• Kontakt
Thursday, February 5, 2026
  • Login
Shqipet
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Shqipet
No Result
View All Result
Home Nostalgji

Mes traditës së teatrit shkodran dhe ndjeshmërisë moderne…Në kujtim të Kolë Kaftallit, aktori dhe regjizori i Teatrit “Migjeni” në 80 vjetorin e lindjes

05/02/2026
in Nostalgji
A A
Mes traditës së teatrit shkodran dhe ndjeshmërisë moderne…Në kujtim të Kolë Kaftallit, aktori dhe regjizori i Teatrit “Migjeni” në 80 vjetorin e lindjes
1.4k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Nga Qamil Gjyrezi

Dje ishte dita e lindjes e aktorit dhe regjizorit të Teatrit ‘Migjeni’, Shkodër, Kolë Kaftalli. Aktori dhe regjizori Kolë Kaftalli lindi më 2 shkurt 1946 në Shkodër. Ai ka qenë aktor dhe regjizor i mirënjohur i skenës shqiptare. Rrjedh nga një familje e shquar artistësh. Kolë Kaftalli ka qenë një nga emrat e njohur të artit skenik sidomos në qytetin e Shkodrës. Kola u diplomua në Institutin Arteve të Bukura në Tiranë. Pas diplomimit fillon punën në teatrin “Migjeni” në Shkodër.

Me trupën e këtij teatri interpreton rreth 60 drama e komedi, përfishirë edhe disa në Teatrin Kombëtar. Ka interpretuar në role të ndryshme edhe në filma artistik të Kinostudios.

Në vitin 1978 bën debutimin në film me një rol të vogël në “Nusja dhe shtetërrethimi”. Ndër filmat e tjerë mund të përmendim: “Ditët që sollën pranverën” (Ndërlidhësi i bandës) 1979; “Skëterrë 43” (Një nga të burgosurit) 1980; “Qortimet e vjeshtës” 1981; “Flaka e maleve” (Halili) 1982; “Njeriu i mirë” (Agroni) 1982; “Të paftuarit” 1985; “Kur hapen dyert e jetës” (Gjeka) 1986; “Bregu i ashpër” (Kryetari) 1988: “Një i tretë” (Skulptori) 1988 etj. Pjesë e karrierës artistike të Kolë Kaftallit ka qenë edhe regjisura, ku numërohen disa drama të vëna në skenë prej tij në qytetitn e Shkodrës.

Në periudhën e fundit të jetës ai iu kushtua teatrit të fëmijëve, duke qënë edhe i pari në qytetin e Shkodrës dhe në veri të Shqipërisë që ngriti teatrin e kukullave. Kolë Kaftalli është ndarë nga jeta në moshën 63 vjeçare më 7 tetor 2009, pas një sëmundjeje të rëndë. Kolë Kaftalli ka qenë mik i ngushtë i aktorit të madh shqiptar Timo Flloko dhe mik i vëllait tim, aktorit të Teatrit ‘Migjeni’, Sokol Gjyrezi.

Semiotika e aktorit te Teatrit ‘Migjeni’ Kolë Kaftalli.

Kolë Kaftalli përfaqëson një nga figurat më të qëndrueshme të teatrit shkodran, ku loja aktoriale ndërtohet mbi një sistem shenjash të qarta, të lexueshme dhe thellësisht të rrënjosura në kulturën urbane të Shkodrës. Në plan semiotik, aktori funksionon si një tekst skenik i gjallë, ku trupi, zëri, heshtja dhe ritmi janë bartës kuptimi po aq sa fjala e shkruar. Gjuha trupore e Kaftallit ka karakter indeksor: gjesti i kursyer, qëndrimi i matur dhe mimika e kontrolluar tregojnë gjendje psikologjike pa pasur nevojë për theksime retorike.

Këto shenja nuk “shpjegojnë”, por sinjalizojnë, duke i lënë hapësirë interpretimit të spektatorit. Kjo e bën lojën e tij të besueshme dhe realiste, në frymën e teatrit të karakterit. Zëri i Kolë Kaftallit ka vlerë simbolike. Intonacioni shkodran, pauzat e menduara dhe ritmi i të folurit krijojnë një kod komunikimi që lidhet drejtpërdrejt me identitetin lokal, por që arrin të universalizohet përmes situatës dramatike. Fjala tek ai nuk është vetëm bartëse e tekstit, por shenjë e qëndrimit moral dhe emocional të personazhit.

Në aspektin ikonik, Kaftalli shpesh ndërton personazhe që ngjajnë me figura të njohura të realitetit shoqëror: njeriu i thjeshtë, ironik, herë-herë tragjik, herë-herë komik. Kjo ngjashmëri krijon menjëherë një marrëdhënie empatie me publikun, duke e bërë skenën një pasqyrë të jetës së përditshme. Semiotika e aktorit Kolë Kaftallit qëndron në ekonominë e shenjës: asgjë e tepërt, asgjë e rastësishme. Loja e tij ndërtohet mbi një ekuilibër mes traditës së teatrit shkodran dhe ndjeshmërisë moderne, duke e kthyer aktorin në një medium kuptimi, kujtese dhe identiteti kulturor.

Me rastit e dite lindjes se aktorit dhe regjizorit Kole Kaftalli, por e perfundoj esene time me disa fjale per temen ‘Teatri dhe lindja e aktorit’: ‘Teatri perëndimor dhe koncepti i “aktorit” lindën në Athinë të shekullit të 6-të para Krishtit me Thespisin, personin e parë që doli nga kori ditirambik për t’u angazhuar në dialog, duke krijuar personazhe të dallueshëm. Inovacionet e tij gjatë festivalit të Dionisisë së Qytetit lejuan një rrëfim kompleks, duke evoluar nga ritualet fetare në shfaqje formale dramatike’. Shkodra duhet të kujtojë dhe vlerësojë kontributin e aktorëve dhe regjizorëve dhe duhet ta kujtojë me respekt, birin e saj Kolë Kaftalli.

Share198Tweet124


  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

“Doktori” i Fiks-it festoi 52-vjetorin mes harresës dhe zhgënjimit: Ata që i quaja miq e kolegë më kanë hapur gropën

“Doktori” i Fiks-it festoi 52-vjetorin mes harresës dhe zhgënjimit: Ata që i quaja miq e kolegë më kanë hapur gropën

05/02/2026
Aktori dhe regjisori shkodran Bruno Shllaku sot 69 vjeç … I urojmë të festojë sa më shumë vite të tjera.

Aktori dhe regjisori shkodran Bruno Shllaku sot 69 vjeç … I urojmë të festojë sa më shumë vite të tjera.

05/02/2026
Sot është 81 vjetori i lindjes të aktorit dhe regjisorit Dhimitër Pecani

Sot është 81 vjetori i lindjes të aktorit dhe regjisorit Dhimitër Pecani

05/02/2026
Shqipet

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In