• Kontakt
Sunday, May 25, 2025
  • Login
Shqipet
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Shqipet
No Result
View All Result
Home Nostalgji

Serafin Fanko, “Artist i Popullit” sot do festonte ditën e lindjes

25/05/2025
in Nostalgji
A A
Serafin Fanko, “Artist i Popullit” sot do festonte ditën e lindjes
1.4k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Serafin Fanko, “Artist i Popullit”, është regjisori i katërt në teatrin “Migjeni” të Shkodrës. Lindi, më 24.05.1937 në Shkodër dhe ndërroi jetë, më 29.11.2007 në Tiranë.

Në Shkodër qytet kaloi fëmijërinë, një fëmijë tragjike. Në vitet 1946 – 1948 Serafini së bashku me një motër kanë “strehëz” Shtëpinë e fëmijës. Pas disa vitesh i merr gjyshja dhe do të jetojë me to. Që në moshë të vogël, te Serafini xixëllojnë yjëzit e parë të një artisti të ardhshëm. Kjo është arsyeja që, gjatë viteve të shtëpisë së pionierit aktivizohet në rrethet e teatrit, pikturës, valles, këngës, etj. Në kujtimet e tij, aktori Ndrekë Prela (atëhere instruktor i rrethit të teatrit do të thonte: “Serafini spikaste mbi të tjerët. Tek ai unë shikoja një djalë me përspektivë për skenën tonë.”

Në Shkodër qytet Serafini kaloi dhe rininë. Në rrjedhën e jetës së tij, jemi munduar “të stacionojmë” në disa vite që po i përmendim më poshtë:

-Viti 1951. Valltar në Ansamblin e ushtrisë, ku qëndroi dy vjet. Për shkaqe ekonomike kthehet në Shkodër. Në qytetin e tij të lindjes, në fillim punon si shkrues, në: Fermentim, NISH – Lëkura, NSHRAK, etj. Më vonë e shohim përgjegjës kulture në shtëpinë e oficerëve. Këtu, ai shkruan dhe vë në skenë një operetë me amatorët. Ndërkohë, nisi dhe botimet e para të poezive autoriale në gazetën “Zëri i rinisë”.

-Viti 1954. Punon si instruktor baleti në Klubin e rinisë “Heronjtë e Vigut”. Në këto mjedise kulturore njihet me shkrimtarin Fadil Kraja, që në vitet e mëvonëshme këta dy emra (autor dhe regjisor), për shumë vite me radhë, për veprat teatrore që vunë në skenën e teatrit “Migjeni” të Shkodrës, ata do të jenë pjesë e ndritur e historisë së tij, duke lënë vlera dhe gjurmë të pashlyeshme në artin shqiptar.

-Viti 1959. Serafini mbaron shkëlqyeshëm Liceun artistik “Jordan Misja”. Në këtë kohë, në Tiranë hapet shkolla e lartë për dramë. Serafini, pasi i nënshtrohet ritualit të konkursit, fiton. Pas tre muajsh jetë studentore, fiton konkursin për studime jashtë shtetit. Niset për studime në Çekosllovaki, për regjisor filmi. Kthehet pas dy vjetësh, dhe vitin e tretë dhe të katërt e bën, përsëri, në Institutin e lartë të Arteve. (Gjatë shfletimit të arkivës personale të Serafinit, gjejmë në mes shumë të tjerave një fotografi ku Artisti i Madh Naim Frashëri i lë këtë përkushtim: “Të bëhesh artist nuk është vështirë, mjafton të kesh… talent dhe vullnet. Të dyja i ke, prandaj me guxim çaje rrugën përpara.” Kolegu yt, Naimi.)

Detaje të tjera jete. Pasi mbaron shkollën e Lartë, emërohet aktor në teatrin “Migjeni” të Shkodrës. Në vitin 1966 shkon për specializim (regjisurë) në Tiranë. Gjatë kësaj kohe punoi edhe si pedagog i mjeshtërisë së aktorit në kursin e parë. Përsëri vjen në Shkodër. Vë në skenë si dramë-provë pjesën “S’ndalet lumi me gardh”, kurse diplomën e mbron me dramën “Fisheku në pajë” të autorit Fadil Kraja.

Për Serafinin, në fillim si aktor e mo vonë si regjisor nis një udhëtim artistik plot sfida. Nisi interpretime rolesh që në substancën e tyre ishin shpesh karaktere të ndryshme e të kundërta. Kështu, interpretoi: Rodrikun te “Histori irkutase”, Ahmetin te “Shtatë shaljanët”, Dhorin te “Njerëz të brezit tonë”, Gjonin te “Përkolgjinajt”, Migjenin te “Migjeni”, Zekun te “Nora e Këlmendit”, Arturin te “Zekthi”, etj. Realizimi i këtyre tipave dhe karaktereve u ndriçuan nga drita e talentit të aktorit të talentuar Serafin Fanko, që nga njëra shfaqje në tjetrën, portreti i tij prej artisti merr dimension.

Po ndalemi te drama “Zekthi”. Ajo u vu në skenë në vitin 1964. Sipas statistikës së arkivit të teatrit: u shfaq 28 herë, 13 herë u luajt nga vetë regjisori Oktrova, 10 herë nga Serafini dhe 5 herë nga aktori Viktor Bruçeti. Në këtë dramë Serafini interpretoi, përveç rolit kryesor edhe atë të Rikardit. Për realizimin e kësaj figure, Serafini në kujtimet e tij, thotë: “E quaj me fat që fillimi i jetës sime si aktor filloi me regjisorin Esat Oktrova. Ai punoi me mua jo vetëm si regjisor i pjesës por edhe si pedagog. Kjo mënyrë pune e karakterizonte me të gjithë aktorët e rinj.”

Krahas aktrimit, Serafinin e shohim të debutojë me sukses edhe në kinematografi. Të bukura e të realizuara me mjeshtri janë rolet e Dom Engjëllit te filmi “Shembja e idhujve”, Lulëzimi te filmi “Yje mbi Drin”, Bardhyli tek “Emblema e dikurshme”, Klarku te filmi “Fije që priten”, etj.

Share198Tweet124


  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

I jepet lamtumira regjisorit Piro Milkani! I biri: E ndjente veten të realizuar, provoi skenarin dhe aktrimin

I jepet lamtumira regjisorit Piro Milkani! I biri: E ndjente veten të realizuar, provoi skenarin dhe aktrimin

25/05/2025
Regjisori Mevlan Shanaj mesazh prekës: Ikja e Piro Milkanit është humbje kombëtare! Humba mikun e rinisë, baba i kinematografisë

Regjisori Mevlan Shanaj mesazh prekës: Ikja e Piro Milkanit është humbje kombëtare! Humba mikun e rinisë, baba i kinematografisë

25/05/2025
Serafin Fanko, “Artist i Popullit” sot do festonte ditën e lindjes

Serafin Fanko, “Artist i Popullit” sot do festonte ditën e lindjes

25/05/2025
Shqipet

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In