• Kontakt
Wednesday, July 23, 2025
  • Login
Shqipet
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Shqipet
No Result
View All Result
Home Sport

Agim Demrozi e dëgjove se çfarë ndodhi? Milano “vodhi” Rrogozhinën, ja pse ky president mund t’i japi shumë përfitime futbollit në Shqipëri

14/08/2023
in Sport
A A
Agim Demrozi e dëgjove se çfarë ndodhi? Milano “vodhi” Rrogozhinën, ja pse ky president mund t’i japi shumë përfitime futbollit në Shqipëri
1.4k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

NTER-EGNATIA 0-1! Ishte një çmenduri, askush nuk do ta besonte edhe nëse do t’i tregohej nga miqtë mbi këtë rezultat pa e parë me sytë e tij se çfarë po ndodhte, por kështu u mbyll pjesa e parë e kësaj ndeshje.

Egnatia ishte më shumë se dinjitoze karshi Interit, madje situata shkoi deri aty sa te ekipi shqiptar u larguan me shije të hidhur pasi humbën kundër ekipit të Serisë A. Jemi në këtë pikë, pa përmendur pjesën më të rëndësishme.

Milano “vodhi” Rrogozhinën, Agim Demrozi, e dëgjove se çfarë ndodhi? Presidenti i Egnatias njihet për çmenduritë e tij, por kjo e transfertës në Itali ishte e një tjetër niveli. Kur kjo skuadër endej në nivelet më të ulëta të futbollit shqiptar, të gjithë qeshnin teksa Demrozi jepte deklarata se do të ngjitej në Superiore.

Po ashtu siç u gajasën kur Demrozi foli për objektivin e Europës dhe ja ku jemi. I vetmi peng dhe trishtim i madh është mënyra sesi Egnatia u eliminua nga Conference League pasi mund të kishte shkuar shumë më larg.

Duhej një penallti e vjedhur nga Lautaro Martinez që Interi të përmbyste Egnatian në minutën e 82. Aleksi shkoi për t’i kërkuar drejtësinë hyjnore Martinez, që t’i tregonte arbitrit të vërtetën, se stimuloi, pasi ishte vetëm një miqësore. E kishte parë shpesh në televizor se raste të tilla ndodhin, madje edhe në ndeshje zyrtare, si dikur me Klosen.

Por Lautaro as që mund ta mendonte një gjë e tillë, e kishte marrë malli për të mashtruar arbitrin pa pasur VAR-in si pengesë. Me reagimin e një fodulli, Martinez shtyu Aleksin pa i folur dhe shkoi për të shënuar golin e tretë nga 11-metrat. Te Interi do të përjetohej si një turpërim nëse nuk arrinin dot të fitonin me Egnatian.

Pavarësisht se ishte vetëm një miqësore, lojtarët zikaltër shpesh rrethonin arbitrin për vendimet e tij dhe Inzagi filloi të dilte nga qetësia e zakonshme që në fundin e pjesës së parë kur Egnatia po kryesonte.

Milano, që ka popullsinë thuajse sa e gjithë Shqipëria kërkoi ndihmën e arbitrit për të fituar kundër Egnatias. Kjo do të thotë shumë për një ekip shqiptar dhe për më tepër për Rrogozhinën, një vend me 22.100 banorë.

Nga ana tjetër, Demrozi jep leksion të madh në Shqipëri dhe ka mundësi që të kthehet në një shembull nga i cili do të përfitojë edhe futbolli shqiptar. Jo vetëm në saj të rezultateve që mund të arrijë Egnatia në të ardhmen, por edhe të modelit.

Tani të gjithë biznesmenët që kanë para për të investuar dhe kërkojnë që të lënë gjurmë në vendlindjen e tyre, që të jenë gjithmonë fjala e parë, veçanërisht në qytet e vogla, kanë rastin e Demrozit.

Mjafton pasioni dhe para të investuara dhe në qytet do të ketë vetëm një emër që do të përmendet. Kështu, pak kush e di se kush është kryebashiaku i Rrogozhinës, por të gjithë e dinë se kush është presidenti i ekipit të këtij qyteti. Nuk mjafton vetëm paraja për të blerë emrin, Demrozi u tregon rrugën të gjithëve, është futbolli…

Share201Tweet126


  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

“Nuk i shoh më filmat shqiptarë, banale dhe të pavlerë! Vajza e Met Begës: Nuk vijnë më aktorë si ata në Shqipëri

“Nuk i shoh më filmat shqiptarë, banale dhe të pavlerë! Vajza e Met Begës: Nuk vijnë më aktorë si ata në Shqipëri

20/07/2025
VIDEO/ Historia e këngës “Mëma ime Greqi,  Majmun ciganësh” dhe krahasimi me realitetin e Shqipërisë

VIDEO/ Historia e këngës “Mëma ime Greqi, Majmun ciganësh” dhe krahasimi me realitetin e Shqipërisë

20/07/2025
Si dinë ta kujtojnë artistin e madh me trup e shpirt xhevahir Pandi Raidhi miqtë dhe bashkëpunorët e tij pas 26 vitesh larg tyre

Si dinë ta kujtojnë artistin e madh me trup e shpirt xhevahir Pandi Raidhi miqtë dhe bashkëpunorët e tij pas 26 vitesh larg tyre

20/07/2025
Shqipet

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In