• Kontakt
Friday, August 15, 2025
  • Login
Shqipet
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Shqipet
No Result
View All Result
Home Blog

A mundet Ilir Meta që të kondicionojë emërimin e kryeministrit pas zgjedhjeve?

08/02/2021
in Blog
A A
A mundet Ilir Meta që të kondicionojë emërimin e kryeministrit pas zgjedhjeve?

Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruci, Kryetari i Bashkise se Vlores, Dritan Leli, Kryeministri Edi Rama, Presidenti Ilir Meta, Deputetet, Damian Gjiknuri, Halit Valteri, Myslim Murrizi, gjate ceremonise se perkujtimit te 100 vjetorit te Luftes se Vlores, ne Sheshin e Flamurit. Lufta e Vlores e njohur ndryshe si lufta e 20-tes ishte nje seri betejash mes forcave italiane dhe patrioteve shqiptare per zoterimin e qytetit te Vlores, qe perfundoi me largimin e pushtuesve italiane./r/n/r/nSpeaker of the Assembly, Gramoz Ruci, Vlora Mayor, Dritan Leli, Prime Minister Edi Rama, President Ilir Meta, MPs Damian Gjiknuri, Halit Valteri, Myslim Murrizi, during the commemoration ceremony of the 100th anniversary of the Vlora War, in the Flag Square. Vlora war otherwise known as the war of the 20th was a series of battles between Italian forces and Albanian patriots for the conquest of the city of Vlora, which ended with the departure of the Italian invaders.

1.5k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Nga Ylli Pata

Disa media kanë komentuar një deklaratë të kreut të LSI-së Monika Kryemadhi, në emisionin Open në Top Channel, para pak ditësh.

Sipas këtyre komenteve, Kryemadhi ka hapur mundësinë se nëse PS-ja do të ketë më pak se 71 kandidatë dhe PD e LSI së bashku më shumë, presidenti Ilir Meta mund t’ia japë mandatin Lulzim Bashës.

Ky aspekt është një formalizëm kushtetues, që natyrisht është shumë i rëndësishëm por nuk se është thelbësor. Pasi gjithçka lidhet me numrat në Kuvend.

Nëse një parti do ka numrin magjik në Kuvend pra 71, jo thjesht të vetat, por edhe aleatëve që mund të flasë paraprakisht apo edhe rrugës, nuk ka asnjë formalitet që i heq mundësinë që të formojë qeverinë.

Fjala vjen, nëse PS-ja e Edi Ramës nuk do të ketë numrin 71 që i jep mundësi të formojë një qeveri e vetme, natyrisht që në makro quhet një humbje e Edi Ramës në zgjedhje.

Por kjo nuk mund të çojë automatikisht në një qeveri të Bashës me Kryemadhin së bashku, nëse nuk bëjnë dot 71 vota apo nuk mbledhin aleatë, sikur nga partitë e vogla si Topalli, Patozi, Murrizi apo Hajdari të dalin deputetë.

Në vitin 2009, kur pati për herë të parë një rezultat të ngushtë në vend, PS kishte 3 deputetë më pak se PD, ndërkohë që koalicioni i Berishës kishte 70 deputetë gjithsej, kështu që gjithsesi do të mandatohej për kryeministër nga Topi.

Plus që i ndjeri, Dritan Prifti deklaroi që të dielën në darkë ditën e votimit që mandati i tij i shkon Sali Berishës. Që ishte një skenar i parapërgatitur i një aleance Berisha-Meta për qeverinë e re.

Më shumë se termat protokollare vlejnë numrat, kush ka deputetët në Parlament. Nëse PD e LSI do t’i kenë 71 natyrisht që hyjnë në qeveri, nëse jo i merr PS-ja.

Meta mund të bëjë gjithë çfarë loje të dojë politikisht, por në fund është Kuvendi që do të certifikojë qeverinë e re. Por puna është a do të thërrasë Meta një Kuvend të ri për tu mbledhur nëse do të fitojë Edi Rama. Pikërisht kjo është pikëpyetja, krahasuar me ç’dekretimin e 2019-s….

Share204Tweet128


  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Shumë urime aktori i jashtëzakonshëm, Dustin Hoffman, 8 gusht 1937!

Shumë urime aktori i jashtëzakonshëm, Dustin Hoffman, 8 gusht 1937!

08/08/2025
Kujtojmë sot 79 vjetorin e lindjes të aktorit Met Bega

Kujtojmë sot 79 vjetorin e lindjes të aktorit Met Bega

07/08/2025
Vendi i tij na mohoi dëgjimin e zërit që skenat e huaja e lakmonin…i pavdekshëm Lukë Kaçaj

Vendi i tij na mohoi dëgjimin e zërit që skenat e huaja e lakmonin…i pavdekshëm Lukë Kaçaj

07/08/2025
Shqipet

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In