• Kontakt
Thursday, January 15, 2026
  • Login
Shqipet
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Shqipet
No Result
View All Result
Home Aktualitet

A është pjesë e sektit Dëshmitarët e Jehovait “etaloni” parlamentit Shqiptarë Nard Ndoka?! Mbrojtës qesharake dhe me pasion

05/07/2020
in Aktualitet, Debat
A A
A është pjesë e sektit Dëshmitarët e Jehovait “etaloni” parlamentit Shqiptarë Nard Ndoka?! Mbrojtës qesharake dhe me pasion
1.4k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Kreu dhe anëtari vetem i Partisë Demokristiane Nard Ndoka që askush nuk e kupton se kë përfaqëson dhe përse ka kaq vite që uzurpon karrigen e një deputeti të vërtetë, kur vetë nuk përfaqëson askënd, ka reaguar lidhur me ngjarjen e rëndë që tronditi kryeqytetin pak ditë më parë ku nënë e bijë u vetëflijuan për t’u ringjallur.

Ndoka thotë se qeveria e kryeministrit Edi Rama ka lënë në varfëri familjet në nevojë , ndërsa Dëshmitarët e Jehovait qëndrojnë pranë tyre vullnetarisht.

Postimi i plotë:

“Dëshmitarët e Ramës”, përgjegjësi ligjore për dramat e familjeve në nevojë.

Dëshmitarët e Jehovait, një komunitet që qëndron pranë familjeve në nevojë, që predikojnë çdo ditë atë që ata vetë besojnë.

“Dëshmitarët e Ramës” përfaqësojnë Institucionet e shtetit, të cilët e kanë për detyrë ligjore dhe kushtetuese të hartojnë politika mbështetëse dhe t’i zbatojnë ato për familjet në nevojë, në komunitet e kudo.

Në realitet, Institucionet përgjegjëse i kanë braktisur ato në varfërinë e tyre, në krizën e jetës së tyre të përditshme, që po rëndohet dita-ditës gjithmonë e më tepër.

Dëshmitarët e Jehovait jo vetëm që nuk paguhen nga bashkësia, por ato paguajnë një përqindje mujore nga paga e tyre për të mbajtur Kishën me gjithë infrastrukturën e saj.

Ofrojnë shërbim dhe predikim derë më derë të Biblës, çdo ditë, nga dy orë dhe këtë e bëjnë gjithë jetën vullnetarisht.

Ndërsa, “Dëshmitarët e pushtetit të Ramës” paguhen nga taksat tona dhe një pjesë e këtij buxheti, që është planifikuar për familjet në nevojë, përfundon në xhepat e tyre në mënyrë korruptive, me projekte dhe forma nga më të ndryshmet.

Mungojnë politikat sociale e përkujdesja ndaj grupeve vunerabël të shoqërisë. Është inaktive dhe e largët prezenca e Bashkive dhe Ministrive përkatëse, pra “Dëshmitarët e pushtetit të Ramës”, jo vetëm që sillen si padrino, por përpiqen që fajin ta hedhin tek të tjerët kur përballen me ngjarje të rënda dhe vëmendja përqëndrohet diku tjetër, jo tek fajtorët dhe përgjegjësit e vetëm ligjor që janë zyrtarët e shtetit.

Çfarë bëjnë punonjësit social, në Bashki dhe Ministri, punonjësit e policisë, shërbimet shtetërore? Këto që kanë çdo informacion për bindjet politike të çdo familjeje dhe individi në komunitet, por problemet e tyre sociale e ekonomike, këto nuk i kanë në axhendën e tyre.

Kur një anëtar i komunitetit humb jetën dhe për një vit nuk ka asnjë informacion, nga punëtori i policisë në komunitet, nga punonjësit social në Rajon, nga Komisariati i Policisë, nga shërbimet inteligjente, që duhet të kontrollojnë veprimtarinë e të gjithë dëshmitarëve, të Jehovait e të Ramës.

Por rëndom, “Dëshmitarët e pushtetit të Ramës”, organizojnë vetëm “shoë” mediatik kur dorëzojnë në mënyrë vulgare dy qese me ndihma dhe promovojnë pushtetin e gënjeshtërt të Ramës.

Ndërsa Dëshmitarët e Jehovait, predikojnë dashurinë për jetën dhe Zotin

Besimet e ndryshme fetare nuk mund të zëvendësojnë kurrë rolin dhe përgjegjësitë e shtetit dhe detyrimin kushtetues.

Besimet fetare janë të fokusuara kryesisht tek boshllëku shpirtëror, që krijohet nga traumat e jetës, nga stresi, nga braktisja, indiferenca, urrejtja, etj.

Përkujdesja shoqërore, ekonomike dhe cilësia jetësore është detyrim dhe përgjegjësi e shtetit tonë, që për fat të keq nuk funksion dhe nuk ekziston për familjet dhe personat në nevojë.

Ndaj o miq, “Dëshmitarët e pushtetit të Ramës” janë fajtor dhe përgjegjës për varfërinë në rritje, për dramat familjare, për numrin në rritje të vetëvrasjeve dhe çdo fenomen tjetër, deri tek rritja e numrit të endacakëve dhe lypsave në rrugë.

“Dëshmitarët e Ramës”, i ka vërbuar luksi i pushtetit, ndërsa Dëshmitarët e Jehovait, i ka ndriçuar dashuria për jetën e Zotin.

KY lypsar pushtetesh u qan halli qytetarve që po vuajnë n
ë një kohë që turprisht ka arritur të bëhet deri ministër arsimi pashkolluar dhe I’m ka kaluar çdo politikani me ngjitjen e bythës në karrigen e pushteteve plot 25 vjet.

Share200Tweet125


  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

U mbushën 11 vjet që është ndarë nga jeta aktori gjirokastrit  mjeshtri  Aristotel Stefani.

U mbushën 11 vjet që është ndarë nga jeta aktori gjirokastrit mjeshtri Aristotel Stefani.

14/01/2026
12 vite nga ndarja e “Shqiponjës” së skenës shqiptare “Nderi i Kombit” Rexhep Çeliku

12 vite nga ndarja e “Shqiponjës” së skenës shqiptare “Nderi i Kombit” Rexhep Çeliku

14/01/2026
Shkodrani Gjon Karma, aktori i madh i roleve të vogla, krijuesi i arkivit të Teatrit Kombëtar…sot ka ditëlindjen

Në kujtim të Gjon Karmës, aktorit të madh shkodran i pa arritshëm si mjeshtër në rolet e karaktereve

14/01/2026
Shqipet

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In