• Kontakt
Sunday, June 29, 2025
  • Login
Shqipet
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Shqipet
No Result
View All Result
Home Nostalgji

In memorie! 15 vjet pa aktorin e dashur korçarë Perika Gjezi

28/06/2025
in Nostalgji
A A
In memorie! 15 vjet pa aktorin e dashur korçarë Perika Gjezi
1.4k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Perika Gjezi (1949-2010) ka lindur në qytetin e Korçës. Aktivizohet që në moshë shumë të re në trupën e teatrit amator të gjimnazit “Fauat Babani” në drejtimin e regjisorit dhe aktorit të mirënjohur Piro Mani (Artist i Popullit). Në vitin 1965, gjatë kohës e gjimnazit, do të interpretojë edhe rolin e tij të parë në dramën “Tre të shtëna pushke” të Ibrahim Uruçit, të vënë në skenë nga trupa profesioniste e Teatrit “Andon Z. Çajupi” të qytetit të Korçës.

Në vitin 1967 pas mbarimit të gjimnazit shkon të punojë në Kombinatin e Maliqit, ku do të aktivizohet me trupën amatore të këtij Kombinati. Në maj të vitit 1969 me insistimin e regjisorit të mirënjohur Mihallaq Luarasi, fillon punën si aktor profesionist pranë Teatrit “Andon Z. Çajupi” të qytetit të Korçës ku do të luajë disa role dhe në nëntor të vitit 1969 do të jetë një nga interpretuesit e dramës “Njollat e murrme”, e cila do të marrë dhe Flamurin në Festivalin e Teatrove të mbajtur në Tiranë.

Në dhjetor të po atij viti niset për të kryer shërbimin e detyrueshëm ushtarak dhe me ta mbaruar fillon studimet në Institutin e Lartë të Arteve (sot Akademia e Arteve) në degën e Aktrimit. Pas mbarimit të Institutit rikthehet në qytetin e Korçës si aktor në Teatrin e këtij qyteti ku do të vazhdonte të punonte duke interpretuar me dhjetëra role. Këtu mund të përmendim rolin e Edi Karbones në dramën “Pamje nga ura” e Milerit ose në dramën e Kasëm Trebeshinës “Histori dashurie”.

Perika Gjezi ka interpretuar në mbi 15 role në kinematografi, ku 10 janë role kryesore. Roli i tij i parë do të jetë episodik, Demka, djalit të mullixhiut në filmin “I teti në bronx” me regji të Viktor Gjikës (Artist i Popullit). Roli i tij i parë kryesor do të jetë roli i komisarit në filmin “Shtigje lufte” të regjisorit Piro Milkani (Artist i Popullit) në vitin 1974 kur ai sapo ishte diplomuar në Institutin e Lartë të Arteve (sot Akademia e Arteve).

Më tej do të vazhdonin role të tjera si ai Gjergjit në filmin “Tokë e përgjakur”, roli i Gjergjit në filmin ”Nga mesi i errësirës”, roli i mësues Naimit në filmin “Balonat”, roli i Elmazit, i plotfuqishmi i fshatit, në filmin “Asgjë nuk harrohet”, Tahiri në filmin “Dasëm e çuditshme” etj. Ndahet nga jeta ne vitin 2010 nga nje aksident automobilistik.

Share202Tweet126


  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

In memorie! 15 vjet pa aktorin e dashur korçarë Perika Gjezi

In memorie! 15 vjet pa aktorin e dashur korçarë Perika Gjezi

28/06/2025
Gëzuar edhe 100 vite të tjera  Rajmonda Aleksi!

Gëzuar edhe 100 vite të tjera Rajmonda Aleksi!

28/06/2025
Inva Mula festoi dje ditëlindjen, ja sa vjeç mbushi diva…

Inva Mula festoi dje ditëlindjen, ja sa vjeç mbushi diva…

28/06/2025
Shqipet

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In