• Kontakt
Monday, June 16, 2025
  • Login
Shqipet
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Shqipet
No Result
View All Result
Home Nostalgji

Kastriot Çaushi në 71 vjetorin e tij

15/06/2025
in Nostalgji
A A
Kastriot Çaushi në 71 vjetorin e tij
1.4k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Urojmë sot aktorin e mirënjohur Kastriot Çaushi me rastin e ditës së lindjes. Gëzuar Kaçi edhe 100!
Kastriot Çaushi (1954). Aktor. Lindi në Tepelenë, më 14 qershor. Mbaroi Institutin e Lartë të Arteve për aktor, 1973-1976, dhe filloi punë si aktor në teatrin “Skampa” 1977, deri në vitin 1982, kohë kur u emërua pedagog në Institutin e Lartë të Arteve, në degën e Dramës. Në skenën e teatrit ka luajutr disa role, por la mbresa për një interpretim të ngrohtë, pasional dhe me vështrime të kahut psikologjik me rolin e Romeos në tragjedinë “Romeo dhe Zhuljeta” e Shekspirit, vënë në skenën e Teatrit Popullor, në vitin 1988.

U bë i njohur kryesisht nëpërmjet kinematografisë, ku luajti role kryesore në 17 filma artistikë. Në vitin 1980, falë hijeshisë së tij plastike, portretit tërheqës dhe një lojë të përmbajtur, rëndom e përputhur drejt një qasjeje romantike, ai i dha frymë humane shëmbëlltyrës heroike të figurës së Vasil Laçit, atentatorit të Viktor Emanuelit III, në filmin televiziv “Plumba perandorit”. Në hulli të afërta plastiko-ritmike, por se tashmë më i përkryer, madje me një prani edhe më aktive të shtresimeve medituese e psikologjike.

K. Çaushi realizoi figurën historike të Qemal Stafës, nën emrin Kujtim Stefa, në filmin “Qortimet e vjeshtës” (1981), me të cilin fitoi edhe kupën si aktori më i mirë në Festivalin III të Filmit Shqiptar. Afërsisht të kësaj prerjeje interpretative janë edhe dy role të tjera të rëndësishme të tij, Arturi te filmi “Apasionata” (1983) dhe Iliri te “Shirat e vjeshtës” (1984), me të cilët ka fituar çmime. Kësisoj, K. Çaushi ka arritur të japë me hijeshi dhe finesë tipin e intelektualit, guximtar, të ndershëm, por edhe mes kundërshtish e dyzimesh përballë marrjes së një vendimi të veshtirë.

Ndryshe veproi ai në konceptin e rolit kontrabandistit në filmin “Dashuria e fundit” (1994), me të cilin e theu modelin e mëparshëm prej heroi veprues, duke paraqitur një figurë me mbartje negative, të rrezikshëm e të pamëshirshëm, si trafikant prostitutash. Veprimet e forta, të vrazhda, menjëherë të dukshme u pasuan nga dinamika, ritmi dhe vlimi psikik.

Nga viti 1997-2007, u zgjodh rektori i Akademisë së Arteve në dy mandate, ndërsa në vitet 1999-2003 ishte kryetar i Këshillit Drejtues të RTSH-së. Aktualisht kryen detyrën e dekanit të Fakultetit të Artit Skenik në Akademinë e Arteve. Ështe bashkautor i teksteve universitare Elementet bazë të mjeshtërisë së aktorit (1998) dhe Aktori, roli, figura (2001). Ka fituar titullin “Profesor”.

Share197Tweet123


  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Gëzuar edhe 100 në 65 vjetorin Drane Xhai

Gëzuar edhe 100 në 65 vjetorin Drane Xhai

16/06/2025
Legjenda nuk vdes kurrë! 15 vjet pa  Bekim Fehmiun

Legjenda nuk vdes kurrë! 15 vjet pa Bekim Fehmiun

15/06/2025
Kastriot Çaushi në 71 vjetorin e tij

Kastriot Çaushi në 71 vjetorin e tij

15/06/2025
Shqipet

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In