• Kontakt
Friday, June 20, 2025
  • Login
Shqipet
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Shqipet
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Kujtojmë përvjetorin e ndarjes nga jeta të “Lokes” së pavdekshme “Artistes së Popullit” Marije Logoreci.

20/06/2025
in Aktualitet, Nostalgji
A A
Kujtojmë përvjetorin e ndarjes nga jeta të “Lokes” së pavdekshme “Artistes së Popullit” Marije Logoreci.
1.4k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

“Artistja e Popullit” Marie Logoreci lindi në Shkodër më 23 Shtator 1920. I jati Palok Çurçia ishte zejtar kurse e ëma Roza, shtëpiake. Maria ndoqi shkollën femërore të “Motrave Stigmatine”, një shkollë që përmbante në programin mësimor edhe lëndë fetare fakultative dhe më vonë Gjimnazin e Shkodrës. Që në këtë kohë filluan të duken prirjet e para.

Ajo vizaton bukur, këndon dhe më vonë fillon t’a shoqërojë veten me mandolinë ose kitarë. Nga kjo kohë ruhen rreth 20 vizatime të asaj të cilat dëshmojnë për një shpirt të butë e delikat dhe një raport fin me objektin që vizaton. Maria u martua në Tiranë me Kolë Logorecin i cili në atë kohë ishte kthyer nga Vjena ku kishte mbaruar studimet e mesme e të larta për ekonomi.

Kola iste shef i Buxhetit të Shtetit dhe kishte titullin më të lartë të kohës në Shqipëri “Kalorës i urdhërit të Skënderbeut”. Ai ishte djali i madh i atdhetarit e gjuhëtarit Mati Logoreci (Mësues i Popullit) një nga figurat e njohura të shoqërisë së kohës. Në këtë kohë në pasionet e Maries u fut edhe biçikleta. Bënte shëtitje duke shkuar me të shoqin me biçikleta shpesh në Durrës, por edhe deri në Shkodër.

Jeta artistike e Marie Logorecit nisi si këngëtare në Radio Tirana në vitin 1945 ku këndoi si soliste, drejtpërdrejt në mikrofon, në emisione 20 minutëshe, këngë popullore të Shkodrës, e të Shqipërisë së mesme. Ndërkohë ndoqi një kurs njëvjeçar për kanto që u hap pranë Liceut Artistik në Tiranë, me pedagoge Jorgjia Trujën (Artiste e Popullit). Filloi të këndojë gjithashtu në koncerte që jepeshin në kryeqytet në raste të ndryshme.

Në vitin 1947 bëri pjesë si soliste në Korin e Përgjithshëm të Shtetit me të cilin bëri turne edhe jashtë vendit. Në repertorin e saj ishin rreth 100 këngë.

Në nëntor të vitiate 1947 filloi punë në Teatrin Popullor (sot Teatri Kombëtar). Interpretimi i parë i saj në skenën e Teatrit ishte Xhesi në Çështja ruse. Filmi i parë ku mori pjesë ishte bashkëpunimi sovjeto-shqiptar Luftëtari i madh i Shqipërisë Skënderbeu. Mbani titullin më të lartë në art “Artiste e Popullit”

Për punën e saj Marie Logoreci është nderuar edhe me:

Titulli “Artiste e Merituar”, 1961
Titulli “Naim Frashëri”, 1969
Titulli “Artist i Popullit”, 1975
Urdhëri “Nderi i Kombit”, 2015 (pas vdekjes)

Marie Logoreci u nda nga jeta më 19 qershor 1988 në Tiranë.

Share198Tweet124


  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

E kaluara rrënqethëse e Sylvester Stallones

E kaluara rrënqethëse e Sylvester Stallones

20/06/2025
Sy të trishtuar e të përlotur…. ! “Lule plastike”, filmi i fundit i Robert Ndrenikës mbi vetminë e moshës së tretë

Sy të trishtuar e të përlotur…. ! “Lule plastike”, filmi i fundit i Robert Ndrenikës mbi vetminë e moshës së tretë

20/06/2025
Akuzat e  ikonës së skenës dhe ekranit Koço Qendro : Sot bëni si trima, por dikur fshiheshit si miu nëpër vrima

Akuzat e ikonës së skenës dhe ekranit Koço Qendro : Sot bëni si trima, por dikur fshiheshit si miu nëpër vrima

20/06/2025
Shqipet

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In