• Kontakt
Sunday, September 21, 2025
  • Login
Shqipet
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Shqipet
No Result
View All Result
Home Bota

A do të ketë më shumë drejtësi pas rastit të George Floyd?

17/05/2021
in Bota
A A
A do të ketë më shumë drejtësi pas rastit të George Floyd?
1.4k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Të nxitur nga vendimi në çështjen e vrasjes së George Floydit, të afërmit e viktimave të tjera të dyshuara të brutalitetit të policisë në Shtetet e Bashkuara, duan që çështjet e tyre të rihapen. Por nuk është aq e qartë nëse kërkesa a tyre për drejtësi mund të marrë përgjigje. Ju njoftojmë që ky material përmban fjalor dhe video që disa mund t’i konsiderojnë shqetësuese.

Leonard Shand u vra me armë zjarri nga policia në 26 shtator 2019, vetëm disa hapa larg vendit ku janë motra dhe vëllai i tij, Tracy dhe Paul. Avokati i familjes i tregoi Zërit të Amerikës video që kishte siguruar nga autoritetet.

Ajo tregon një incident prej 40 minutash me 10 oficerë nga tre departamente të Qarkut Prince George, Marilend. Ata kërkuan që Shand të dorëzonte dy thika. Familja thotë se policia përdori forcë të tepruar dhe e acaroi gjendjen që përfundimisht çoi në vdekjen e tij me armë zjarri.

“E vranë para se ekipi i ndërhyrjes të mbërrinte. Ai nuk u besonte policëve kështu që kjo do të kishte sjellë një ndryshim absolut. Dhe mos harroni që ai nuk ishte në asnjë moment armiqësor, ai u acarua kur u përpoqën ta godisnin me makinë, kur u përpoqën ta shkelmonin “, thotë Tracy.

Në Shtetet e Bashkuara, sistemi i drejtësisë i trajton rastet e pretenduara të brutalitetit të policisë – si çështje penale ose civile, ndonjëherë si të dyja. Për shkak se është policia ajo që heton krimet, ka automatikisht një konflikt interesi.

“Familja e viktimës mund të ngrejë padi civile kundër një oficeri për çdo lloj viktimizimi që pëson një individ dhe anëtarët e familjes së tij. Akuzat penale duhet të ngrihen nga qeveria. Polemika është se prokurorët mbështeten tek policia për t’i siguruar ato prova “, thotë Prof. Janice Iwama, e Fakultetit të Drejtësisë në Universitetin Amerikan.

Është edhe çështja e transparencës. Në Merilend shtete të tjera, një juri e madhe e përbërë nga qytetarë të zakonshëm, analizon provat nga policia dhe prokurorët për të vendosur nëse policët duhen akuzuar.

“Problemi është se juria është sekrete. Ajo diskuton pas dyerve të mbyllura me një prokuror, asnjë avokat tjetër për viktimën. Ne as nuk dimë se çfarë akuzash u sugjeruan”, thotë Darragh Inman, Avokat i Familjes Shand.

Juria e madhe votoi për të mos akuzuar oficerët e përfshirë në rastin Shand. Prokurorja e quajti procesin të plotë dhe transparent dhe tha se nuk është e hapur për ta rishikuar atë.

“Eksperti për përdorimin e forcës analizoi çdo këndvshtrim, shqyrtoi çdo video, çdo deklaratë të dëshmitarëve dhe zbatoi ligjin”, thotë prokurorja Aisha Braveboy.

Sindikata e Policëve ka kundërshtuar përpjekjet për të rihapur çështjet në të gjithë vendin, përfshirë atë të zotit Shand.

“Unë shqetësohem se kjo do të sillte rihapjen dhe mbajten hapur të çështjeve për një kohë të pacaktuar derisa të merrej përgjigjia që njerëzit duan të marrin dhe sistemi ynë i drejtësisë nuk funksionon kështu”, thotë Will Milam i Sindikatës.

Ka pasur presion politik për disa raste shumë publike, si vdekja e Michael Brown-it në Ferguson në vitin 2014,

12-vjeçarit Tamir Rice në Cleveland dhe vdekja e vitit 2015 e Freddie Grey-t nga dëmtimet e shtyllës kurrizore pas arrestimit të tij në Baltimore.

“Edhe kur një oficer nuk akuzohet nga juria e madhe, kjo nuk do të thotë që njerëzit nuk e kuptojnë se ajo që ndodhi nuk ishte e rëndë. Dhe shpesh ndryshimi ndodh në gjykatën civile”, thotë Rashawn Ray, Profesor Sociologjie në Universitetin e Merilendit.

Zgjidhja e çështjeve civile paguhet nga shtetet, qytetet dhe qarqet me sigurime dhe / ose para të taksapaguesve. I ashtuquajturi “imunitet i selektiv” mbron oficerë të veçantë nga përgjegjësia financiare personale për veprimet në detyrë.

“Është diçka shumë e diskutueshme, është një çështje që jo vetëm po trajtohet në nivelin shtetëror dhe lokal, por edhe në shkallë vendi”, thotë prokurorja Braveboy.

Legjislacioni që shfuqizon “imunitetin selektiv” u miratua nga Dhoma e Përfaqësuesve në Mars. Zonja Braveboy tha se qarku i saj po përmirëson trajnimin e policisë dhe po forcon njësitë e shëndetit mendor. Ajo gjithashtu mirëpriti paketën e reformës policore që miratoi Merilendi kohët e fundit.

Motra dhe vëllai i Leonard Shandit e dinë se ka pak shanse të fillojë një hetim i ri penal dhe shpresojnë të gjejnë drejtësi përmes një procesi gjyqësor civil.

Por ata e dinë që ato nuk mund të jenë kurrë mjaft. Edhe një shpërblim financiar nuk do ta rikthente Leonardin.

“Është një jetë njeriu, kështuqë çfarë mund ta kompensojë atë? Ndiej dhimbje në zemër sepse e di se çfarë donte të bënte dhe çfarë po bënte me jetën e tij. Dhe jeta iu pre në mes dhe kjo është një gjë e tmerrshme, e tmerrshme.” (VOA)

Share198Tweet124


  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Një rrëfimi i pabotuar i “imperatorit” të kinemaografisë shqiptare Kadri Roshit sot në 101 vjetorin e ditës së lindjes

Nostalgji për mikun e rrallë! Luftar Paja: Sa na mungon, o i madhi Kadri…

19/09/2025
31 vjet që është ndarë nga jeta  “Artistit i Merituar” Shpëtim Shmili…një meteor mbresëlënës në kinemanë dhe teatrin shqiptar

31 vjet që është ndarë nga jeta “Artistit i Merituar” Shpëtim Shmili…një meteor mbresëlënës në kinemanë dhe teatrin shqiptar

19/09/2025
Përveç famës, Redford la pas edhe miliona! Detaje nga pasuria e tij

Përveç famës, Redford la pas edhe miliona! Detaje nga pasuria e tij

17/09/2025
Shqipet

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In