• Kontakt
Wednesday, November 26, 2025
  • Login
Shqipet
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Shqipet
No Result
View All Result
Home Nostalgji

22 vjet pa aktorin e madh të roleve të vogla, gjyshin e përrallave Ilia Shyti

26/11/2025
in Nostalgji
A A
22 vjet pa aktorin e madh  të roleve të vogla, gjyshin e përrallave Ilia Shyti
1.4k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Ilia Shyti u lind në Lushnje, më 19 korrik 1929 dhe u largua nga kjo jetë më 26 shtator 2003.

Ilia Shyti (1929-2003). Aktor. Lindi ne Lushnje, me 19 korrik. U aktivizua qysh ne radhet partizane e me pas, ne vitet 1944-1950, me Levizjen Amatore Teatrore te qytetit te lindjes ku edhe punoi si drejtor i Shtepise se Kultures. Njekohesisht, ai bente punen e regjisorit, te skenografit, gjithashtu interpretonte edhe si aktor.

U dallua ne olimpiadat teatrore si aktor i talentuar, cka ne menyre te natyrshme, me 1951, fale talentit te tij, u terhoq dhe u emerua aktor ne Teatrin Popullor*. Roli i tij i pare aty ishte xha Veliu te Vajza nga fshati e Fatmir Gjates*, me 1952. Ka luajtur shume role te dyta, duke ravijezuar karaktere e tip ate mevetesishem, njerez te thjeshte, te kategorive te uleta sociale, por edhe nenpunes, intelektuale, te perzgjedhur nga shtresa te ndryshme sociale.

Spikati me rolin e Vehpit ne dramen Familja e peshkatarit e Sulejman Pitarkes*, duke krijuar nje tip origjinal, si nga ana plastike ashtu edhe nga ana psikologjike. I dha nje pamje interesante dhe origjinale figures se Nikollaq Jorganxhiut ne komedine Karnavalet e Korces te Spiro Comores*, rivenie skenike te vitit 1975 ne Teatrin Popullor, pas asaj te vitit 1964, ne te cilen theksoi karakterin prej kurnaci e tregtari, gjithherit nen nje optri sarkastike, por jo dhe pa perdorimin e elementeve te burleskes elegante, sidomos sa i takon gjestikulimit, menyres se sjelljes dhe komportimit te jashtem (me Vehipin, profesorin).

Ne dramatizimin e romanit Lumi i vdekur te Jakov Xoxes ai frymoi rolin e Paput, duke e qesendisur priftin llafazan te fshatit me komicitetin e paravolive te tij trivale dhe jo pa nje dredhi te fshehur nga pas. Ne dramen Shenomeni dhe mua te Hamza Minarollit* (1976), realizoi nje nga karakteret me te goditura, ate te “kulakut” Daut, permes te cilit i mesoi fort logjikes qe buronte, ne fakt, nga e drejta e prones se shkelur dhe te grabitur, sado qe nen nje veshtrim ironic e satirik.

Me tej spikati me rolin e zotit Leon, spicerit, ne komedine Njeriu qe pa vdekjen me sy te Viktor Eftimiut*, permes te cilit paraqiti kryetarin e Bashkise dhe politikanin arriviste eshte gati te prishe edhe lumturine e vajzes se vet. I. Shyti ishte aktor i karaktereve, gershetonte mire planet dramatike dhe bisedore me ato komike e qesharake, dinte ta perpunonte me nje sens te holle dhe parapelqente gjestin e figurshem, ojnat karakteristike. Loja e tij here-here merrte tone nervoze, fale nje te folure te tille, kryesisht ne role te dyta e te vogla, perhere i parapelqyer nga regjisoret per vertetesine dhe ngrohtesine qe krijonte ne interpretim.

Filloi me filmin Vitet e para, 1965 (inxhinier Mborja) dhe vijoi me Rruge te bardha, 1874 (xha Rizai), Nentori i Dyte, 1982 (Mullai i Beratit), Treni niset ne 7 pa 5, 1988 (babai i Etleves), Era e ngrohte e thellesive, 1982 (xha Jorgji), Kur happen dyert e jetes, 1986 (profesori) etj. Ne vitin 1989, I. Shyti hapi nje ekspozite te vecante me 100 portrete artistesh, nisur qe nga Teatri Partizan. Zeri i tij u be vecanerisht i dashur per femijet, ku mbi 40 vjet interpretoi mbi 2.000 perrala ne emisionet e “Radio Tiranes”, si dhe shume radiodramatizime. Mbante titullin “Artist i merituar”.

Share197Tweet123


  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Në kujtim të yllit të skenës dhe ekranit shqiptarë Xhevdet Ferri në ditën e tij të lindjes

Në kujtim të yllit të skenës dhe ekranit shqiptarë Xhevdet Ferri në ditën e tij të lindjes

26/11/2025
22 vjet pa aktorin e madh  të roleve të vogla, gjyshin e përrallave Ilia Shyti

22 vjet pa aktorin e madh të roleve të vogla, gjyshin e përrallave Ilia Shyti

26/11/2025
Dy vjet pa të madhin Zef Deda, i biri i kushton fjalët e ndjera të atit

Dy vjet pa të madhin Zef Deda, i biri i kushton fjalët e ndjera të atit

24/11/2025
Shqipet

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In