Aktori i shquar Pirro Malaveci ka festuar sot 80 vjetorin. Malaveci lindi në Tiranë më 22 Nentor 1945 dhe është aktor i kinemasë, por mbi të gjitha aktor i Trupës së Teatrit Popullor
Zëri i veçantë dhe karakteri i qetë e kanë dalluar në mjaft interpretime. Jane të shumtë rolet dhe shfaqjet teatrore ku ka interpretuar ai gjatë harkut kohor prej mëse dy dekadash. Ai ka qenë njëkohesisht dublues në filma të ndryshëm dhe pjesëmarrës në shumë dramatizime në radio.
E nisi karrieren e tij ne T.P me disa role te vegjel qe me komedine “Prefekti” e me pas mund te permendim: “Shenomeni edhe mua”, “Prometeu”; “Romeo dhe Zhuljeta”, “Rajmonda”, “Kopraci”, “Arturo Ui”, “Besa e madhe” “Vizita e dames plake”; “Dasme gjaku”, “Fando dhe Lis; “Hije te nates”, “Lulet e shegës”, etj.
Mbas vitit 1992 u shkeput nga Teatri duke u marre me aktivitet privat, ndersa i eshte rikthyer skenes vetem ne disa shfaqje cilesore, përgjatë viteve 2000, si “Gomone” (2003); “Darka e gabuar” (2010).
Pirro Malaveci eshte nje aktor i kahut dramatik. Ai ka luajtur edhe ne disa filma te tjere artistik si: 1980 “Intendenti”; 1982 “Nentori i dyte” ne rolin e Hasan Prishtines; 1986 “Kur hapen dyert e jetës”, 1987 “Këmishet me dyllë” ne rolin e Lames; 1988 “Tre vetë kapërcejnë malin” si Vangjeli; 1989 “Djali elastik” ne rolin e babait, etj.
Më poshtë, pjesë nga një intepretim privat i tij gjatë një darke, ku familjarë dhe miq i uruan ditëlindjen. Malaveci recitoi për ta, “Rend o Maratonomak”:









