Natasha Sela aktore që kryesisht ka luajtur në role komike. Ka lindur më 2 dhjetor 1952. Ka qenë pjesë e teatrit “Bylis” në Fier. Në teatrin e Fierit ka patur një rol tek “Zonja nga qyteti”. Ka qenë një moment i veçantë, pasi e ftuar në këtë shfaqje erdhi e madhja Violeta Manushi në teatrin e Fierit.
Përveç këtij roli ka vendosur një seri rolesh gjatë 22 viteve karrierë si aktore e këtij teatri. Pas teatrit, në vitin 1995, është emëruar në Estradën e Tiranës deri në momentin që u shkri. Në karrieren e saj ndër vite numërohen role në zhanre të ndryshme. Por, ajo që ka ndjekur më shumë ka qenë komedia, aty e ka gjetur më shumë veten. Ky është mendimi i saj, por edhe konfirmimi nga ana e regjizorëve që i kanë besuar asaj rolet gjatë gjithë këtyre viteve.
Teatri është ai që i fal Natashës më shumë emocion dhe për faktin se komedinë e ka më për zemër. Ndërsa, filmi e bën ate të ndjehet komode sidomos në filmin “Njerëz dhe fate” me rolin e Bedries, ishte një personazh i popullit. Por, ajo që Natasha Sela thekson është se artistët flasin në skenë, jo në jetë.
Ne vitin 2012 rikthehet në skenë me një komedi “Ëndrra në papafingo”, me regji të Erion Isait. Këtu bashkëpunon me aktorë të rinj. Në këtë komedi përmblidhen “Ëndrrat e një nate vere” nga William Shekspir, “Dialogje dhe mologje” të krijuara enkas për këtë shfaqje, si dhe nga kryevepra botërore “Dekameroni”, e Xhovani Bokaços . Ndërsa në prill 2013 luan në komedinë tragjike “Hajdutja e bukur” me rregji të E. Petrovcit.









