dhe mjekër të dendur, ai në jetën e tij të përditshme ka qenë komplet ndryshe, pa flokë dhe mjekër.

Për karrierën e tij para dhe pas filmit, por edhe për periudhën e xhirimit të filmit, nga shtypi dhe studiuesit e artit shqiptar është shkruar pak.

Kohët e fundit në Shqipëri është marrë vendimi që dy shkolla të reja të marrin emrat e një gazetari dhe një ish kryeministri të ndjerë.

Pa hyrë fare në polemikë, mendoj se as njëri, as tjetri, me gjithë keqardhjen për ndarjen nga jeta para kohe, nuk ka kontribut të mjaftueshëm për t’u vendosur emrat përkatës dy shkollave.

Ndoshta edhe një shkollë me emrin Akaki Khorava mund të tingëllojë një ide e tepruar, por ama një kinema, një teatër sot mund të mbante emrin e tij. Ah harrova, ne këto institucione i kemi zhdukur njëri pas tjetrit.

Sidoqoftë, Akaki Khorava u lind më 1895, në Gjeorgji, dhe vdiq në kryeqytetin e vendlindjes së tij, në Tbilis, më 23 qershor 1972./Nga Elis Kullo

Share198Tweet124


  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

“Goce, dy birra nga unë për vlonjatët”! Një kujtim emocionues për Bujar Lakon

“Goce, dy birra nga unë për vlonjatët”! Një kujtim emocionues për Bujar Lakon

30/05/2025
Akaki Khorava, gjeorgjiani më i dashur për shqiptarët, por fatkeqësisht… i harruar

Akaki Khorava, gjeorgjiani më i dashur për shqiptarët, por fatkeqësisht… i harruar

30/05/2025
Kolosi i skenës dhe i ekranit Rikard Ljarja nuk bëri kurrë  të “persekutuarin”: Ishte diktatur por për mua jo, kam jetuar mirë! Sot ka perversitete brenda familjes, llahtarina

Kolosi i skenës dhe i ekranit Rikard Ljarja nuk bëri kurrë të “persekutuarin”: Ishte diktatur por për mua jo, kam jetuar mirë! Sot ka perversitete brenda familjes, llahtarina

30/05/2025
Shqipet

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In