• Kontakt
Sunday, February 8, 2026
  • Login
Shqipet
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Shqipet
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Agron Duka i pakënaqur me Bashën: Rama është favorit më 25 prill, kurrë mos thoni kurrë për një koalicion PS-PD! Gati për pakt me Patozin e Topallin

06/11/2020
in Aktualitet, Debat
A A
Agron Duka i pakënaqur me Bashën: Rama është favorit më 25 prill, kurrë mos thoni kurrë për një koalicion PS-PD! Gati për pakt me Patozin e Topallin
1.4k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Lulzim Basha nuk i druhet rrjedhjes së votave nga Partia Demokratike në drejtim të partive të reja, por aleatët e tij tradicionale mund të zgjedhin t’i bashkohen një fronti të ri opozitar me lëvizjen e Jozefina Topallit dhe partinë e Astrit Patozit.

Agron Duka, një prej aleatëve më të rëndësishëm të Lulzim Bashës thotë se do ta pranonte një bashkëpunim me ta, nëse kryedemokrati nuk plotëson pritshmëritë e Partisë Agrare Ambientaliste për mënyrën sesi do të organizohen në zgjedhje.

“Mund të jetë një nga opsionet patjetër, kjo nuk varet vetëm nga unë, ato janë negociata dhe negociatat do të thotë që duhet të marrin pjesë të dy palët, por nga ana ime natyrisht nëse nuk plotësohet ato pritshmëritë që ka Partia Agrare Ambientaliste, jo unë, mund të jetë një nga opsionet, mua më duhet një opsion shumë interesant“, tha Duka.

Duka thotë se Opozita e Bashkuar është më e favorizuar nëse del me një listë të përbashkët, e për këtë arsye ai zbulon se në komunikimet me kreun e opozitës së Bashkuar i ka kërkuar këtij të fundit të mos humbë kohë në lidhje me 2 cështje kryesore.

“Nuk kemi asnjë minutë kohë për të humbur, sipas meje duhet patjetër brenda këtij muaji ose më shpejt të strukturohen të gjithë deputetët apo 12 kryetrarët e qarqeve dhe në të njëjtën kohë duhen mbyllë negociatat me aleatët“, shtoi ai.

Për shkak të mosmarrëveshjeve të Lulzim Bashës me të larguarit nga Partia Demokratike, Duka nuk e sheh mundësinë e një fronti opozitar unik në zgjedhje, por nuk përjashton mundësinë e një koalicioni paszgjedhor PD-PS.

“Ka disa probleme ndoshta të pakthyeshme të nejrëzve që kanë krijuar partinë me lidershipin e Partisë Demokratike kështu që nuk shoh ndonjë mundësi që brenda afatit që na lejon kushtetuta që të kemi një front unik opozitar. Për një koalicion PD-PS kam vënë re shpesh që aludohet, madje Rama e thotë troç që votoni Bashën mos votoni Monikën e Ilirin, se me Bashën mund të qeveriset.

Unë e lexoj kështu. Rasti i parë është diversion. Me të tilla diversione ai ka qenë i suksesshëm, te votuesit e PD, duke i lënë të nënkuptojë që Basha është i imi, kot lodheni të votoni për të, se do qeverisim bashkë. Unë besoj që është kjo, (pra tentativa e Ramës për diversion), nuk besoj se është e dyta (koalicioni), por në politikë, kurrë mos thuaj kurrë“, përfundoi Duka në Report Tv.

Për Report Tv, Agron Duka pranon se Edi Rama është në avantazh për të fituar zgjedhjet e 2021, pasi sipas tij kryeministri mund të shfrytëzojë atributet që i jep pushteti për të marrë sa më shumë vota.

Share199Tweet124


  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Gëzuar edhe 100! Një urim sot për aktorin e shquar Ahmet Pasha në 78 vjetorin e lindjes

Gëzuar edhe 100! Një urim sot për aktorin e shquar Ahmet Pasha në 78 vjetorin e lindjes

07/02/2026
Sot Mjeshtëri i madh, aktori, regjisori, producenti, Mevlan Shanaj feston 81 vjetorin e lindjes

Sot Mjeshtëri i madh, aktori, regjisori, producenti, Mevlan Shanaj feston 81 vjetorin e lindjes

07/02/2026
Një rrëfimi i pabotuar i “imperatorit” të kinemaografisë shqiptare Kadri Roshit sot në 101 vjetorin e ditës së lindjes

ot mbushen 19 vjet që është ndarë nga jeta “Artisti i Popullit”, Nderi i Kombit Kadri Roshi

06/02/2026
Shqipet

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In