Pranvera Veizi u lind ne Berat me 13 maj 1965.ka interpretuar disa role esrtaden e Beratit e me pas ne Tirane .
Ne kinematografine shqiptare eshte evidentuar ne disa role karakteresh ,duke filluar nga viti 1985. FILMA: Nxenesit e klases sime – 1984 Ne prag te jetes – 1985 Dasma e cudutshme -1986 Kur hapen dyert e jetes – 1986 Eja – 1987 Nje vit i gjate – 1987 Per pushime ne rome – 1995
Është një ndër aktoret që pikasi në vitet 80 në sajë të lirshmërisë e origjinalitetit. Pranvera Veizi pati periudhën më të suksesshme të karrierës së saj pas viteve 90’, ku ishte e pranishme në pothuajse çdo komedi të trajtuar asokohe, e po ashtu edhe në grimcat humoristike që realizoheshin në programin e fundvitit në RTSH.
Por pikërisht kur Vera ishte në kulm të karrierës së saj, bashkë me bashkëshortin kompozitorin e njohur Valentin Veizi, dyshja emigroi në SHBA për një jetë më të mirë.
Aktorja zgjodhi të mos shfaqej më në asnjë rol kinematografik, duke ju përkushtuar rritjes së fëmijëve shumë larg Shqipërisë, përtej Oqeanit.
Filmi “I love Tropoja”, duket se solli në ekran pas shumë vitesh aktoren Pranvera Veizi. I gjithë kasti i filmit ishin të ftuar këtë të mërkurë në Soiree, duke rrëfyer prapaskenat e filmit.
Ndërkohë për brezin që e njeh aktoren Veizi, nostalgjia ishte e madhe dhe me siguri kthimi i saj në skenë ka gëzuar pa masë simpatizantët e saj.