• Kontakt
Sunday, May 25, 2025
  • Login
Shqipet
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Shqipet
No Result
View All Result
Home Nostalgji

I jepet lamtumira regjisorit Piro Milkani! I biri: E ndjente veten të realizuar, provoi skenarin dhe aktrimin

25/05/2025
in Nostalgji
A A
I jepet lamtumira regjisorit Piro Milkani! I biri: E ndjente veten të realizuar, provoi skenarin dhe aktrimin
1.4k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Pasi familjarët, miqtë dhe kolegët bënë homazhe, përcillet për në banesën e fundit Piro Milkani, regjisori i njohur që u nda nga jeta një ditë më parë. Ai do të prehet në varrezat e Sharrës.

I biri, Eno Milkani tha për Report TV se i ati ndihej i realizuar pasi kishte provuar edhe skenarin dhe aktrimin. Eno foli edhe për ditët e fundit të jetës së tij, ndërsa tha se nuk e humbiste besimin se do të bëhej mirë.

“E ndjente veten shumë të realizuar, sepse e thoshte e provoi skenari dhe aktrimin. Gjatë kësaj periudhe kishte ulje të rezistencës të organeve jetësore, por nuk e humbiste besimin thoshte do shërohem dhe kështu do të inkurajonim njëri-tjetrin.”, tha Eno Milkani.

Poeti Skënder Sherifi, teksa bëri homazhe, tha se u shua një pioner i artit shqiptar. “Ishalla Piro vazhdon me na frymëzuar nga atje lart me atë që kemi dashur. Energjia e tij është diku me ne”, u shpreh ai.

Regjisori Kujtim Çashku, teksa bëri homazhe, tha për Report TV se ai la një trashëgimi që do të “frymojë” për breza të tërë. “Do t’i flasë brezave se në qëllimin final të tij, artisti nuk është i lidhur me jetën fizike.”, theksoi Çashku.

Piro Milkani u nda nga jeta mbrëmjen e së shtunës në moshën 86-vjeçare. ishte një prej figurave më të rëndësishme të kinematografisë shqiptare, me një karrierë të gjatë dhe kontribut të jashtëzakonshëm në artin e regjisurës. Ai do të mbahet mend si një personalitet i dashur dhe i respektuar jo vetëm për talentin, por edhe për dashurinë dhe përkushtimin ndaj artit dhe familjes.

Për kontributin e tij të jashtëzakonshëm në kinematografinë shqiptare, Milkani është nderuar me tituj dhe çmime të shumta, përfshirë titullin “Artist i Popullit” (1987) dhe medaljen “Ambasador i Filmit Shqiptar” nga Ministria e Kulturës e Shqipërisë.

Share197Tweet123


  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

I jepet lamtumira regjisorit Piro Milkani! I biri: E ndjente veten të realizuar, provoi skenarin dhe aktrimin

I jepet lamtumira regjisorit Piro Milkani! I biri: E ndjente veten të realizuar, provoi skenarin dhe aktrimin

25/05/2025
Regjisori Mevlan Shanaj mesazh prekës: Ikja e Piro Milkanit është humbje kombëtare! Humba mikun e rinisë, baba i kinematografisë

Regjisori Mevlan Shanaj mesazh prekës: Ikja e Piro Milkanit është humbje kombëtare! Humba mikun e rinisë, baba i kinematografisë

25/05/2025
Serafin Fanko, “Artist i Popullit” sot do festonte ditën e lindjes

Serafin Fanko, “Artist i Popullit” sot do festonte ditën e lindjes

25/05/2025
Shqipet

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In