18 vite më parë, me 22 dhjetor 2007 u nda nga jeta regjisorja Xhanfise Keko, Nderi i Kombit, një emër i paharruar i kinematografisë shqiptare dhe një zë i rrallë me ndjeshmërisë artistike.
Ajo i dha fëmijërisë sonë fytyrë, zë dhe ëndërr, duke e parë botën me sy të pastër e zemër të madhe.
Filmat e saj nuk ishin thjesht histori në ekran, por përqafime të buta, mësime njerëzore dhe kujtime që rriten bashkë me ne.
Sot e kujtojmë me mall dhe mirënjohje të thellë, sepse vepra e saj vazhdon të jetojë, të na flasë dhe të na mësojë se kinemaja mund të jetë dashuri.









