• Kontakt
Wednesday, September 10, 2025
  • Login
Shqipet
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Shqipet
No Result
View All Result
Home Blog

Agron Gjekmarkaj: Letër mikut tim Flamur Noka nga Amerika!

22/04/2022
in Blog
A A
Gjekmarkaj në rolin e intrigantit! Me listat e hapura do të “vërë në sedër Amerikën”: A do ta lejojë Yuri Kim të turpërohet nga Edi Rama?! Ilir Meta, po ti a më dëgjon?
1.7k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

I dashur Flamur e shoh që në keto kohe jallane po lodhesh shumë! Herë pas here pusho se pushimi është bereqet. Koha iken, vitet shkimen, trupi plaket ndaj dhe rehatia s’ka çmim.

E di do me thuash partia dhe vatani kanë derte dhe ato mbivendosen ndaj halleve të tjera. Te jesh supi ku doktori mbeshtetet, syri me të cilin ai sheh , goja me të cilen ai flet nuk është gjë e lehtë. Shumë ta kanë zili. Ata do të donin të ishin në vendin tënd ! E do Tritani, e do Aldo, e do Albana e do Mondi e plot të tjerë vendin tënd po nuk e kanë ! Ja ata të shohin në sy si shef gjithë endje e respekt por edhe me zili të fshehtë. Ruhu nga zilia se ti je njeri babaxhan e se ve re.

Nuk do të bezdisja me këtë leter nga larg se ke pune operative nëse nuk do lexoja debatet e zbardhura në mbledhjen e grupit të PD-së! Mbase janë të cunguara , mbase jo krejt të verteta dhe më shkon letra dëm , po bëma hallall e kabull se helbete largesia ca gjëra na i zmadhon , qimen na e bën tra e ca na i zvoglon psh Doktorin na e bën njeri ! Ndjesa është gjithmonë hazer e reflektimi i dobishem.

Lexova që i thoje Enkeled Alibeajt -“pusho lidhe gjuhen -mos i fol Doktorit ashtu – ke qënë ushtar i tij mbaje rradhe per ta takuar” ! Më bënë pershtypje ato fjalë zemre. E di që kur bëhet fjalë per Doktorin gjithçka të del

nga shpirti edhe kercenimi per koleget. Po kjo e kercenimeve një refren që kthehet herë pas here në partinë tonë ku turma të gabueshme dhe individ ënde më të gabueshem shfaqen para Doktorit që nuk gabon kurrë në keto 32 vjet si faji vetë.

Më shumë se kjo më bëri pershtypje kjo puna e ushtarve dhe e radhes. Nuk e di si është sjelle Alibeaj kur ka qënë në kabinetin e Doktorit dhe as më duhet shumë! Por unë të besoj ty se e di që je i vertete. Besoj që Doktori ka patur shumë ushtarë në 32 vjet tani shumë më pak por ka ënde, e di rradha për në paradhomen e tij ka qëne e gjatë. Unë e kam takuar tre here në opozitë dhe jam kenaqur me bisedat dhe respektin.

Për fat të mirë e kam gjetur bosh paradhomen. I dashur Flamur kjo puna e ushtarve e ka ndyrë demokracinë në Shqiperi, kjo rradhe e gjatë për të takuar liderin na ka pegerur krenarinë dhe dinjitetin. Të dyja bashkë e kanë reduktuar PD-në në repart ushtarak ku gara është jo per ide po per të tundur koken pas mendimeve të liderit. Kjo atmosferë e ka bërë PD-në pronë.

Kjo puna e ushtarve Flamur po i largon shumë njerez dinjitoz nga PD dhe nga Shqiperia. Kjo radha e tyre nuk po i lë rradhe askujt që të afrohet dhe të bëjë karrierë normale të vijë e të ike pa e konsideruar tragjedi. Ushtaret rrinë aty prej 32 vitesh , ata nuk kanë moshë, disa as turp po kanë mirqene e benefite. Sali Berisha meriton shumë respekt per gjithçka ka bërë mirë dhe ka plot gjëra që ai ka bë mirë siç ka dhe plot të tjera që nuk na bëjnë aspak nder. Shumë prej veseve që ka tranzicioni ynë, politika jonë mbushur me ushtarë e me rradha të gjata prej tij i kemi peshqesh.

“Besniket e Doktorit” që sillen si pasdaranet e Ajatollah Komeinit nuk duan as bashkim, as hapjen as PD-në më të madhe por repartin dhe bunkerin per beteja të reja. E duan të vogel, per atë e per vete, tragji-komike ne gjuhe e sjellje! E di vertete që ti e ke nga dashuria dhe mirënjohja pa kushte per Doktorin se ka qënë i mire me ty po ça te bëj unë që nuk di të jem mirënjohes, asnjeherë ushtar e mbi të gjitha i neveritur nga radhat. Si ti, edhe une malesor me vese e virtyte aspak frikacak! Te fala nga Washingtoni!

Share232Tweet145


  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

I dhanë vetëm titullin modest “Artist i Merituar”! Si u la në harresë Sulejman Dibra, aktori i 100 roleve në teatër dhe kinematografi

I dhanë vetëm titullin modest “Artist i Merituar”! Si u la në harresë Sulejman Dibra, aktori i 100 roleve në teatër dhe kinematografi

10/09/2025
Kujtojmë  82 vjetorin e lindjes të aktorit të heshtur dhe pabujë  Sulejman Dibra

Kujtojmë 82 vjetorin e lindjes të aktorit të heshtur dhe pabujë Sulejman Dibra

10/09/2025
“Nuk ishte thjesht regjisor, ishte figurë e madhe kombëtare”! Ndarja nga jeta e Dhimitër Anagnostit, Mevlan Shanaj tregon se si lindi dashuria e artistit të madh me bashkëshorten, Roza Anagnosti

“Nuk ishte thjesht regjisor, ishte figurë e madhe kombëtare”! Ndarja nga jeta e Dhimitër Anagnostit, Mevlan Shanaj tregon se si lindi dashuria e artistit të madh me bashkëshorten, Roza Anagnosti

08/09/2025
Shqipet

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In