• Kontakt
Friday, July 4, 2025
  • Login
Shqipet
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Shqipet
No Result
View All Result
Home Nostalgji

In memorie! Sot dita e lindjes së aktorit të madh të skenës dhe ekranit, i paharruari Gulielm Radoja

03/07/2025
in Nostalgji
A A
In memorie! Sot dita e lindjes së aktorit të madh të skenës dhe ekranit, i paharruari Gulielm Radoja
1.4k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Kush ishte “shkodrani që i bani të tana” në kinematografinë shqiptare?

Gulielm Radoja e ka nisur karrierën si aktor profesionist në Teatrin e Librazhdit. Më pas largohet nga ky teatër për të punuar si aktor dhe regjisor pranë Teatrit “Bylis” të qytetit të Fierit dhe më pas në Teatrin “Aleksandër Moisiu” në Durrës.

Sa i përket skenës së teatrit, Radoja spikati për rolet e tij në dramat “Bourgeois Wedding” e Bertold Brehtit, “Me syrin e një klouni” e Heinrich Bwllit, “Trojanët” e Vasilis Theodoropulosit etj.

Ndërsa në kinematografi ai ka luajtur më shumë se 30 role. Roli i i tij i parë ishte ai i inxhinierit të pyjeve në filmin “Gjurma” në vitin 1970.

Më tej do të vazhdonin një sërë rolesh të tjera si i Tenente Gruabardhit në filmin “Në fillim te verës” në vitin 1975, roli i Stefan Bardhit në filmin “Mësonjëtorja” në vitin 1979, roli i Petro Nini Luarasit në filmin “Kush vdes në këmbë” në vitin 1984, roli i priftit në filmin “Kthimi i ushtrisë së vdekur” në vitin 1989, roli i prokurorit në filmin “Kolonel Bunker” në vitin 1998, etj.

Karakteristikë është se shumica janë role kryesore, të vlerësuara edhe me çmime e medaljone. Sakaq, meritat e tij artistike kanë bërë që aktori të nderohet nga Presidenti i Republikës me titullin “Artist i Merituar”.

Në një ndër intervistat e pakta ku ka folur për jetën e tij për gazetaren Juela Meçani, Radoja ka treguar se ka kaluar shumë peripeci për shkak të “biografisë” së familjes së bashkëshortes.

“Kur e futën vjehrrin tim për herë të dytë në burg, time shoqe e spostuan nga violinë e parë, në karrigen e dytë. Kishte ardhur një ekip, me Sofokli Lazrin në krye dhe panë koncertin. Siç ishte adeti asokohe, u ngritën të gjithë në këmbë duke bërtitur “Parti-Enver, jemi gati kurdoherë” dhe unë prezantoja programin. U spostova sepse udhëheqja do dilte, këta në krye dhe 26 veta nga pas. Njëri nga pjesëtarët nga udhëheqja ndalon tek unë e më thotë: “A je Guljelm Radoja. Si e ke nanën?”. “Mirë”,-ju përgjigja. “Po grun, po fëmijët?”-vazhdoi ai. “Mirë”,- përgjigjem përsëri. Më drejtohet në shkodranishte: “A ta ka kastigu kush grun?”-Më pyeti, domethënë a ta ka ngacmuar njeri gruan. “Jo”-i thashë. “Në ta kastigon kush, dije se ke një mik që quhet Muho Asllani. Tungjatjeta!”- dhe iku. Në atë kohë, Muho Asllani ishte sekretar i parë i Durrësit dhe anëtar i Byrosë Politike”.

Ai ka treguar edhe momentin kur e hoqën nga Teatri Kombëtar në 1969: “Kur më hoqën nga Teatri Kombëtar në 1969 ishte një ambient miqsh, ishte kënaqësi të rrije me Sandër Prosin, Prokop Mimën, Pandi Stillun, me njerëz të mëdhenj. Ndërsa në 1996 gjeta një xhungël. Kishte një urrejtje deri në vdekje për njëri-tjetrin. Imagjinoni, ishte dikush që kishte gëzim patologjik kur aktori Ndriçim Xhepa kaloi një sëmundje të rëndë e mund të humbte jetën. Deri këtu arrihej. Ky ambient nuk ishte më për mua”.

Gulielm Radoja ka qenë edhe shumë aktiv në kauzat e ndryshme, të cilat kanë ndjekur vendin tonë.
Radoja iu kërkoi artistëve e qytetarëve që kauza e Teatrit të mos politizohet dhe iu bëri thirrje kolegëve që të ruajnë dinjitetin e tyre, duke iu referuar madje dhe aktorit të madh Robert Ndrenika, ndonëse nuk e përmendi me emër.

Gulielm Radoja do të kujtohet gjithmonë përmes syve të tij, të cilët janë përdorur si detaj skenik në shumë filma. Madje te “Gjeneral Gramafoni” është edhe një batutë “ka një vështrim prej gjarpri”.

Sa herë të kthehet ekrani i televizionit nga filmat shqiptarë, të gjithë do të marrin frymë dhe nëpërmend do të na vijë portreti i bardhoshit të thinjur, që sot po na qesh nga qielli

Share199Tweet124


  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

In memorie! Sot dita e lindjes së aktorit të madh të skenës dhe ekranit, i paharruari Gulielm Radoja

In memorie! Sot dita e lindjes së aktorit të madh të skenës dhe ekranit, i paharruari Gulielm Radoja

03/07/2025
“Mos t’i hamë m’sysh”! Pavarësisht moshës legjendat Mevlan Shanaj me Viktor Zhustin, vazhdon të ngjitet në skenë…

“Mos t’i hamë m’sysh”! Pavarësisht moshës legjendat Mevlan Shanaj me Viktor Zhustin, vazhdon të ngjitet në skenë…

03/07/2025
Sot ishte dita e lindjes, e një prej aktorëve dhe regjisorëve më të mëdhenj shqiptarë, Kujtim Spahivogli.

Sot ishte dita e lindjes, e një prej aktorëve dhe regjisorëve më të mëdhenj shqiptarë, Kujtim Spahivogli.

01/07/2025
Shqipet

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In