• Kontakt
Monday, June 16, 2025
  • Login
Shqipet
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Shqipet
No Result
View All Result
Home Bota

Numri i viktimave të koronavirusit në Kinë arrin në 81, pothuajse tre mijë të infektuar

27/01/2020
in Bota
A A
Numri i viktimave të koronavirusit në Kinë arrin në 81, pothuajse tre mijë të infektuar
1.4k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Koronavirusi vazhdon të vrasë. Të paktën 81 viktima janë regjistruar në Kinë, 76 prej tyre në provincën e Hubei, kurse numri i të infektuarve është rritur në 2744, nga të cilët mbi 1400 vetëm në zonën Wuhan. Më i shpejt se Sars-i për t’u përhapur, edhe pse më pak i fuqishëm “.

Ministri kinez i shëndetësisë Ma Xiaowei dhe zyrtarë nga Qendra për Parandalimin e Sëmundjeve Infektive nuk ia fshehin botēs që 2019-nCov, koronavirusi i ri me epiqendër në Wuhan dhe që ka ‘ardhur’ për të infektuar gjithë botën, është shumë më ngjitës sesa u mendua në fillim.
“Ne nuk kemi identifikuar akoma burimin e infeksionit dhe nuk jemi të qartë për rrezikun e mutacioneve dhe si përhapet sëmundja,”- tha Ministri Ma.
Fenomeni më shqetësues është se virusi ka një periudhë inkubacioni që mund të zgjasin deri në 14 ditë, dhe “mund të transmetohet midis njerëzve që nuk kanë shfaqur ende ndonjë simptomë”.

2019-nCoV tashmë ka shkaktuar 56 viktima në vendin aziatik dhe 1985 të infektuar, sipas të dhënave zyrtare, ndërsa flitet se numri i të prekurve nga koronavirusi është 90 mijë.
Kryetari i komunës Wuhan pranon një fakt që është i pabesueshëm: 5 milion njerëz janë larguar nga qyteti përpara se të merreshin masat e sigurisë, si psh kontrollet në aeroporte. Besohet se dhjetra mijëra prej tyre kanë qenë të infektuar të mundshëm.

Për më tepër, mikroorganizmi është i vështirë për tu ndjekur, sepse përhapet para se pacientët të kenë vërejtur se e kanë kontraktuar atë.

Dje, Organizata Botërore e Shëndetit (OBSH) regjistroi një rast të ri, atë të një qytetari vietnamez i cili ishte infektuar duke mos qenë asnjë ditë në Kinë.

Shkencëtarët e lexojnë këtë lajm si një faktor tregues i rrezikshmërisë dhe shpejtësisë së përhapjes së virusit.

Megalopolis Wuhan, me 11 milion banorë, një fabrikë 2019-nCoV, është i izoluar plotësisht.

Evakuimi i të huajve

Ndërkohë shumë shtete po organizojnë evakuimin e qytetarëve të tyre. Përveç Shteteve të Bashkuara, Japonisë, Francës dhe Rusisë, edhe Italia po shqyrton gjithashtu se si të largojë qytetarët e saj të bllokuar në Wuhan.

Që nga dita e djeshme, 45 njerëz u infektuan jashtë Kinës, përfshirë Hong Kongun, Macau, Tajlandën, Australinë, Malajzinë, Singaporin, Francën, Japoninë, Korenë e Jugut, Tajvanin, SHBA, Nepal dhe Vietnamin. Alarmi gjithashtu është rikthyer në Vjenë dhe Itali.

Coronavirus, nuk është klasifikuar ende serioz si SARS-i, i cili midis viteve 2002 dhe 2003 vrau 774 njerēz, por po gjeneron psikozë dramatike në kontinentin aziatik.

Dy spitale janë në ndërtim e sipër në Wuhan, ku ka në punë 24 klinika dhe 1600 mjekë vullnetarë kanë mbërritut nga Pekini për të ndihmuar kolegët.

Sipas agjencisë së lajmeve Bloomberg, kinezët po përdorin medikamentet e trajtimit të HIV për tu përballur me pneumoninë e shkaktuar nga 2019-nCoV. /Shqiptarja.com

Share202Tweet126


  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Gëzuar edhe 100 në 65 vjetorin Drane Xhai

Gëzuar edhe 100 në 65 vjetorin Drane Xhai

16/06/2025
Legjenda nuk vdes kurrë! 15 vjet pa  Bekim Fehmiun

Legjenda nuk vdes kurrë! 15 vjet pa Bekim Fehmiun

15/06/2025
Kastriot Çaushi në 71 vjetorin e tij

Kastriot Çaushi në 71 vjetorin e tij

15/06/2025
Shqipet

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In