• Kontakt
Sunday, July 27, 2025
  • Login
Shqipet
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Shqipet
No Result
View All Result
Home Sport

Agustin Kola i jep një fitore historike Shqipërisë, turpërojmë rivalin 9-1 në ndeshjen e eliminatoreve të Europianit

22/10/2022
in Sport
A A
Agustin Kola i jep një fitore historike Shqipërisë, turpërojmë rivalin 9-1 në ndeshjen e eliminatoreve të Europianit
1.5k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Janë luajtur këtë të premte ndeshjet e dyta të Grupit B në Eliminatoret e Kampionatit Europian U-17 për vajza, që zhvillohen në Shqipëri. Kombëtarja shqiptare U-17 e vajzave femra u ndesh me Moldavinë në sfidën e luajtur në stadiumin “Elbasan Arena”, duke triumfuar me rezultatin 9-1. Trajneri i përfaqësueses kuqezi, Agustin Kola e nisi ndeshjen me këtë formacion: Mone, Ndoci, Disha, Vasa, Bushati, Brahaj, Ago, Methoxha, Ndoj, Nika dhe Hasaj.

Vajzat kuqezi tregojnë që në start superioritetin e tyre dhe e spostojnë menjëherë lojën në fushën kundërshtare, duke iua afruar disa herë golit. Në minutën e 10-të Rosela Vasa godet portën me topin që nuk kontrollohet siç duhet nga portierja Chiciuc dhe përfundon në rrjetë. 1-0 për Shqipërinë që vetëm një minutë më pas gjen edhe golin e 2-0, kur Klesta Ago finalizon saktësisht në zonën e vogël pas një krosimi nga e majta, duke e depozituar topin në rrjetë.

20 minutat e paratë ndeshjes janë mjaft intensive teksa në një kundërsulm Moldavia gjen golin me Nichifor, e cila në minutën e 18-të finalizon saktë me një gjuajtje diagonale pas një aksioni individual në të djathtë, duke ngushtuar shifrat në 2-1. Megjithatë, vajzat kuqezi nuk dekurajohen dhe vetëm dy minuta më vonë gjejnë golin e tretë me anë të Xhesika Ndojit, që zotëron bukur një top në hyrje të zonës dhe mposht portieren moldave.

Në minutën e dytë shtesë të pjesës së parë, Shqipëria gjen edhe golin e katërt pas një goditje këndi me topin që përplaste në traversë dhe aty Vasa përfiton duke shënuar me një gjuajtje me kokë. Pjesa e dytë nis sërish me Shqipërinë që sulmon në vazhdimësi dhe i afrohet sërish golit. Trajneri Kola hedh në fushë Laura Barin, e cila zëvendëson Bora Bushatin. Në minutën e 58-të është sërish Ago që pas një depërtimi driblon edhe portieren për të shënuar golin e pestë të Shqipërisë de të dytin personal.

Sërish Ago në minutën e 64-t finalizon një aksion të rrjedhshëm, me një gjuajtje në hyrje të zonës me topin që përfundon në rrjetë pas grushtimit të pafat të portieres. Ndërkohë në fushën e lojës kanë hyrë dhe Ndoci e Likollari, për të freskuar forcat në fushë.

Rezultati shkon në 6-1 teksa vajzat kuqezi nuk mjaftohen me kaq dhe në minutën e 71-ë është radha e kapitenes Era Methoxha të gjejë golin pas një goditje nga këndi, me një gjuajtje model me kokë. Pas Methoxhës është radha e Vasës që ta çojë rezultatin në 8-1 pasi merr një top në qendër të zonës dhe godet saktë me të majtën, duke shënuar në minutën e 77-të golin e saj të tretë personal në këtë ndeshje. Në minutën e 80-të është radha e Ornela Brahaj të shijojë golin me një gjuajtje vërtetë fantastike nga distanca që gjen të papërgatitur portieren dhe çon shifrat në 9-1.

Sfida mbyllet me fitoren 9-1 të Shqipërisë U-17, që bëri një paraqitje shumë të mirë dhe e meritoi plotësisht goleadën. Në ndeshjen tjetër të grupit të luajtur në stadiumin “Egnatia” të Rrogozhinës, Kosova u mund nga Maqedonia e Veriut me rezultatin 2-1. Kosovaret kaluan të parat në avantazh me golin e shënuar nga Paci në minutën e 7-të, por Maqedonia e Veriut u kundërpërgjigj që në pjesën e parë me dy gola të shënuar nga Mitkovska në minutat 35 dhe 46. Në përfundim të ndeshjeve të dyta, Maqedonia e Veriut renditet e para me 6 pikë, e ndjekur Kosova dhe Shqipëria mënga 3 pikë, ndërsa Moldavia është e fundit me 0 pikë.

Të gjitha ndeshjet e këtij grupi do të zhvillohen në Shqipëri, në datat 18, 21 dhe 24 tetor. Ndeshja e tretë dhe e fundit e vajzave kuqezi do të jetë kundër Kosovës, më 24 tetor në stadiumin “Elbasan Arena”, në ora 14:30. Sfidat e tjera të grupit, të skuadrave mike do të zhvillohen në stadiumin “Egnatia Arena” në Rrogozhinë.

Share213Tweet133


  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Kujtojmë Loro Kovaçin! Rrobaqepësi që u bë aktor profesionist për të na lënë figura artistike të papërsëritshme

Kujtojmë Loro Kovaçin! Rrobaqepësi që u bë aktor profesionist për të na lënë figura artistike të papërsëritshme

27/07/2025
Çudia e Bekim Fehmiut kur vizitoi Shqipërinë: Pse në fusha punojnë gratë?

Çudia e Bekim Fehmiut kur vizitoi Shqipërinë: Pse në fusha punojnë gratë?

27/07/2025
Historia e trishtë e Keanu Reeves: U braktis nga prindërit dhe dhimbja e pashërueshme pasi humbi gruan në një aksident…

Historia e trishtë e Keanu Reeves: U braktis nga prindërit dhe dhimbja e pashërueshme pasi humbi gruan në një aksident…

27/07/2025
Shqipet

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In