• Kontakt
Saturday, June 21, 2025
  • Login
Shqipet
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Shqipet
No Result
View All Result
Home Nostalgji

Kujtojmë me nostalgji aktoren ikonë Hajrie Rondo në 74 vjetorin e lindjes së saj

05/03/2025
in Nostalgji
A A
Gjashtë vjet pa aktoren e madhe Hajrie Rondo!
1.8k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Kujtojmë sot 74 vjetorin e lindjes së aktores së madhe të humorit të ndjerës Hajrie Rondo. Nderim dhe respekt për figurën e saj!

Hajrie Rondo (1951-2017). Aktore. Lindi në Delvinë, më 1 mars. Mbaroi studimet e larta për aktore në Institutin e Lartë të Arteve gjatë viteve 1969-1972. U emerua në teatrin “Bylis” të Fierit fill pas studimeve të larta. Roli i parë i saj në këtë teatër ishte ai i gruas së heroit në dramën “Heronjtë e Linasit” e Sulejman Pitarkës.

Qysh e re interpretoi gra të forta, qëndrestare, disi të ashpra e krenare, shpesh të heshtura, por me ndjenja të thella, rëndom edhe tragjike. Spikati veçanërisht me rolin e Ruzes në dramën “Gjëmimi i atij dimri” të Teodor Laços, 1976, me të cilin u nderua dhe me çmim. Figurë e një kahu emocional ishte ajo e Fatbardhës në dramën “Balada për një grua” (1984) e Dritëro Agollit, regjisor Pëllumb Kulla, ku ndërthuri ndenjat e dashurisë me ato të dinjitetit moral, intelektualitetit dhe respektit ndaj njeriut.

Më pas realizoi disa role mbreslënëse, si: nënat te drama “Dy krisma në Paris” e P. Kullës, nëna te “Dashuria me fantazmat” e Di Maxhios, Viktorina te “Kush e vrau Kastijin” (1989), zonja Zoicika te “Leter e humbur” (1981) e J.L.Karaxhales. Me rolin e Elisabetës te drama “Shtrigat e Salemit” (1989) e A.Milerit, ajo riafirmoi natyrën e saj aktoriale të përjetimeve të forta psikologjike, ku pasioni i heshtur i gruas së tradhtuar dhe turbullira shpirtërore shfaqen të përthyera nën pauzat e mbushura me emocione, vetëpërmbajtje dhe fisnikëri prej gruaje besnike, të tria nën një qasje dramatike.

Pas viteve ’90 luajti në disa komedi si krushka te “Kercuri” (2003) e P. Kullës, Dhespina te “Pazari” (2004) e L.Keqaidhis, gjyshja tek “E ardhmja qëndron te vezët” (2004) e Joneskos ,Karmela te “Gënjeshtra me këmbë të shkurtra” e Pirandelos (2006), por e një formati aktorial fort të pëlqyer ishte interpretimi i rolit të Likës te komedia “Sa mirë bëri që vdiq” (2002) e Ilir Bezhanit, me të cilin ajo i dha jetë e frymë një gruaje fshatare të vrazhdë ,ende të papllenuar, kapriçioze, sa të pagdhendur aq edhe finoke, falë përdorimit me talent të një morie hollësish karakterizuese, posaçërisht të mënyrës së saj të reagimit: i ballëpërballshëm, inatçor dhe grotesk.

Në vitin 2005 luajti zonjën Galë te komedia “Zi e më zi” e Kristo Floqit, ku shpërfaqi një tjetër kah në konceptimin e figurës, lojën burleske me kundërshtitë kinse pikëllimin për vdekjen e të shoqit dhe shndërrimin e mëvonshëm të kësaj ndjenje në hare, në këngë e në valle. Vrullimi psikofizik, përdorimi i zgjuar dhe me sens i elementeve të groteskut, plastika tipizuese, e folura e ashpër, intonacionet dialektale e krahinore janë veçori që bien në sy në njëmendësimin që ajo u ka bërë këtyre roleve.

Si tipologji, figurat e saj komike anojnë drejt portretizimit të grave fshatare të ashpra, rëndom me doke të vjetra dhe me huqe por të mprehta, që kanë një intuitë të zhvilluar. H. Rondo ka interpertuar edhe në disa filma, si: “Agimet e Stinës së madhe”, nëna te “Një emër midis njerëzve”, Lina te filmi “Kush vdes në këmbë”, e vlerësuar me kupën e festivalit, tek e cila u pa vuajtja përmes vetëpërmbajtjes; gruaja e Lym Kepit te filmi “Nëntori i Dytë”, por dalloi veçanërisht me rolin e Tanës te filmi “Perrallë nga e kaluara”, me të cilin fitoi çmimin e parë.
Përmes këtij roli ajo vizatoi gruan tipike shqiptare, tjetërsimet e saj tragjiko-komike nga trysnia që ushtrohej prej marrëdhënieve të kohës, xhelozinë qesharake, si dhe dëshpërimin e ardhur nga paragjykimet sociale. Të trajtuara po me grotesk, rëndom edhe në farsë, janë edhe rolet e luajtura në disa kinokomedi të shkurtra të Arian Çuliqit, si: “Gjithë fajin e ka paraja”, “Borxhliu”, “Dashuri me krisma”. Interpretimet e saj spikatin për vërtetësi jetësore, temperament, dashuri e ndjenjë të ngrohtë.

Veç përjetimit të thellë, në aktrimin e saj bëhet kujdes për t’u dhënë karaktereve frymë shqiptare, bukuri forme dhe ekspresivitet në gjeste, ritëm e dinamikë, e dukshme kjo posaçërisht në figura grash e nënash sa të ashpra e krenare, po aq të buta e mallëngjyse.
E mëvetësishme mbetet H. Rondo edhe në interpretimin e roleve komike, ku spikat një humor i natyrës së burleskut e groteskut, lumturisht i harmonizuar me vërtetësinë dhe organicitetin. Është nderuar me Urdhërin e Artë “Naim Frasheri”, 1988, kurse më 2007 iu dha Çmimi i Karrierës me monodramën “Klithma e një nëne” e O. Plakut. Ndahet nga jeta më 9 shtator 2017 në moshën 66 vjeçare.

Share256Tweet160


  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

E kaluara rrënqethëse e Sylvester Stallones

E kaluara rrënqethëse e Sylvester Stallones

20/06/2025
Sy të trishtuar e të përlotur…. ! “Lule plastike”, filmi i fundit i Robert Ndrenikës mbi vetminë e moshës së tretë

Sy të trishtuar e të përlotur…. ! “Lule plastike”, filmi i fundit i Robert Ndrenikës mbi vetminë e moshës së tretë

20/06/2025
Akuzat e  ikonës së skenës dhe ekranit Koço Qendro : Sot bëni si trima, por dikur fshiheshit si miu nëpër vrima

Akuzat e ikonës së skenës dhe ekranit Koço Qendro : Sot bëni si trima, por dikur fshiheshit si miu nëpër vrima

20/06/2025
Shqipet

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In