• Kontakt
Tuesday, June 17, 2025
  • Login
Shqipet
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Shqipet
No Result
View All Result
Home Nostalgji

Sot në ditëlindjen e saj, rrëfim impresionues i Justina Aliaj: “Kurrë s’ia thashë kur ishte gjallë”

23/04/2025
in Nostalgji
A A
Sot në ditëlindjen e saj, rrëfim impresionues i Justina Aliaj: “Kurrë s’ia thashë kur ishte gjallë”
1.6k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Justina Aliaj lindi në Shkodër, 21 prill 1951. Sot mbushi 74 vjet

Aktorja dhe këngëtarja shqiptare pas shkollës 7-vjeçare iu dha e drejta për të studiuar në Liceun Artistik për muzikë.

Por qysh e vogël ka zgjedhur teatrin, ka qenë në shtëpinë e Pionerit teksa luante, kur provoi të këndonte. Tonin Dajia, vëllai i Tish Dajisë, zbuloi talentin e saj edhe në muzikë. Pasi mbaroi Liceun Artistik nisi studimet e larta në Akademinë e Arteve në degën e dramaturgjisë.[1]

Këngëtarja Justina Aliaj mbetet një yll i këngës dhe skenës shqiptare. Këngë të tilla si: “Mall për vendlindjen”, “Në ekranin e televizorit”, “Stacion i dashur”, “Në mbrëmjen e vallëzimit”, “Unaza”, “Unë dhe shokët e mi” etj., mbeten të pashlyeshme ende dhe sot për publikun. Interpretimet e saj si aktore kanë qenë të shumta si te; “Rrethi i kujtesës”, “Bernand Alba”, “Gratë trojane”, “Vdekja e burrit”, “Nobodysees”, “Tartufi” etj.

Aktorja dhe shkrimtarja rrëfen në emisionin “Kjo Javë” momentet e njohjes me bashkëshortin e saj. Aktorja tha se është njohur me bashkëshortin në filmin “Çifti i lumtur” dhe filmin “Thirrja”.

Ndër të tjera, ajo rrëfeu dhe një histori të trishtë në filmin “Thirrja”, teksa tha se ky e kishte dëmtuar shumë, pasi si e dënuar e kishin hequr, sapo kishte mbaruar filmi, për shkak se ajo kishte pasur rol kryesor.

Pjesë nga intervista:

Pse ikët nga Shqipëria, mund të kishit mundësi të kontribuonit në këtë vend?
Shqipëria ime është më e dashura, më e shtrenjta. Por mbase vjen një moment, që krijova një lloj sikleti për fëmijët e mi. Thashë pse t’i lë në këtë vorbull dhe u larguam.

Si u njohët me bashkëshortin?

U njohëm në filmin “Çifti i lumtur” dhe në filmin “Thirrja”, ky i fundit më dëmtoi, sepse më hoqën, sa mbaroi filmi, isha në rolin kryesor.

Pse të hoqën?

Si e dënuar. Nëse do të kisha rol negativ, nuk kishte problem, por unë kisha rol pozitiv. Ky ishte një dëmtim i madh, më vunë në pikëpyetje ekzistencën time artistike.

Ishte koha që u njohët dhe me bashkëshortin. Ju keni dy fëmijë, që janë jo pak të njohur, djalin dhe vajzën, si është jeta juaj familjare?

Sa ishin të vegjël, ishte ndoshta jo më e bukur, por shumë më intime, shumë më e ngrohtë, nuk
rrinim pa njëri-tjetrin, shpeshherë flija me gocën. Por, kur u rritën, kemi një marrëdhënie krejt tjetër. Meqë janë artistë, flasim në mënyrën tonë krejt profesionale. Nëse më thotë diçka djali “kjo nënë nuk m’u duk mirë”, ose vajza, ose unë ua them atyre. Kështu, jemi që nuk gënjejmë njëri-tjetrin dhe nëse na pëlqen e themi, ndryshe themi gjej diçka tjetër për mua, kjo nuk më pëlqen.

Si është jeta në Bruksel?

Është shumë e bukur. Nuk të mungon asgjë, e të mungojnë të gjitha, por gjithmonë them është ligji i kompensimi, çfarë kam atje, nuk e kam këtu dhe e kundërta. Unë shkruaj dhe përkthej, këto kohë më pëlqen të përkthej këngët shqip në anglisht apo frëngjisht në shqip, sepse më pëlqen shumë ta bëj këtë.

Edhe poezia është tipike për ju… Do doja të sillni një interpretim në studio…
Unë po them të parën një poezi të Dritëro Agollit. (Reciton vargjet)

Share228Tweet142


  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Historia e panjohur e filmit “Dueli i heshtur”: Të tre marinarët, s’donin të arratiseshin, kishin dalë për qejf në det, por u vranë me njëri tjetrin

Historia e panjohur e filmit “Dueli i heshtur”: Të tre marinarët, s’donin të arratiseshin, kishin dalë për qejf në det, por u vranë me njëri tjetrin

17/06/2025
Gëzuar edhe 100 në 65 vjetorin Drane Xhai

Gëzuar edhe 100 në 65 vjetorin Drane Xhai

16/06/2025
Legjenda nuk vdes kurrë! 15 vjet pa  Bekim Fehmiun

Legjenda nuk vdes kurrë! 15 vjet pa Bekim Fehmiun

15/06/2025
Shqipet

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In