• Kontakt
Saturday, May 10, 2025
  • Login
Shqipet
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Shqipet
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Pse i zhdukën kujtimet 4-vjeçare?! Kush i’u a prish plani i martesës së Çiljeta Xhilagës me Alban Hoxhën?!

27/01/2020
in Aktualitet
A A
Pse i zhdukën kujtimet 4-vjeçare?! Kush i’u a prish plani i martesës së Çiljeta Xhilagës me Alban Hoxhën?!
2.4k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Çiljeta Xhilaga ka fshirë çdo postim të vjetër nga “Instagram”-i, duke e nisur vitin 2020 single, me një foto provokuese veshur me një fustan seksi. Dalja më e fundit e Çiljetës në publik ishte në eventin e “Oda”, të organizuar pak ditë më parë në Tiranë.

Ajo çfarë ra në sy ishte se këngëtarja kishte fshirë të gjitha postimet në profilin e saj personal në “Instagram” nga katër vite kujtime me futbollistin, duke lënë vetëm foton e mbrëmjes gala.

Si u prish plani i martesës së Çiljeta Xhilagës me Alban

Miqtë pranë çiftit kanë treguar se xhelozia është bërë shkak i mosmarrëveshjeve që i ka çuar në një krizë, e cila ka përfunduar në ndarje. Vitin e kaluar, dalja e saj e parë në një emision televiziv pas një tërheqjeje ishte në emisionin “Soiree”.

Ishte periudha kur mediat publikuan fotot e saj në ambientet e Gjykatës, ku shkoi për të mbështetur Albanin pas arrestimit për drejtim mjeti në gjendje të dehur. Por si qëndron e vërteta e lidhjes së saj me Alban Hoxhën, pas gati 4 vitesh histori të bërë publike edhe në media? Kjo ndarje vjen pas krisjes vitin e kaluar.

Si u prish plani i martesës së Çiljeta Xhilagës me Alban

Shkak për këtë ndarje u bë një video, ku portieri i Partizanit u përfol për ndarje pasi ai u pa duke flirtuar në një klub nate me një vajzë të panjohur. Futbollisti u filmua në një klub krah një femre misterioze, e cila e kafshonte lehtë në faqe dhe bisedonin e qeshnin së bashku.

Pas publikimit të lajmit, Çiljeta mori vendimin drastik për partnerin e saj, duke e hequr nga rrjeti social “Instagram” dhe madje fshiu çdo postim që kishte me të. Ata nuk e ndiqnin më njëri-tjetrin në rrjetet sociale dhe veprimet e tyre kanë lënë të kuptohej se ishin ndarë, edhe pse më vonë ishte Çiljeta që sqaroi situatën, duke treguar se një vajzë e nivelit ZH sipas saj, ishte përpjekur t’i afrohej Albanit në klub, por kjo situatë nuk mund t’i ndante.

Kujtojmë që historia e Çiljetës me Albanin nuk ishte një lidhje e zakonshme, duke qenë se ata kanë bashkëjetuar këto vitet e fundit. I ftuar në puntatën në “Wake Up” me Eno Popin dhe Isli Islamin katër vite më parë, futbollisti i Partizanit, Hoxha, u ngacmua edhe për lidhjen me Xhilagën. Ishte viti 2016 kur çifti jo vetëm që komentonin hapur njëri-tjetrin në fotot që postonin në rrjetet sociale, por Çiljeta prej kohësh i ndiqte nga afër ndeshjet e Partizanit dhe bënte tifo për partnerin.

Por pavarësisht faktit se këngëtarja i bëri nëj deklaratë publike duke e komentuar “Dashuria ime”, kur moderatorët i përmendën Çiljetën, Albani tha: “Më pëlqejnë shumë këngët e Çiljetës”.

I pyetur nga Eno Popi dhe Isli Islami nëse Çiljeta do të ishte apo jo në tribunën e stadiumit “Elbasan Arena” për ta ndjekur në derbin Partizani-Tirana, Hoxha dha një përgjigje që nënkuptonte diçka më shumë, ndërsa u shpreh: “Sigurisht që do të jetë. Ajo ka qenë edhe në ndeshje me më pak vlerë. Në një sfidë si kjo e derbit do të jetë patjetër. Ajo është tifozja ime më e zjarrtë”.

Kujtojmë që Albani asnjëherë nuk ka folur hapur për lidhjen me Çiljetën, për faktin se nuk donte të komentohej për jetën private më shumë sesa për futbollin. Marrëdhënien e tyre u tha se e zyrtarizuan në vjeshtën e 2018-ës, pikërisht në momentin kur të gjithë mendonin se ajo ishte në një lidhje të komplikuar me të dashurin e saj.

Si u prish plani i martesës së Çiljeta Xhilagës me Alban

Si u prish plani i martesës së Çiljeta Xhilagës me Alban

Këngëtarja tregoi për të gjithë unazën me gur të madh që mban në gisht, një dhuratë kjo që u tha se ishte e Albanit. Në “Instastory”, Xhilaga postoi foton e duarve të saj dhe Albanit të kapura bashkë, në momentin e zyrtarizimit të lidhjes së tyre me fejesë. E sigurisht që vëmendjen e tërhoqi unaza shkëlqyese në gishtin e saj, gjë që tregonte se marrëdhëniet mes çiftit ishin bërë realisht serioze, pavarësisht faktit se as njëri dhe as tjetri nuk kishin rrëfyer asgjë publikisht deri në atë moment.

Vitin e kaluar, Çiljeta zbuloi gjatë një interviste planet për martesë, ku nuk hezitoi ta shprehte hapur çfarë ëndërronte të realizonte në të ardhmen. Madje, ajo tregoi se dëshironte shumë një ceremoni martesore buzë detit me njeriun e zemrës.

Si u prish plani i martesës së Çiljeta Xhilagës me Alban

Portieri i Partizanit e prezantoi Çiljetën si të dashurën e tij në festën që organizoi për 30-vjetorin e lindjes, një përvjetor ky që e kaloi mes miqve të mirë.Dy të dashuruarit u kapën mat në një bar pranë zonës së Liqenit Artificial, ku Çiljeta banon prej katër vitesh.

Si u prish plani i martesës së Çiljeta Xhilagës me Alban

Gjatë kohës që qëndruan në këtë ambient publik, shkëmbenin puthje e ledhatime në kafe. Portieri i Partizanit dhe këngëtarja janë të dy prindër të vetëm të djemve të tyre. Çiljeta mori kujdestarinë e djalit pas ndarjes nga partneri, ndërsa Albani po e rrit vetë fëmijën, pasi bashkëshortja humbi jetën tragjikisht pas lindjes.

Si u prish plani i martesës së Çiljeta Xhilagës me Alban

Le të shohim nëse historia e tyre e bukur do të ketë një rikthim dhe ia urojmë këtë çiftit! Panorama plus.

Share334Tweet209


  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Celine Dion në Eurovizion 2025? Zvicra përgatit nderimin që do të emocionojë botën

Celine Dion në Eurovizion 2025? Zvicra përgatit nderimin që do të emocionojë botën

08/05/2025
92 vjet nga lindja e mbretëreshës së këngës shqipe, Nexhmije Pagarushës

92 vjet nga lindja e mbretëreshës së këngës shqipe, Nexhmije Pagarushës

07/05/2025
Vlashi, kjo foto që i ndryshoi emrin aktorit brilant Alfred Bualoti

Vlashi, kjo foto që i ndryshoi emrin aktorit brilant Alfred Bualoti

06/05/2025
Shqipet

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In