• Kontakt
Wednesday, May 21, 2025
  • Login
Shqipet
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Shqipet
No Result
View All Result
Home Nostalgji

Aktorja Matilda Makoçi: Pse ika nga skena kur linda djalin, respekt për përpjekjet e Edit?!

21/05/2025
in Nostalgji
A A
Aktorja Matilda Makoçi: Pse ika nga skena kur linda djalin, respekt për përpjekjet e Edit?!
1.6k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Bashkëshortja e parë e kryeministrit Edi Rama, Matilda Makoçi, pas shumë vitesh në heshtje ka rrëfyer për emisionin “Exclusive” jetën e saj pas martesës dhe braktisjes së aktrimit pas lindjes së djalit, Gregori.

“Isha shtatzënë, pas lindjes nuk arrita t’i kthehesha rolit. Nuk kisha më kushte që të ishte djali rehat, duhej ta shoqëroja edhe unë në procesin e rritjes. Unë kam qenë e angazhuar me punë shtëpie. Deri para 2-3 viteve kam qenë e preokupuar pas Gregut”, rrëfen Matilda, e cila shton se edhe tani që djali jeton veçmas, i duhet ta pranojë vendimin e tij – Puna me të rinjtë është se duhet t’u rrish pas avazit. Nuk më pëlqen që është shkëputur, por nuk kam çfarë t’i bëj është dëshira e tij. Për këtë arsye e kam lënë të shkëputet të jetojë siç dëshiron”.

Kur ajo u shfaq në skenë, përtej thashethemnajës që mbushi dynjanë, thellë-thellë shumëkush ndjeu një mall për Matilda Makoçin.

Edhe pse filmat e socrealizmit shfaqen pareshtur dhe sytë e mëdhenj të Matildës, imazhi i saj i hijshëm, një elegancë që nuk e gjeje në të tjera aktore, një lloj koketerie, përzier me sinqeritet, kanë qenë vazhdimisht të pranishëm, të gjithë jo thjesht ishin kureshtarë, por dëshironin të dinin se ku ishte ajo tani.

Ajo u rishfaq për publikun një javë më parë në një mbrëmje poetike, organizuar nga piktorja Natasha Bega, ku interpretoi disa poezi. Për Matildën, ky ishte kthimi i duhur dhe nuk është aspak vonë.

Në intervistën për emisionin “Exclusive” dhe gazetaren Aurora Daka, ajo tregon diçka nga jeta e saj larg ekranit, që nga kujdesi për të birin, Gregorin, që sot është bërë burrë, por që ajo nuk do të kishtedashur ta lëshonte nga vetja, te rolet e dikurshme, dëshira për t’u rikthyer sërish me të tjera role, por edhe raporti që ka me ish-bashkëshortin dhe Kryeministrin Edi Rama.

Tashmë ajo po shikon mundësinë për t’iu kthyer sërish aktrimit, por pret ofertë për ndonjë rol të karakterit të “mamasë”.

Përse u kthyet kaq vonë?
U riktheva pas një mungese me karakter personal, por nuk më duket vonë, sepse u ktheva në një moment me poezi dhe mjafton kaq që të tregoj që nuk kam asnjë problem me profesionin. Poezitë janë ato që tregojnë aktivitetin e aktorit dhe besoj se u paraqita denjësisht.

Si ju priti publiku?
Publiku është i mësuar me poezinë. Më priti ngrohtë dhe me dashuri.

Ju si u ndjetë?
U ndjeva mirë.

Ju kishte munguar kjo përballje?
Jo, nuk më kishte munguar. Të them të drejtën, edhe pse u bë një kohë kaq e gjatë, nuk e ndjeva këtë gjendje emotive. Emocioni që kisha lidhej me interpretimin e poezisë më shumë sesa me takimin me publikun.

Cili është roli juaj më i dashur?
Të gjitha rolet janë njësoj për mua, sepse edhe numri i filmave nuk është shumë i madh, kështu që i kam shumë afër vetes sime rolet me njëri­tjetrin. Jam e kënaqur. Nuk kam pasur pretendime shumë të mëdha, megjithatë rolet që kam pasur kanë qenë dinjitoze dhe emocionet për të gjitha rolet që kam pasur janë të fuqishme. Të gjitha rolet janë të dashura, por natyrisht, në filmin “Të mos heshtësh”, ku kam rol kryesor, më ka emocionuar dhe më ka mbajtur në aktivitet pune më shumë se të tjerët. Me të gjithë regjisorët kemi qenë shokë dhe kam komunikuar normalisht, pa probleme, por me Spartak Pecanin kam pasur më shumë preokupacionin e aktores ndaj regjisorit.

Si janë marrëdhëniet tuaja me aktorët që i keni pasur partnerë në filma, a i ruani kontakte me ta?
Të gjithë partnerët janë të respektuar nga unë. Nuk mund të veçoja ndonjë. Kur takohemi, komunikojmë, por nuk mund të them se kam mbajtur kontakte me ta. Kur jam kthyer nga jashtë shtetit, kam takuar një herë Ndriçim Xhepën.

Cilat janë disa nga rolet tuaja në teatër?
Kam luajtur te “Romeo dhe Xhulieta” rolin e Xhulietës dhe te “Zbutja e kryeneçes” rolin e Biankës.

Mes ekranit të madh dhe skenës së teatrit, kë do të zgjidhnit?
Unë jam aktore teatri dhe jam shumë e lidhur me teatrin, por më shumë e predispozuar kam qenë dhe mbetem me kinemanë.

Çfarë ndodhi që nuk iu kthyet më aktrimit?
Isha shtatzënë dhe më pas nuk munda t’i kthehesha më rolit. Nuk i kisha kushtet për rritjen e djalit rehat, ndaj duhej të isha edhe unë që të merrja pjesë në procesin e rritjes. Kam qenë e angazhuar me probleme shtëpie, punë shtëpiake, sepse të tilla i kisha kushtet. Nuk e dija se si do më vinte jeta më vonë.

Dhe ju iu dedikuat Gregorit… për sa vite?
Deri para 2­3 vitesh, kur është shkëputur dhe ka dalë më vete, kam qenë e preokupuar ndaj Gregorit. Me të rinjtë duhet të jesh e duruar, sepse mërziten, trishtohen, është melankolia e moshës dhe nuk më pëlqen ta mërzis. Të them të vërtetën, nuk më pëlqen që është shkëputur, por është dëshira e tij dhe kam qenë e detyruar, sepse nuk mund t’ua prishësh fëmijëve dëshirën që kanë. Për këtë arsye ia kam lejuar të bëjë atë që dëshiron dhe uroj që të ketë kënaqësinë e kësaj mënyre jetese. Përpiqem të jem e afërt me të, pavarësisht se është larguar.

Mbani raporte me ish-bashkëshortin, Edi Rama?
Nuk kam marrëdhënie, por kam respekt për përpjekjet që bën dhe e shoh që të gjithë njerëzit e duan.

Keni qenë prezente në serialin grek “Mikeshat”, si u vutë në kontakt me regjisorët?
Përmes një zyre aktorësh. Paraqita të gjithë aktivitetin tim artistik, biografinë time artistike. Më kërkuan dhe më gjetën. Ishin katër seri të serialit, në të cilat duhej të merrja pjesë, por nuk e përballova dot dhe mora pjesë vetëm në një seri.

Si ishte të punoje në një ambient të ri, ndryshe nga ai shqiptar?
Ishte e vështirë, sepse isha e huaj. Kishin intimitetin e tyre të punës, kishin oraret e tyre, pastaj zyrat e xhirimit ishin shumë larg nga qendra e qytetit dhe s’kisha mundësi që të angazhohesha ashtu siç duhej.

Do t’i ktheheni sërish aktrimit?
Rikthimi është një gëzim shumë i madh, por edhe një preokupacionshumë i rëndësishëm. Për moshën time tani, ofertat më së shumti janë për rolet e mamave dhe episodike. Por po të ketë ndonjë rol që ia vlen në këtë drejtim, do të ishte kënaqësi për mua dhe për spektatorin do të qe surprizë.

Share218Tweet136


  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Aktorja ikonë Aishe Stari edhe sot në 84 vjetorin e lindjes ka mbetur një “star” që nuk shuhet

Grimca kujtimesh nga jeta e artistes! Pak e dinë, aktorja e humorit Aishe Stari ka qenë dhe deputete

21/05/2025
Vasian Lame festoi 68 vjetorin me miq dhe shokë më aktiv në skenë se një 20 vjeçarë

Vasian Lame festoi 68 vjetorin me miq dhe shokë më aktiv në skenë se një 20 vjeçarë

21/05/2025
Me nostalgji dhe respekt kujtojmë një nga korifejtë dhe themeluesin e teatrit “Petro Marko” të Vlorës Vasillaq Godo

Me nostalgji dhe respekt kujtojmë një nga korifejtë dhe themeluesin e teatrit “Petro Marko” të Vlorës Vasillaq Godo

21/05/2025
Shqipet

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In