Ka ndërruar jetë në moshën 71-vjeçare aktori i mirënjohur, Enver Petrovci.
Ai lindi më 28 shkurt 1954 në Prishtinë. Ishte aktor dhe regjisor.
Fillimisht studioi në Shkollën e Lartë Pedagogjike në Prishtinë në degën e aktrimit, më pastaj mbaroi studimet Universitare për aktor edhe në Fakultetin e Arteve Dramatike në Universitetin e Beogradit.
Petrovci kishte arritur karrierë shumë të suksesshme në teatër, sidomos në atë “Atelieja 212”, me rolet e luajtura aty u bë i njohur në mbarë ish Jugosllavinë duke u vlerësuar si një nga aktorët me të famshëm të asaj kohe.
Pas mbarimit të luftës në ish-Jugosllavi, pas vitit 1999 vazhdoi me sukses karrierën e tij artistike kryesisht në trojet shqiptare, në Kosovë, Shqipëri por edhe më gjerë.