Albert Verria lindi në Fier më 3 shtator 1936. Në vitet 1959 -1963 studion për aktor në shkollën e lartë “Aleksandër Moisiu”. Pas përfundimit të studimeve, në vitin 1963, emërohet aktor në Teatrin e Vlorës “Petro Marko”.
Në teatrin e Vlorës u angazhuar në mbi 90 role, në të cilat është nderuar edhe me cmime, ku spikat ai i Veipit tek “Familja e peshkatarit”. Albert Verria njihet si aktor karakteresh dhe në kinematografi realizoi mbi 40 role ku spikat ai i xha Sulos tek “Kapedani” dhe i Nuri Beut tek “Koncert në vitin 36”. Në vitin 1979, i jepet titulli “Artist i Popullit”.
Rolet në kinematografi:
Përse bie kjo daulle – (1969), i dehuri
I teti në bronz – (1970), Alo
Kur zbardhi një ditë – (1971), Bakalli
Kapedani – (1972), xha Sulo
Operacioni zjarri – (1973), Hiluku
Brazdat – (1973), babai Ademit
Shpërthimi – (1974) xha Kasëmi
Shtigje të luftës – (1974), Jani Ferra
Në fillim të verës – (1975) , Kaporal Pelegrini
Thirrja – (1976), Lec Kabashi
I treti – (1978), Saliu
Nga mesi i errësirës – (1978) , Ibishi
Koncert në vitin 1936 – (1978), Nuri Beu
Përtej mureve të gurta – (1979), babai i Asimesë
Dëshmorët e monumenteve (1980), Tasi
Agimet e stinës së madhe (1981), Soll Lili
Ditë të qytetit tim – (1982) (TV)
Melodi e pandërprerë – (1985) Xha Jani
Rrethimi i vogël – (1986), Kopi
Në emër të lirisë – (1987) Kryeplaku i fshatit
Misioni përtej detit – (1988), Dionisis, kepucari
Historiani dhe kameleonët (1988), Historiani
Dasma e Sakos – (1998), Feti beu
Trapi i Vjetër (2005), komedi televizive









