• Kontakt
Wednesday, May 14, 2025
  • Login
Shqipet
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Shqipet
No Result
View All Result
Home Bota

A po ndodh mrekullia?! Jean Todt: Pashë Schumacher javën e kaluar, shpresoj që së shpejti e gjithë bota ta shohë!

19/07/2020
in Bota, Sport
A A
A po ndodh mrekullia?! Jean Todt: Pashë Schumacher javën e kaluar, shpresoj që së shpejti e gjithë bota ta shohë!
1.4k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Bashkëpunëtori dhe miku i ngushtë i Michael Schumacher, Jeand Todt vijon të japë lajme të mira për legjendën e Formula 1.

Gjatë një interviste në Budapest, ku po zhvillohet Çmimi i Madh i Hungarisë, ish-drejtuesi i Ferrari-t tha:

“E pashë Michael-in javën e kaluar. Po lufton. Shpresoj që së shpejti bota do të ketë mundësi ta shohë përsëri. Për këtë po punojnë ai dhe familja e tij”.

Që prej aksidentit në Alpet franceze më shumë se 6 vite më parë, gjithçka rreth gjendjes shëndetësore të gjermanit, 7 herë kampion i Formula 1, ka qenë një mister.

Ai vazhdon të jetojë në një shtëpi në Liqenin Gjeneva ku vetëm një grup shumë i vogël miqsh e familjarësh ka pasur mundësi të shohë, mes tyre edhe Todt.

Francezi e konsideron gjermanin si djalin e tij pas bashkëpunimit të jashtëzakonshëm te Ferrari, ku fituan tituj për pilotë e konstruktorë.

Schumacher i është nënshtruar përgjatë viteve disa operacioneve dhe ka qëndruar në spital për gati një vit. Muajin e kaluar u raportua nga media të ndryshme që Schumi do t’i nënshtrohej një trajtimi eksperimental me qeliza staminale, por duket se kjo është shtyrë për një moment të dytë për shkak të pandemisë së koronavirusit.

I pyetur nga “Daily Mail” nëse e vlerëson Schumacher-in si pilotin më të madh të Formula 1, Todt, tha: “E dua shumë, por është e pamundur të thuash kush është më i miri në botë. Kemi emra si Juan Manuel Fangio, Jim Clark, Ayrton Senna dhe Michael. Mund të thuash vetëm kush është më i miri për një periudhë të caktuar”.

Schumacher mban rekordin në Formula për gara të fituara, 91, dhe tituj kampion 7. Por këtë vit, një tjetër legjendë e sportit, Lewis Hamilton, mund t’i thyejë këto rekorde, pasi deri tani ka 85 gara të fituara dhe 6 tituj kampion.

Share198Tweet124


  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Aktorja Pranvera Lumani (Veizi) sot feston larg, përtej oqeanit 60 vjetorin

Aktorja Pranvera Lumani (Veizi) sot feston larg, përtej oqeanit 60 vjetorin

14/05/2025
Në kujtim të një zotërie të rrallë në ditën e lindjes së tij, aktorit të madh “Artist i Popullit” Nikolin Xhoja

Në kujtim të një zotërie të rrallë në ditën e lindjes së tij, aktorit të madh “Artist i Popullit” Nikolin Xhoja

14/05/2025
30 vjet pa aktoren e paharruar Marta Burda! Nderim dhe respekt për figurën e saj!

30 vjet pa aktoren e paharruar Marta Burda! Nderim dhe respekt për figurën e saj!

14/05/2025
Shqipet

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In