• Kontakt
Tuesday, September 16, 2025
  • Login
Shqipet
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Shqipet
No Result
View All Result
Home Nostalgji

Dhimitër Anagnosti, dashuria ime

16/09/2025
in Nostalgji
A A
Dhimitër Anagnosti, dashuria ime
1.4k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Nga Roza Anagnosti

Dhimitër Anagnosti, artisti shumëdimensional, regjisor i kamerës, skenarist, regjisor dhe poet.

Bashkëshorti im, dashuria ime.

Mendje ndrituri, duarfloriri, zemërbardhi im.

Dhimitri ishte artist në zemër e në shpirt. E donte vendin e tij pa kushte dhe kulturën e gjuhën shqipe i vlerësonte në maksimum.

Dashuronte vendin ku lindi, Vunoin. Jali dhe deti ishin frymëzimi i tij. Ishte njeri me një modesti të paparë. Ishte me karakter të fortë, po me një ndjeshmëri dhe dashuri të madhe për njerëzit. Dhe këtë e ka treguar në të gjitha veprat e tij.

Dashuronte pa masë familjen, mua, vajzat Juna dhe Era. “Duhet t’i bëjmë qytetare të mira – më thoshte – e kemi për detyrë”.

Dhimitri ishte njeri i papërtuar. Lexonte dhe punonte shumë. Ishte organizator i përsosur. E vlerësonte njeriun e punës dhe thoshte: “Puna është kokëfortë”! Nuk ankohej për çdo situatë të krijuar në punë e shtëpi, mundohej të gjente zgjidhje. “Nuk i kam bërë asnjeriu keq – thoshte – dhe në qoftë se kam lënduar njeri, e kam bërë pa dashje”.

Kohën e vlerësonte në maksimum.

Dhimitri ishte inteligjent dhe i drejtpërdrejtë. Të ndihmonte njerëzit ishte motivi i tij.

E donte jetën dhe mundohej t’i merrte më të mirën. Nuk ishte materialist. Thoshte: “Më shumë se e nevojshmja, është mëkat”. Jetuam në një apartament të thjeshtë e modest në Tiranë, e verës në konakun e Jalit. Veprave krijuese u jepte zemër e shpirt pa limit. Thoshte: “Më ka dhembur çdo plan e kuadër i çdo filmi”.

Bashkëpunëtorët i vlerësonte në maksimum, por kryefjalë për Dhimitrin ishin aktorët që i adhuronte. Ishte magjistar i fjalës shqipe. E dinte që ka lënë vepra që do vlerësoheshin në kulturën shqiptare. Gjithmonë ishte prapa kamerës: “Te veprat jam edhe unë. Aty do më gjeni”. Siç thuhet në këngën kushtuar Anagnostit: “Kinemaja jote një atdhe në ekran, ku shpirti i Shqipërisë përjetë merr frymë pranë”. Ma mbajti krahun fort.

Dashuria dhe respekti ishin motivi. E kam me vete në çdo moment. Iku fizikisht po me mua është në frymë, në zemër e shpirt derisa të bashkohemi. Faleminderit të gjithë shqiptarëve, në Shqipëri e Kosovë, e anë e mbarë botës, për vlerësimin, ndjeshmërinë e respektin që treguan për të artistin e të shtrenjtin tonë, Dhimitër Anagnosti!

Share198Tweet124


  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Llazi Serbo, tragjedia e një aktori unik

15 vjet pa aktorin e madh Llazi Sërbo

16/09/2025
Lajm i hidhur për humbjen e një legjende: Robert Redford, gjigandi i Hollivudit ndërron jetë në moshën 89 vjeç

Lajm i hidhur për humbjen e një legjende: Robert Redford, gjigandi i Hollivudit ndërron jetë në moshën 89 vjeç

16/09/2025
Kolosi i skenës dhe i ekranit Reshat Arbana festoi 82 vjetorin! Sa shumë e njohin dhe e duan, sa lehtë e harrojnë… pushtetarët që të turpërojnë

Reshat Arbana, nderi ynë mbarëkombëtar në 85-vjetorin e lindjes! Portreti i jetës së një artisti dhe njeriu të jashtëzakonshëm, shkruar nga prof. Kabo

16/09/2025
Shqipet

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In