• Kontakt
Tuesday, June 17, 2025
  • Login
Shqipet
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Shqipet
No Result
View All Result
Home Bota

A do e hapë Macron rrugën për zgjerimin e Bashkimit Europian? DW nxjerr prapaskenat dhe ka një paralajmërim: Ja konflikti kryesor i pazgjidhur!

10/02/2020
in Bota
A A
A do e hapë Macron rrugën për zgjerimin e Bashkimit Europian? DW nxjerr prapaskenat dhe ka një paralajmërim: Ja konflikti kryesor i pazgjidhur!
1.5k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Propozimet e fundit të KE për reformimin e procesit të anëtarësimit me vendet e Ballkanit – politikë për të zbutur presidentin francez, Macron, problemet kryesore mbeten, shkruan Bodo Weber për ciklin e DW, Europa ime.

Më 5. Shkurt Komisioni i ri Europian paraqiti propozimet për reformimin e politikës së zgjerimit të BE, më saktë metodologjinë e negociatave të anëtarësimit për vendet e Ballkanit Perëndimor. “Reforma” u bë e nevojshme, për shkak të bllokimit të plotë të hapjes së negociatave të anëtarësimit me Shqipërinë e Maqedoninë e Veriut, nga presidenti, Emmanuel Macron në samitin e Brukselit në tetor të vitit të shkuar. Nëse u beson përfaqësuesve të qeverisë franceze, mund të flitet me një optimizëm të matur, që Parisi në pranverë do ta hapë rrugën për vendet e Ballkanit Perëndimor.

Ofensivë komunikimi

Dokumenti përmban shumë elementë pozitivë që ndikojnë në rigjallërimin e procesit të zgjerimit. Propozimi i Komisionit përmban konfirmimin dhe mbështetjen më të fortë e të arsyetuar politike për zgjerimin në Ballkan prej shumë vitesh. Aty pranohet disa herë që BE me politikën e zgjerimit ka një mjet të rëndësishëm për forcimin e demokracisë në dorë. Po ashtu aty theksohet kushtëzimi i reformave si mjet qendror i kësaj politike. Për herë të parë përmendet mundësia e sanksionimit në rast të kthimit mbrapa në rrugën e reformave.

Komisioni Europian propozon futjen e të ashtuquajturave “vendime të anassjellta të shumicës së cilësuar” për sanksionet. Që do të thotë, se nevojitet një shumicë e vendeve anëtare për të penguar sanksionet, diçka e re deri më tani për një politikë zgjerimi të bazuar në unitet. Në fund, KE sinjalizon një komunikim të drejtpërdrejtë të BE me qytetaret dhe qytetarët e vendeve të Ballkanit Perëndimor, mbështësit e vërtetë të integrimit europian. Nga ana tjetër i vë para detyrimit qeveritarët të komunikojnë qëllimin strategjik të anëtarësimit të BE tek qytetarët e tyre. Ky komunikim kthehet në kusht të zgjerimit.

Por duhet paralajmëruar nga kaq shumë eufori për propozimet e zgjerimit dhe efektin afatgjatë të tyre. Sepse ky dokument në fund të fundit është një reagim i detyruar për një problem jo ekzistues dhe të kapur madje jo nga ana e duhur: Bllokada e plotë e Macronit për zgjerimin ishte një akt i papërgjeshmërisë politike europiane. E papërgjegjshme ishte edhe koha e zgjedhur për kërkesën për reformim të politikës së zgjerimit, dy herë pas shtyrjes nga ana e Macron të vendimit për Shqipërinë e Maqedoninë e Veriut. Kërkesa bazë ishte – më parë reformë e brendshme e BE e pastaj vazhdim i zgjerimit. E papërgjegjshme ishte edhe kritika e gabuar e Macronit për politikën e deritanishme të zgjerimit, pasojë e injorancës tradicionale franceze në politikën e zgjerimit të Ballkanit Perëndimor, nga e cila Parisi për më shumë se një dekadë ishte tërhequr politikisht.

Një injorancë, që kishtë në bazë edhe mbështetjen e rrezikshme të Macronit për këmbimin e territoreve në negociatat e Brukselit mes Serbisë e Kosovës në vitete 2018/2019. Në një dokument të administratës franceze të përgatitur me nxitim në nëntor, ajo përpiqej të mbushte me përmbajtje politike për ndërhyrjen e njëanshme të Macronit në politikën e zgjerimit, jo me shumë sukses.

Më shumë demokraci se reformë ekonomike
Propozimi i Komisionit tani është përpjekja e qartë për të kthyer mbrapsht pjesërisht elementët problematikë të “non-papers” -dokumentit francez, pjesërisht për t’i dobësuar më shumë. Kështu KE kërkon të shmangë dëmin që i është shkaktuar BE-së në Ballkan duke ruajtur njëkohësisht edhe fytyrën e Macron. Pikërëndesa e reformave ekonomike në propozimin e Parisit u zëvendësua me fokusimin tek demokracia, një nocion që për fat të keq mungonte plotësisht në dokumentin francez. Përmbledhja e propozuar e kapitujve të anëtarësimit nuk do duhet të bazohet më në hapjen me faza të kapitujve. Kjo do të nënkuptonte edhe një ristrukturim të thellë të procesit të anëtarësimit. Futja e impulseve shtesë ekonomike u dobësua ndjeshëm. Më shumë para për qeveritë e Ballkanit Perëndimor dihet se është një mjet pa efekt. Në këto vende ekonomia është gjerësisht nën kontrollin e elitave partiako-shtetërore. Aty dominojnë interesat afatshkurtra të korruptuara të pushtetit përmbi nevojat e ekonomisë popullore. E në fund – as dokumenti francez dhe as propozimi i Komisionit Europian nuk ngrihen mbi analizën e shkaqeve të paefektshmërisë së ndjeshme të politikës së deritanishme të zgjerimit.

Do të hapë Macron rrugën?
Dokumenti i Komisionit Europian nuk prek problemin bazë të politikës së zgjerimit të BE në Ballkanin Perëndimor. E ai nuk qëndron tek metodika ekzistuese e procesit të anëtarësimit, apo instrumentave të tij. Prandaj zgjidhja nuk mund të gjendet tek ndryshimi i metodave. Problemi qëndron në mungesën e vullnetit politik të BE, të institucioneve të Brukselit e shteteve anëtare, që t’i venë në veprim me vendosmëri instrumentat e tyre. Macron, megjithë padijen për zgjerimin, e ka prekur këtë problem politik, por nuk i hyri për ta zgjidhur. Dokumenti i ri dhe impulsi i ri i BE do ta bëjnë ndoshta të mundur, që Macron të heqë dorë nga bllokimi i hapjes së negociatave me Shqipërinë e Maqedoninë e Veriut. Por pyetja kryesore është, nëse ky dokument i Komisionit Europian vërtet do të jetë një kthesë në politikën e zgjerimit. Pas kësaj mbetet i pazgjidhur një konflikt tjetër, më themelor- ai mes Gjermanisë dhe Francës për të ardhmen e BE. Pa përgjigje mbeten pyetje të tjera të rëndësishme: çfarë BE-je duam ne, një union politik apo një bashkësi ekonomike? Dhe tjetra – ku mbaron Europa (BE)? / DW

Bodo Weber është studiues (Senior Associate) në Këshillin e Politikës së Demokratizimit në Berlin, “Democratization Policy Council” (DPC).

Share208Tweet130


  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Gëzuar edhe 100 në 65 vjetorin Drane Xhai

Gëzuar edhe 100 në 65 vjetorin Drane Xhai

16/06/2025
Legjenda nuk vdes kurrë! 15 vjet pa  Bekim Fehmiun

Legjenda nuk vdes kurrë! 15 vjet pa Bekim Fehmiun

15/06/2025
Kastriot Çaushi në 71 vjetorin e tij

Kastriot Çaushi në 71 vjetorin e tij

15/06/2025
Shqipet

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In