• Kontakt
Sunday, December 28, 2025
  • Login
Shqipet
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Shqipet
No Result
View All Result
Home Nostalgji

Në kujtim të aktorit Teodor Rupi në këtë 35 vjetor të ndarjes nga jeta, heroi i heshtur i teatrit “A. Moisiu”

28/12/2025
in Nostalgji
A A
Në kujtim të aktorit Teodor Rupi në këtë 35 vjetor të ndarjes nga jeta, heroi i heshtur i teatrit “A. Moisiu”
1.4k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Teodor Rupi ishte një nga aktorët më të kompletuar të teatrit dramatik të Durrësit.

Artist me një zë shumë kumbues, mjaft serioz dhe kërkues në profesionin e vështirë të aktorit, Teodor Rupi ka sjellë në skenat e të gjithë vendit role të spikatura si në gjininë e dramës ashtu edhe në atë të komedisë.

AFTËSI AKTORIALE DRAMATIKE E KOMIKE

Trupmadh dhe mjaft impozant, dukej e vështirë që një aktor me cilësitë e tij ta gjente veten me sukses në të dyja gjinitë, si në dramë ashtu edhe në komedi.

“Teodor Rupi shkëlqeu në premierën e dramës “Mulliri i i Kostë Bardhit”, shkruar nga Naum Prifti. Duke mishëruar rolin kryesor të veprës, i cili bartte nota të forta dramatike, dukej e çuditshme ta shikoje në një rol komik përkrah artistit të shkëlqyer Nikolin Xhoja në komedinë e Gogolit “Martesa”. Ivan Ivanoviç Truviç ishte një nga krijimet më të mira të Teodor Rupit” – do të kujtonte regjisori i varietesë Mjeshtri Gjergj Vlashi, duke theksuar aftësitë aktoriale dramatike e komike të kolegut aktor.

VOKACIONI PËR SKENËN

Djaloshi me origjinë nga Erseka do të vendosej në Durrës bashkë me familjen. Në vitin 1946 kur ishte 23 vjeç ai nis të aktivizohet me artin dhe kulturën dhe për një kohë të shkurtër mbulon edhe detyrat e sekretarit për kulturën në prefekturë si dhe atë të drejtorit të kinemasë.

Por, mesa duket vokacioni i tij i vërtetë mbetej teatri. Provat e para si aktor me brumë i jep si amator në vitin 1947 te “Gështenjat e Pragës” ku interpreton Frantishek Prohaskën, ndërsa më vonë luan në skenë edhe rolin e Veli Jubës te “Dasma e madhe”. Teodor Rupi do të jetë përkrah aktorëve themelues të teatrit “Aleksandër Moisiu” më 11 janar të vitit 1953, kur ata nisin punën si profesionistë me komedinë “Vajza nga fshati” të dramaturgut Fatmir Gjata. Që nga ajo kohë lista e roleve të realizuara me trupën e teatrit do të zgjatej pa fund.

Nga një kërkim i shpejtë në arkivin e teatrit gjejmë mbi 50 tituj premierash, së bashku me rolet e interpretuara nga Teodor Rupi. “Një artist i vërtetë, – thotë aktori Mirush Kabashi, i cili ka mbërritur në trupën “Aleksandër Moisiu” në vitin 1971. – Sapo u emërova, kam pasur fatin të interpretoj rolin kryesor te “Revizori”, komedia e Gogolit, vënë në skenë me shumë sukses nga aktori dhe regjisori Vangjel Heba. Teodor Rupi ishte një nga kolegët, prej të cilëve mësoja çdo ditë. Ai interpretonte me të njëjtin impenjim si rolet kryesore, ashtu edhe rolet e karaktereve, të cilat spikasnin në secilën prej premierave.

Kujtoj interpretimin e shkëlqyer të tij te “Martesa” e Gogolit apo te “Lugajanët” e Kolë Jakovës”. Kabashi ndalet gjatë në vlerat njerëzore të Teodor Rupit.

ARTISTI MODEL

“Teodori ishte më shumë se aktor, ishte artist shumëplanësh. Por mbi të gjitha ishte njeri, familjar dhe qytetar model”, – nënvizon Mirush Kabashi, i cili ka punuar rreth 23 vjet në trupën e teatrit të Durrësit. “Nën pamjen e tij shumë serioze fshihej një njeri mjaft komunikues, çka ishte shumë e rëndëishme për ne të rinjtë. Teodori dinte të na inkurajonte në punën e përditshme” – tregon Kabashi për vitet 1970. Shpesh herë e bënte këtë pa folur, por përmes seriozitetit dhe kujdesit në zbërthimin e rolit.

Vlerësimi për veprimtarinë e Teodor Rupit do të mbërrinte vonë, në vitin 1991, disa vite pasi ai doli në pension, dhe fatkeqësisht atëherë kur ai nuk jetonte më. Teodor Rupi ndërroi jetë më 28 dhjetor të vitit 1990, pikërisht në ditët që po sillnin demokracinë. Ishte vetëm 67 vjeç dhe po largohej duke lënë pas role të paharruara jo vetëm në teatër, por edhe në kinematografi.

Teodor Rupi ishte një hero i heshtur i teatrit “Aleksandër Moisiu”, një prej segmenteve më dinjitoze të veprimtarisë së këtij teatri në shekullin që kaloi”

Share198Tweet124


  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Si sot 16 vite më parë u nda nga jeta Vani Trako pjesë e “dinastisë” se aktorëve brilantë korçarë të skenës dhe ekranit

Si sot 16 vite më parë u nda nga jeta Vani Trako pjesë e “dinastisë” se aktorëve brilantë korçarë të skenës dhe ekranit

28/12/2025
Në kujtim të aktorit Teodor Rupi në këtë 35 vjetor të ndarjes nga jeta, heroi i heshtur i teatrit “A. Moisiu”

Në kujtim të aktorit Teodor Rupi në këtë 35 vjetor të ndarjes nga jeta, heroi i heshtur i teatrit “A. Moisiu”

28/12/2025
Shuhet ikona franceze e kinemasë Brigitte Bardot

Shuhet ikona franceze e kinemasë Brigitte Bardot

28/12/2025
Shqipet

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In