• Kontakt
Monday, February 2, 2026
  • Login
Shqipet
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Shqipet
No Result
View All Result
Home Nostalgji

Sot dita e lindjes e ikonës së skenës dhe ekranit shqiptarë, “Mjeshtri i Madh”, “Artist i Popullit”, Sulejman Pitarka

02/02/2026
in Nostalgji
A A
Sot dita e lindjes e ikonës së skenës dhe ekranit shqiptarë, “Mjeshtri i Madh”, “Artist i Popullit”, Sulejman Pitarka
1.4k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Sulejman, Pitarka, lindi në Dibër të Madhe, më 2 shkurt të vitit 1924.ai ishte një ndër aktorët më të suksesshëm të teatrit dhe kinematografisë, protagonist i mbi 70 roleve në teatër dhe rreth 20 roleve në kinematografi, kujtohet nga publiku për seicilin nga këto role, të vlerësuara nga kritikët si mjaft realiste.

Të gjitha rolet e tij janë vlerësuar nga kritika shqiptare si portrete origjinale, që aktori i krijoi me zërin dramatik, herë-herë imponues në skenë.

Këto karakteristika i dhanë një sinqeritet gati të rrallë skenik Sulejman Pitarkës, aq sa rreth 20 vjet më parë, një nga admiruesit e tij i shkruante një letër shumë domethënëse, ku në pak rreshta përmblidhte çdo vlerësim: “Ju më pëlqeni”, i shkruante ai Pitarkës. “Më pëlqeni, sepse më duket se më gënjeni me lezet”.

Ai filloi punë në majin e largët 1951, kur u emërua aktor profesionist në Teatrin Kombëtar, ndërsa Sulejman Pitarka, fitues i disa çmimeve në teatër dhe kinematografi, mes tyre çmimin për Karrierën si edhe Medaljen “Mjeshtër i Madh i Punës”. Mban titullin e lartë “Artist i Popullit”.

Çuditërisht, Pitarka ka luajtur role dytësore deri në vitin 1964, ndërsa në vitin 1956, i frymëzuar nga kujtimet e fëmijërisë dhe nga përvoja e vështirë jetësore, shkruan një dramë të spikatur të dramaturgjisë shqiptare: “Familja e peshkatarit”, të cilën e pason me vepra të tjera.
Kësaj kohe i përkasin disa nga rolet e tij më të paharrueshme në teatër, si në pjesët “Halili dhe Hajria”, “Borgjezi fisnik”, “Epoka para gjyqit”, “Vajza me flokë të thinjura”, “Prefekti”, “Karavidhet”, “Arturo Ui”, “Një nuse për Stasin”, etj.

Pas suksesit në filmin “Debatik”, Sulejman Pitarka do të siguronte një karrierë të pasur edhe në kinematografi. Në fakt, ai e filloi me filmin “Furtuna” dhe pas “Debatikut” interpretoi edhe në “Horizonte të hapura”, “Gjenerali i ushtrisë së Sulejman Pitarka 1vdekur”, “Gjeneral Gramafoni”, “Pas gjurmëve”, etj. Roli i tij më i spikatur është ai i Zheleznovit, komandantit rus, në filmin “Ballë për Ballë”. Ky film ka marrë pjesë në Festivalin e Filmit në vitin 1981 dhe është shpallur fitues i këtij edicioni.

Të tjerë filma ku ai ka interpretuar janë: “Tinguj lufte” (1976), “Guna përmbi tela” (1977), “Rrethimi i vogël” (1986), “Vdekja e burrit” në vitin 1989, etj.

Shumë studentë të tij, sot aktorë të njohur, thonë se pasaporta e krenarisë së tyre është kur shprehen se kemi qënë studentë të Prof. Sulejman Pitarkës, aktori i madh i cili pas njëzetë vjetësh shkëputje, në vitin 2005, u ngjit me shumë sukses në skenën e Teatrit Kombëtar, me interpretimin e shkëlqyer në dramën “Pjata e drunjtë”.

Për Sulejman Pitarkën zënë ndoshta më shumë vend fjalet e një filozofi, i cili thotë ,”vlerat e një kombi nuk varen nga madhështia e personaliteteve të tij, por nga vlerësimi që populli u bën këtyre personaliteteve”.

Share199Tweet124


  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Sot dita e lindjes e ikonës së skenës dhe ekranit shqiptarë, “Mjeshtri i Madh”, “Artist i Popullit”, Sulejman Pitarka

Sot dita e lindjes e ikonës së skenës dhe ekranit shqiptarë, “Mjeshtri i Madh”, “Artist i Popullit”, Sulejman Pitarka

02/02/2026
Aktori Xhelal Tafaj festoi 73 vjetorin e lindjes! I urojmë gëzuar edhe shumë vite të tjera

Aktori Xhelal Tafaj festoi 73 vjetorin e lindjes! I urojmë gëzuar edhe shumë vite të tjera

01/02/2026
Në kujtim të “nënës së përrallave”  Vera Zheji, zëri simbol i Radio Tiranës sot në ditën e saj të lindjes

Në kujtim të “nënës së përrallave” Vera Zheji, zëri simbol i Radio Tiranës sot në ditën e saj të lindjes

01/02/2026
Shqipet

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In