• Kontakt
Friday, January 2, 2026
  • Login
Shqipet
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Shqipet
No Result
View All Result
Home Aktualitet

A po kthehet Bamir Topi në PD? Ish- presidenti shpjegon “hapjen” e Lulzim Bashës dhe sulmon Ramën

23/07/2020
in Aktualitet, Debat
A A
A po kthehet Bamir Topi në PD? Ish- presidenti shpjegon “hapjen” e Lulzim Bashës dhe sulmon Ramën

Presidenti Bamir Topi dhe Kryeministri Sali Berisha, gjate nje pritje ne Pallatin e Brigadave, me rastin e 28 Nentorit Dites se Pavaresise.

1.4k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Në studion e emisionit “Top Talk” drejtuar nga gazetari Denis Dyrnjaja ishte i ftuar, ish-presidenti Bamir Topi.

I pyetur nga gazetari Dyrnjaja për rikthimin në Partinë Demokratike, Topi ju përgjigj se deri më tani nuk ka pasur asgjë konkrete.

Denis Dyrnjaja: Lulzim Basha mendohet që është rivali i Ramës për kryeministër. Flitet për një hapje të Partisë Demokratike, ju kanë telefonuar, ju kanë thënë gjë që neve jemi të interesuar për t’iu kthyer si individ dhe figurë të rëndësishme e Partisë Demokratike. Keni pasur kontakte?

Bamir Topi: Jo, specifikisht telefonat jo, por ambienti natyrisht është sensibël. Si po pyesni ju pyesin edhe të tjerët.

Denis Dyrnjaja: Pra a po hapet Partia Demokratike realisht, është pyetja më ndryshe ndoshta që duhej bërë.

Bamir Topi: Nuk mund ta them sepse nuk jam afër. Por që në këndvështrimin tim, hapja do të hamendësonte vërtetë një transparencë absolute në nevojën për rotacion politik.

Të mendosh që është dikush që frenon rotacionin dhe duke dalë gjithmonë shpëtimtar i situatës, unë mendoj që është nevojë e një reflektimi dhe reagimi masiv.

Këtë i dashur Denis, qoftë edhe si intelektual, si qytetar, si politikan, si ish- kryetar shteti, absolutisht nuk mund ta pranoj.

Zëri im do të vijë duke u forcuar dhe jo në interes për asgjë. Në interes të nevojës që ky vend të ketë një demokraci të pranueshme dhe të ketë institucione.

Gjatë fjalës së tij ish-presidenti nuk i kurseu akuzat ndaj kryeministrit Edi Rama.

Ai tha se kryeministri e ka lënë vendin pa institucion, duke shtuar se çdo ditë në vend po instalohet termi i dhunës. Ndër të tjera ai tha se qytetarët e thjeshtë nuk ndihen të lirë të flasin, intelektualët gjithashtu po merren nëpërkëmbë…

“Ky njeriu këtu (drejton gishtin tregues në drejtim të portretit të kryeministrit Edi Rama) në mënyrë absolute e ka lënë Shqipërinë pa institucione.

Të lësh Shqipërinë pa institucione dhe të kesh kurajën të mbash ligjërata bombastike në parlament kjo është një tallje një fyerje për shqiptarët. Ata shqiptar që kanë preferuar që ta zgjedhin le ta mbajnë, Shqipëria nuk është e vetëm një pale.

Shqipëria është edhe e atyre që s’kanë parti politike. Shqipëria është edhe e intelektualëve që janë marrë nëpërkëmbë, që janë lënë atje në nivelin më të ulët të shoqërisë, sepse diçka tjetër flet sot.

Në një shtet që po instalohet çdo ditë jo me termin që kanë evropianët sot dhe bota e përparuar me elegancën, por me termin e dhunës, unë patjetër më vjen keq që shqiptarët ikin, por unë e justifikoj se përse ikin.

Ikin se së pari nuk ndihen mirë, nuk janë të lirë. Të diskutosh në vitin 2020 që ti nuk je i lirë dhe përfytyroni kush e ndien më shumë, e ndjejnë intelektualët. I ke parë që janë strukur.

Një vend që nuk i trajton intelektualët në mënyrë normale mos prit që kanë të ardhme. Të gjitha deklarimet që bëhen sot në parlament të krijojnë një kauze, unë besoj që ai që frenon rotacionin politik do të jetë patjetër shkaktar i mjaft problemeve, qoftë të karakterit politik, qoftë ato që prekin rendin kushtetues. Ky është rendi kudo në botë”, tha Topi.

Share199Tweet124


  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Në kujtim të aktorit Mina Koxhaku në 76 vjetorin lindjes

Në kujtim të aktorit Mina Koxhaku në 76 vjetorin lindjes

01/01/2026
Sot dita e lindjes së një prej kolosëve të skenës dhe ekranit shqiptar Artistit të Popullit Demir Hyskja

Sot dita e lindjes së një prej kolosëve të skenës dhe ekranit shqiptar Artistit të Popullit Demir Hyskja

01/01/2026
Lamtumira e personaliteteve të artit, medias dhe politikës! 2025 viti i shuarjes së figurave të njohura shqiptare

Lamtumira e personaliteteve të artit, medias dhe politikës! 2025 viti i shuarjes së figurave të njohura shqiptare

01/01/2026
Shqipet

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In