• Kontakt
Thursday, February 5, 2026
  • Login
Shqipet
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Shqipet
No Result
View All Result
Home Nostalgji

Sot 99 vjetori i lindjes së “Mjeshtrit të Madh”,“ Artistit të Popullit”, “babait” të Estradës së Shkodrës Tano Banushi

05/02/2026
in Nostalgji
A A
Sot 99 vjetori i lindjes së “Mjeshtrit të Madh”,“ Artistit të Popullit”, “babait” të Estradës së Shkodrës Tano Banushi
1.4k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Kujtojmë sot 99 vjetorin e lindjes të një nga themeluesit të Estradës profesioniste, autorit të qindra skeçeve, regjisorit, aktorit të mbi 1000 karaktereve, “Mjeshtrit të Madh”,“ Artistit të Popullit”, Tano Banushi. I përjetshëm qoftë kujtimi i tij!

Artisti lindi në qytetin e Shkodrës më 4 shkurt të vitit 1927 me emrin Athanas Lluko Banushi megjithëse publiku shqiptar e njeh me emrin Tano. Humori ka qenë pjesë e rëndësishme e jetës së artistit pasi është rritur në një familje e cila humorin e kishin si lajtmotiv të jetës së tyre me në krye babanë e tij, Lluko Banushi.

Që në kohën kur ai ndiqte gjimnazin artisti filloj të aktivizohej në shfaqje të ndryshme deri në momentin kur në Shkodër u themelua edhe estrada profesioniste e qytetit në virin 1958. Ishte pikërisht ky momenti kur Tano Banushi u kthye në një artist i cili u vlerësua shumë dhe u duartrokit nga i gjithë publiku artdashës shqiptar, pasi cilësitë e tij interpretative ishin shumë të larta.

Gjatë karrierës së tij artisti, Tano Banushi ka interpretuar mbi 1000 role duke mishëruar shumë personazhe, karaktere dhe figura artistike të cilat do ta kthenin në një figurë emblematike të humorit dhe estradës shqiptare.

Disa nga rrolet që do të veçonim nga ky artist janë ato në shfaqjet si “Fejesa” e Çehovit, “Një tragjedi Optimiste”, “Këshilli i ndrikullave”, “Hej moj babë”, e shumë e shumë të tjera.
Artisti gjatë karrierës së tij më të gjatë se gjysmëshekulli shkruante materiale dhe skeçe, por gjithashtu edhe kompozonte muzikën që shoqëronte materialet e krijuara prej tij, pasi zotëronte dhe luante mjaft mirë instrumentin e kitarës.

Publiku shqiptar e identifikon artistin me shumë materiale dhe personazhe, por ajo çka nuk do të ikë kurrë nga memoria e publikut është materiali “Fotografia” e cila mund të konsiderohet edhe si një ndër perlat e humorit dhe estradës shqiptare.

Share198Tweet124


  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

“Doktori” i Fiks-it festoi 52-vjetorin mes harresës dhe zhgënjimit: Ata që i quaja miq e kolegë më kanë hapur gropën

“Doktori” i Fiks-it festoi 52-vjetorin mes harresës dhe zhgënjimit: Ata që i quaja miq e kolegë më kanë hapur gropën

05/02/2026
Aktori dhe regjisori shkodran Bruno Shllaku sot 69 vjeç … I urojmë të festojë sa më shumë vite të tjera.

Aktori dhe regjisori shkodran Bruno Shllaku sot 69 vjeç … I urojmë të festojë sa më shumë vite të tjera.

05/02/2026
Sot është 81 vjetori i lindjes të aktorit dhe regjisorit Dhimitër Pecani

Sot është 81 vjetori i lindjes të aktorit dhe regjisorit Dhimitër Pecani

05/02/2026
Shqipet

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In