Aktori dhe regjisori i njohur Dhimitër Orgocka, është ndarë nga jeta në moshën 84 vjeçare me 1 Janar 2021.
Ai mbante titullin “Mjeshtër i madh”, “Artisti i Popullit” dhe “Artist i Merituar”
I lindur më 21 tetor të vitit 1936 në qytetin e Korçës, Orgocka pati një karrierë të pasur edhe në teatrin “A.Z. Çajupi”, ku ka vënë në skenë 104 premiera në teatrin e Korçës, Fierit, Elbasanit, Prishtinës, Shkupit etj.
Si aktor ai numëron 82 role të interpretuara në skenat e teatrove shqiptare, ku ka marrë edhe çmime.
Pas mbarimit të studimeve në Pas përfundimeve të larta në Fakultetin e Gjuhë-Letërsisë në Universitetin e Tiranës fillon punën si regjisor në Teatrin “Andon Zako Çajupi” të Korçës, në skenë e të cilit ka vënë në skenë rreth 100 premiera. Roli i tij i parë në teatër do të ishte ai i Gjergjit në dramën “Dashuria e madhe” e Fatmir Gjatës, ndërsa regjia e tij e parë ishte regjia e dramës “Shtëpia në rrugicë” e Teodor Laços.
Edhe në kinematografi ai ka interpretuar në shumë filma si Gjeneral gramafoni, “Asgjë nuk harrohet” etj. Në jetën e tij artistike është vlerësuar me shumë çmime kombëtare apo ndërkombëtare kështu në 29 prill te vitit 2005 merr në Festivalin e Tetë të Teatrove në Kiev,Ukrainë, Çmimin Roli më i Mirë për monodramën “Amoku” e Stefan Cvajgut.
Po kështu do të merrte të njëjtin Çmim edhe në Festivalin e Bitoles dhe atë të Maqedonisë. Në Festivalin e Pestë të Teatrove Shqiptare në Maqedoni, Dibra 2006, në shtator të vitit 2006 ai nderohet me Çmimin e Madh “Sulejman Pitarka” për regjinë e dramës Dhëndër për Kristinën e Skënder Demollit.
Në Festivalin Ndërkombëtar të Monodramës në Vrosllavë, Poloni, në vitin 2007 do të vlerësohet me Kupën e Festivalit për monodramën Amoku e Stefan Cvajgut. Në vitin 2004 në Tetovë,Maqedoni, ka bërë regjinë e Festivali Ndërkombëtar i Poezisë “Ditët e Naimit 2004”. Në maj të vitit 2008 ka qenë Drejtor Artistik i edicionit të tretë të Festivalit Ndërkombëtar të Monodramës Albamono 08?.
I martuar me artistene mirënjohur Dhorkë Orgocka (Artiste e Merituar). Në 4 shtator të vitit 2007 Shtëpisë së Kulturës së Maliqit për të vlerësuar veprimtarinë e tij artistike i është dhënë emri “Dhimitër Orgocka”. Për meritat e tij artistike është vlerësuar me titullin e lartë “Artist i Popullit”.









