Kujtojmë sot me nderim dhe respekt aktorin e njohur të Estradës së Tiranës, Dario Llukaçi, i cili ka lindur dhe është ndarë nga jeta në të njëjtën datë dhe muaj, (1 Gusht 1925 -1 Gusht 2007).
Një figurë e dashur për publikun shqiptar, Dario Llukaçi ishte pjesë e artit skenik në një kohë kur humori ishte një nga mënyrat më të ndershme për të folur me popullin. Me rolet e tij të spikatura, zërin e ngrohtë dhe mënyrën e veçantë të interpretimit, ai la gjurmë në kujtesën e spektatorëve dhe në historinë e estradës shqiptare.
Figura e tij mishëronte klasin e aktorit që i përkushtohej skenës me pasion dhe fisnikëri si në skeçe, monologë apo role të vogla me shumë shpirt, Dario Llukaçi kishte gjithnjë një mënyrë të natyrshme për të sjellë buzëqeshje, mendim dhe reflektim.









