• Kontakt
Friday, July 3, 2026
  • Login
Shqipet
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Shqipet
No Result
View All Result
Home Nostalgji

Kujtojmë sot në përvjetorin e lindjes, aktorin e madh Gulielm Radoja. I paharruar!

03/07/2026
in Nostalgji
A A
Kujtojmë sot në përvjetorin e lindjes, aktorin e madh Gulielm Radoja. I paharruar!
1.4k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Gulielm Radoja (1945-). Aktor. Lindi ne Shkoder, me 2 korrik. Pas studimeve ne shkollen e larte per aktore “Aleksander Moisiu”*, me 1967, punoi nje vit ne Librazhd dhe tre vjet si regjisor ne Estraden Profesioniste te Fierit*. Ne vitin 1971 u emerua aktor ne teatrin “Aleksander Moisisu”* te Durresit, deri ne vitin 1996; nga ky vit e ne vazhdim eshte aktor ne Teatrin Kombetar* si dhe pedagog i aktrimit ne Akademine e Arteve.

Ne teater, si nga dramaturgjia shqipe, ashtu dhe nga dramaturgjia boterore, ka luajtur personazhe te kahut pozitiv, rendom te natyres heroiko-romantike, duke krijuar nje model te tijin, te pelqyer prej publikut, si: Viktori ne dramen Vranesise e shkurter e Teodor Lacos*, ne Teatrin e Durresit, si dhe teledramen Dorina.

Ne vitin 1988 luajti Shiku Mangen ne dramen Pershperitje ne shtepine e Matildes, ku perdori gjerazi dhe me sens planet e dyta, tjetersimet e njepasnjeshme, kurse ne vitin 1994 interpretoi rolin e Estrangonit ne dramen Ne pritje te Godose te S. Beketit. Se bashku me Agim Qirjaqin* si Vladimiri, krijuan nje dyshe plot hijeshi, e stilit beketjan, ku terhoqen vemendjen bashkeshoqerimet dhe kontrapunktet inteligjente te veprimeve e sjelljeve cudake te personazheve te tyre, sikurse edhe prerja e endshme aktoriale, me elemetet e argetimit, keqkuptimet, kunderveniet, alogjizmat etj., perputhur teatrit absurd.

Me pas luajti ne dramen Rinoqeronti e E. Jonsekos, ne komedine lirike Ylli pa emer e M. Sebastjan, ne komedine Cilindri e Eduardo de Filipos, ne dramen Streha e te harruarve e Ruzhdi Pulahes* etj. G. Radoja eshte bere i dashur per publikun vecanerisht me rolet ne kinematografi, ku ka krijuar 35 syresh. Spikati me rolin e fotografit ne filmin Shtigje lufte, 1974, per te shkuar me i qarte, drejt nje karriere tashme te sigurte, me rolin e Tenente Gurbardhit te Ne fillim te veres, 1975.

Plazmoi me mjeshteri dhe nje aktrim elegant te tipit te kinemase neorealiste figuren dinake prej ideologu dhe tinezari te Vekit, sipermaresit fashist te filmi Gjeneral Gramafoni, 1978; nje vit me vone i dha fryme njerit prej personazheve me sublime e me te ngrohte, atij te atdhetarit me pene e pushke, Stefan Bardhit, ne filmin Mesonjetorja, 1979, me te cilin u nderua me cmim.

Nese tek i pari fiton vlere finesa aktoriale e tjetersimit me fshehjen e kujdesshme te qellimeve te mbrapshta pas buzeqeshjes, elegances, gustatorit te artit, shpirtgjeresise, sjelljes prej fisniku etj., tek i dyti fiton vlere, perkundrazi, detyra aktoriale per shfaqjen sa me te paqme e te drejtperdrejte te vetvetes, per t’i bere sa me te dallueshme miresine, qetesine dhe vetesigurine e heroit ne realizimin e qellimeve te tij fisnike, rrjedhimisht duke nderkallur ne loje flukse psikologjike, veshtrime te ngrohta, pervuajtje dhe caste medituese.

Figura e Petro Nini Luarasit te filmi Kush vdes ne kembe, 1984 (me te cilin u nderua me Medaljonin e Festivalit te Filmit Shqiptar, 1984), erdhi ne frymimin e tij aktorial si martiri i vetedijshem i gjuhes dhe kombit, njeriu i paepur, burri, prindi, shoku dhe mesuesi i dashur. E gjitha permes nje loje te permbajtur, qe arrin piken me te larte emocionale ne castin e helmimit dhe vdekjes mbi kale.

Nivele te merituara ka arritur ai edhe me rolin e priftit te filmi Gjenerali i ushtrise se vdekur, 1989; te Lucianos te filmi Vendimi, 1984; te Markut te filmi Flutura ne kabinen time, 1988, si dhe filmat Vdekja e burrit, Dashuria e fundit, Era e ngrohte e thellesive etj. Keto figura jane krijuar permes nje loje rendom psikologjike, jo rralle me mbartje tragjike, gjithherit me nje vertetesi dhe natyrshmeri te dukshme.

Eshte aktor me hir, i embel, i permbajtur ne fjale e gjeste; ka nje portret te endshem qe ngjall simpati dhe u shkon per shtat roleve te njerezve fisnike; dallon per logjiken e fjales, e cila gershetohet rendom me nje veshtrim here te cilter, ose plot nenkuptim, ku spikat qartesia e mendimit dhe qetesia e brendshme. Mban titiullin “Artist i merituar”.

Share198Tweet124


  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Kujtojmë sot në përvjetorin e lindjes, aktorin e madh Gulielm Radoja. I paharruar!

Kujtojmë sot në përvjetorin e lindjes, aktorin e madh Gulielm Radoja. I paharruar!

03/07/2026
16 vjet që është ndarë nga jeta aktori, skenografi, piktori, Mjeshtëri i Madh, Bep Shiroka. I përjetshëm qoftë kujtimi i jetës dhe veprës së tij!

16 vjet që është ndarë nga jeta aktori, skenografi, piktori, Mjeshtëri i Madh, Bep Shiroka. I përjetshëm qoftë kujtimi i jetës dhe veprës së tij!

03/07/2026
Në kujtim të ikonës në  përvjetorin e ndarjes nga jeta, këngëtares më të madhe shqiptare, Vaçe Zela.

Në kujtim të ikonës në përvjetorin e ndarjes nga jeta, këngëtares më të madhe shqiptare, Vaçe Zela.

08/02/2026
Shqipet

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In