• Kontakt
Tuesday, January 27, 2026
  • Login
Shqipet
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Shqipet
No Result
View All Result
Home Aktualitet

A ishte Rama në rolin e ndërmjetësuesit mes Greqisë dhe Turqisë me dy takimet e kryeministrit me Erdogan dhe Mitsotakis?!

18/09/2020
in Aktualitet, Debat
A A
A ishte Rama në rolin e ndërmjetësuesit mes Greqisë dhe Turqisë me dy takimet e kryeministrit me Erdogan dhe  Mitsotakis?!
1.4k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Analisti Mentor Nazarko ka komentuar vizitën e kryeministrit Edi Rama në Greqi si dhe deklaratat e këtij të fundit për çështjen e detit, ndërsa e cilësoi atë ndërmjetësues mes shtetit helen dhe Turqisë.

Në një lidhje skype për ‘News24’, Nazarko pohoi se kryeministri Rama i referohet një pale të tretë për zgjidhjen e kësaj çështje, që sipas analistit ka shumë gjasa të jenë Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ai tha se kjo zgjidhje për çështjen e detit Greqi-Shqipëri do të shërbejë edhe për problemin me Turqinë.

“ E para qëndrimi i Ramës në Athinë ishte në kuadër të një takimi periodik të ‘Ekonomistit’ që bëhet në shtator. Ai ishte menjëherë pas disa ditëve të pushimit diplomatik të tij në vilën e presidentit turk, në Marmaris.

Kush është laik në këtë çështje e kupton se zoti Rama nuk ka zgjedhur rastësisht që të ketë këtë radhë të ngjarjeve të aktivitetit të tij. Tema e marrëdhënieve shqiptaro-greke është diskutuar në Turqi, ashtu si tema e marrëdhënieve shqiptaro-turke është diskutuar në Greqi. Dua të supozoj-edhe si dëshirë, por dhe mbështetur në disa shenja- se zoti Rama mund të ketë luajtur një rol ndërmjetësuesi, a lehtësuesi, apo korrieri mes grekëve dhe turqve.

Është një rol që Rama besohet se e ka luajtur sipas burimeve të mirinformuara edhe në raste të tjera. Ai ka luajtur rolin e lehtësuesit për një pastor amerikan që u dënua nga një gjykatë turke me 6 vite burg dhe që më pas u lirua me një falje të presidentit, veprim i diskutuar midis Presidentëve Erdogan dhe Trump. Rama të paktën ka bërë ambasadorin e qëllimeve të mira mes SHBA dhe Turqisë në kohën kur marrëdhëniet mes presidentëve ishin të akullta.

Fuqitë e mëdha në konflikt a përplasje, jo rrallë zgjedhin që të komunikojnë përmes një përfaqësuesi të besuar mes tyre. Ndaj dua të supozoj se dhe në këtë rast Rama ka diskutuar, ka marrë inpute, prej Erdogan e Mitsotakis, për këtë darkë, që ai përtej stilit të tij të figurshëm jo politik, e quajti “darkë të bukur”, ndërsa takimin me Erdogan e quajti; “takim me një mik të çmuar”.

Janë këto shenjat ku mbështetet pandehma ime: a) E kaluara e Ramës si një lloj ambasadori i qëllimeve të mira; b) Radha e takimeve të tij; c) Ulja e intensitetit retorik në polemikat Turqi-Greqi; d) Impakti që zgjidhjet e dy kontesteve kanë tek njera tjetra dhe që po shkojnë eventualisht tek një modalitet i njëjtë zgjidhjeje. Po shkohet tek e njëjta zgjidhje, me një palë të tretë.

Në lidhje me palën e tretë në fakt-Rama ka qenë ambig, nuk ka qenë i prerë. Është përdorur termi Gjykatë Ndërkombëtare (Haga ose diku tjetër), madje për një palë të tretë. Rama zgjodhi të fliste me shqiptarët e Greqisë në Athinë, degët e PS-atje.. Po shoh një ulje të intensitetit të polemikave publike mes Greqisë dhe Turqisë. Është pandehmë kjo e imja, nuk kam informacione të brendshme.” , tha analisti.

Share200Tweet125


  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Në kujtim të aktorit brilant Agim Qirjaqi në ditën e lindjes 75 vite më parë

Në kujtim të aktorit brilant Agim Qirjaqi në ditën e lindjes 75 vite më parë

27/01/2026
Ka lindur si sot “nëna” e gjithë fëmijëve të ekranit, artistja që na zbukuroi fëmijërinë, e paharruara Xhanfize Keko

Ka lindur si sot “nëna” e gjithë fëmijëve të ekranit, artistja që na zbukuroi fëmijërinë, e paharruara Xhanfize Keko

27/01/2026
Në kujtim të aktorit të humorit tiranas Vegim Xhanit në 9 vjetorin e ndarjes nga jeta

Në kujtim të aktorit të humorit tiranas Vegim Xhanit në 9 vjetorin e ndarjes nga jeta

27/01/2026
Shqipet

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In