Gjon Karma lindi në Shkodër më 16 mars të vitit 1915 dhe është ndarë nga jeta më 13 janar të vitit 1994 ne Tirane. Gjon Karma filloi aktivitetin artistik në vitin 1932 në Shkodër me shoqërinë “Bogdani”.
Më 1945 vjen aktor në Teatrin Popullor ku ka interpretuar mbi 80 role në karrierën e tij artistike, duke filluar nga pjesa “Gjido”, në rolin e Pjetrushit.
Ishte mjeshtër përsa i përket roleve të karakterit. Ai ishte i prerë për role të vegjël, dhe është cilësuar si “aktori i madh i roleve të vegjël”. Disa nga rolet e interpretuar ne Teatrin Popullor janë: Babçinskij “Revizori”, Orgoni “Tartufi”, Vurko “Pas vdekjes”, Moni “Prefekti”, Polloni “Hamleti”, Falstafin “Gratë gazmore të Uindsorit”, Lui Gui etj.
Ka interpretuar me sukses disa role në filmin artistik. Doli në pension në 1976, por për 15 vjet rresht punoi pranë arkivit të teatrit, duke bërë një punë të mrekullueshme. Ka marrë disa çmime.









