Në redaksinë e grupit tonë mediatik One.al ka arritur një denoncim nga disa subjekte që operojnë si qiramarrës pranë kompanisë Dinamo Sha ose tregu industrial i ish uzinës Dinamo.
Tregëtarët të cilët humbën qindra mijëra euro pas aksidentit të zjarrit në subjektet e tyre, megjithëse janë stabilizuar provizorisht shikojnë veprime jo korrekte të qiradhënësve, që do i’u a vështirësojnë rikuperimin e humbjeve të mëdha dhe mund t’i dërgojnë drejtë falimentit.
Ja çfarë na shkruajnë disa subjekte:
Jemi subjekte qiramarrës në tregun industrial DINAMO SHA. Jemi djegur dhe kemi pësuar dëme të madhe ekonomik, por tani po rrezikohemi të falimentojmë.
Në sektorin ku tregtojmë janë të gjithë tregtarë importues nga Kina, dhe prej vitesh edhe importet kanë qenë të harmonizuar, por krejt pa pritur pronbarët e Tregut ka vendosur që tregun e tyre ta bëjnë “internacional”, duke futur brënda nesh tregëtarë kinez.
Nuk është se jemi ksenofob por futja e tregtarëve kinez mes tregtarëve shqiptarë që punojnë me Kinën ka rrisk të lartë, që për pak kohë ne na dërgon drejt falimentit.
Tregtarët kinez janë kokat e kontrabandes, sepse kanë dhjetëra mënyra për të manovruar, por edhe sikur të mos kontrabandojnë ata janë konkurentë të rrezikshëm, sepse janë shtetas kinez, i bëjnë blerjet pa transferta nga Shqipëria dhe më kryesorja nuk paguajnë ndërmjetësues çmimi i të cilëve varjon nga 2-3% e vlerës së mallit dhe për volumin që importojmë është një barrë e rëndë mbi çmimin.
Ky veprim i qëllimshëm ne tregtarëve aty do na dërgoi drejt falimentit të sigurtë dhe do na çoi në konflikt fizik me kinezin.
Kjo është poshtërsi nga drejtuesit e tregut të cilët nuk e dimë se përse na duan të falimentuar dhe është i pakuptimtë veprimi i tyre, të cilët stimulojnë një biznes të huaj në kurriz të shqiptarëve.
Thashethemet lartë e poshtë jo të konfirmuar thonë se pronarët i kanë kinezët si “bankomat” privat. Por ama edhe nëse nuk është e vërtetë, është skandaloz strehimi kontrabandistëve kinez me qëllimin e vetëm për të eleminuar tregëtarët e dëmtuar shqiptarë që tani janë në kushte mbijetese. Ne nuk do ndalojmë këtu do bëjmë kallzim penal për dëmet që na janë shkaktuar./ Shqipet.al









