• Kontakt
Tuesday, January 20, 2026
  • Login
Shqipet
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Shqipet
No Result
View All Result
Home Blog

Ngazëllimi popullor për plazhin si në kohën e Enverit

16/05/2020
in Blog
A A
Ngazëllimi popullor për plazhin si në kohën e Enverit
1.4k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Unë e kam ende në kujtesë, dhe nuk do ta harroj kurrë, derisa të më zërë skleroza, një skenë tek plazhi i Gjirit të Lalësit. “Pronari” i plazhit ngriti me shkelma një burrë me fëmijën e tij, që u ulën në rërë me çadrën e tyre, sepse ai ishte plazh privat.

Si pasojë e lejeve abuzive të dhëna nga bashkitë, në kundërshtim me VKM-ra e ligje për respektimin e hapësirave publike e private, në plazhet e vendit nuk ekziston më koncepti “publik”. Kjo histori bëhet refren i denoncimit të medias dhe qytetarëve çdo sezon veror. Por askush nuk ka dëgjuar, madje çdo vit jepen leje të reja për kioska dhe hapësira me qera(aty ku ka mbetur ende ndonjë zgiq). Sepse çdo kryetar i ri qeras me të tilla leje kontribuesit e tij politik e financiarë.

Një deklaratë e kryeministrit Rama, për të mos rinovuar asnjë leje për vendosje shezllonesh në rërë, përveç hoteleve, shkaktoi një ngazëllim të madh popullor. “Plazhin do tia kthejmë popullit. Të shkojmë në plazh si qëmoti, me çadra tona”0 tha Rama. Mllefi i shumë njerëzve, edhe i imi, ndaj atij “pronarit”, bëri që qytetarët në rrjetet sociale të duatrokasin çlirimin e plazheve më në fund.

Por, me gjithë urrejtjen për atë “pronarin”, unë kur të shkoj në plazh një fundjavë, dua të shtrihen në shezllon. Kur të mos kem para, dua të shtroj peshqirin e të shtrihem në rënë. Përse u dashka që në plazhet tona të ketë, ose vetëm shezllone, ose vetëm rërë? Përse të mos ketë hapësira të alternuara, publik- privat? Kush ka nge dhe dëshirë shtrihet në shezllong, kush nuk ka, shtrihet në rërë. Jemi një vend me bregdet thuajse të gjithë të shfrytëzueshëm dhe mund të krijojmë alternativa.

Por, në pamundësi për të zbatuar ligjet e vendimet që miratojmë, ne shkojmë tek moratoriumet. Dikur, nuk ndalonim dot skafet e drogës, e ndaluam të gjitha gomonet. Nuk ndaluam dot kontrabandistët e drurit, e ndaluam edhe prerjen e shkurreve. Nuk ndalojmë dot hedhjen e qeseve në natyrë, ndalojmë fare përdorimin e qeseve. Nuk ndalojmë dot babëzinë e pushtetit që jep me qera bregdetin, ndalojmë fare shezllonet tani.
Ju që po gëzoni kaq fort, mendoni se shezllongu nuk është “luks” dhe si i tillë nuk është shfaqe e huaj. Por është alternativë.

Jo Z.kryeministër, unë nuk dua që të shkoj në plazh si në kohën “tonë”, kur pasi zgjoheshin në pikë të mëngjesit të kapnim trenin e parë, kur rrinim 10 vetë në një çadër, e pasi digjeshim e përcëllohesim, lyheshim me kos të thartuar.

Në vend të këtyre revolucioneve populiste, qeveria të zbatojë kriteret dhe të krijojë hapësira edhe publike edhe private.
Rërë kemi, edhe det kemi.
Unë zgjedh vetë ku të shkoj, sipas qejit dhe mundësisë!/Fb/ Mentor Kikia

Share204Tweet127


  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Dita e lindjes së aktorit legjendë Roland Trebicka na kujton se sa i mungon skenës dhe ekranit mjeshtria e tij

Dita e lindjes së aktorit legjendë Roland Trebicka na kujton se sa i mungon skenës dhe ekranit mjeshtria e tij

17/01/2026
Sot aktori korçar Jani Riza do festonte 85 vjetorin

Sot aktori korçar Jani Riza do festonte 85 vjetorin

17/01/2026
Në kujtim të Xhevdet Ferrit në 6 vjetorin e ndarjes nga jeta

Në kujtim të Xhevdet Ferrit në 6 vjetorin e ndarjes nga jeta

17/01/2026
Shqipet

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In