• Kontakt
Wednesday, June 18, 2025
  • Login
Shqipet
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Shqipet
No Result
View All Result
Home Nostalgji

Sot, 71-vjetori i lindjes së mjeshtrit Besnik Çinari, simbolit të humorit shkodran

09/04/2025
in Nostalgji
A A
Sot, 71-vjetori i lindjes së mjeshtrit Besnik Çinari, simbolit të humorit shkodran
1.4k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Sot është 71 vjetori i lindjes së aktorit të madh Besnik Çinari, i cili është vlerësuar me titullin ‘Mjeshtër i Madh’.

Këtë datë të shënuar e ka kujtuar edhe Teatri Migjeni përmes një postimi në rrjetet sociale, duke i uruar “35-vjetorin” me plot humor, siç i ka hije shkodranëve.

‘Gëzuar 35 vjetorin e lindjes, Mjeshtër! Edhe 100 vite me shëndet dhe plot sukses në skenën e teatrit tonë!’, shkruan Teatri Migjeni.

Besnik Çinari, Mjeshtër i Madh, ka lindur me 8 prill 1954 në Shkodër.

Besniku rrjedh nga një familje qytetare Shkodrane, e cila gjithmonë ka repektuar dhe ka dhënë kontributin në mbajtjen gjallë të traditave të qytetit.

Që në moshën adolishente filloi të punojë në ndihmesen sadopak për ekonominë e familjes.

Talenti i tij evidentohet që në moshën 16- vjeçare, ku merr pjesë në trupën e estradës së ndërmarrjes “Parku i Mallrave” duke kontribuar për 11 vite. Përkrahjen më të madhe e mori nga artisti i shquar Pjerin Ashiku. Besa, si e thërrasin të gjithë, nuk e harron kurrë këtë përkrahje e Pjerin Ashikut. Ai para 4 vitesh organizoi një shfaqje mirënjohje për këtë artist të madh.

Shërbimin ushtarak e kryen në Durrës, ku edhe aty aktivizohet në estradën e repartit dhe jo vetëm. Talenti i tij nuk i shpëton vëmëndjes së profesionistëve të estradës. Besës i vjen oferta nga regjisori Gjegj Vlashi, që të qëndrojë në estradën e Durrësit. Dashuria për qytetin dhe “detyra” si djali i madh i familjes nuk pranon.

Pas shërbimit ushtarak, ai vazhdon të aktivizohet, tashma si një nga aktorët kryesorë në pallatin e kulturës “Vasil Shanto”. Këtu mbështetet dhe nga aktori i shquar Gëzim Kruja, i cili e merr në trupën e Duhan Cigares.

Një ditë e rëndësishme për karierën e tij, është 10 maji i vitit 1982. Besa fillon punën si aktor profesionist në estradën e teatrit “Migjeni”. Në studion e provave të estradës e presin themeluesit e saj, mjeshtrat e humorit Tano Banushi, Hasan Smaja, Paulin Preka, Zyliha Miloti, Bik Pepa, Jolanda Shala, Katerina Biga, Zef Deda, Drade Xhaj dhe regjisorin e madh Paulin Sekuj. Profesionalizmi dhe eksperienca e kësaj trupe ishte një shkollë e madhe për Besën. Ai me talentin e tij e ndjeu veten të barabartë me kolegët, falë dhe dashurisë së tyre . Më vonë kësaj trupe iu bashkuan Edmond Halili, Aleks Selmani dhe Anton Krosaj, si dhe të përhershmit që vinin nga trupat amatore, Gëzim Kruja, Gjosho Vasija, Sandër Ruçi, Muhamet Çekini etj.

Besa ka punuar me regjisorë të shquar të estradës së Shkodrës dhe jo vetëm, si me Paulin Sekuj, Edmond Mhillin, Zehrudin Dokle, Arben Haveri, Gjergj Vlashi, Fatbardh Smaja,Arian Çuliqi, Bruno Shllaku dhe së fundi me Altin Bashën.

Gjatë kariesës së tij 37 vjeçare si profesionist ka marrë pjesë mbi 110 premiera, ka realizuar mbi 500 role dhe pjesëmarrës në mijra koncerte të ndryeshme në të gjitha skenat e Shqipërisë dhe në vende ku jetojnë e banojnë shqiptarët.

Besa është autor i dhjetra skeçeve, parodive, kupleteve , tekste këngësh.

Besnik Çinari në vitet e fundit e shohim dhe si bashkautor, autor dhe regjisor të komedive dhe varieteve në estradën e teatrit “Migjeni”.

Për veprimtarinë e tij artistike është vlersuar:

Në vitin 1985 – Medaljen “Naim Frashëri”
Në vitin 2002 – Fitues i çmimit të parë të kamerave të fsheta
“Përsonazhe në kurth” në RTSH.

Në vitin 2008 – Titulli “Mirënjohja e Qytetit”
Në vitin 2017 – “Mjeshtër i Madh

Share198Tweet124


  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Kin Jaku Shiroka, grimieri i Teatrit “Migjeni”, “gjermani” më i mirëinterpretuar i kinematografisë shqiptare

Kin Jaku Shiroka, grimieri i Teatrit “Migjeni”, “gjermani” më i mirëinterpretuar i kinematografisë shqiptare

18/06/2025
Historia e panjohur e filmit “Dueli i heshtur”: Të tre marinarët, s’donin të arratiseshin, kishin dalë për qejf në det, por u vranë me njëri tjetrin

Historia e panjohur e filmit “Dueli i heshtur”: Të tre marinarët, s’donin të arratiseshin, kishin dalë për qejf në det, por u vranë me njëri tjetrin

17/06/2025
Gëzuar edhe 100 në 65 vjetorin Drane Xhai

Gëzuar edhe 100 në 65 vjetorin Drane Xhai

16/06/2025
Shqipet

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In