• Kontakt
Sunday, July 13, 2025
  • Login
Shqipet
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Shqipet
No Result
View All Result
Home Nostalgji

Përjetimet nga fëmijëria e Anisa Markarian: Admiroja arixheshkat, ishin kaq të bukura! Kishin guxim si komunitet të sfidonin rregullat që ne bënim kujdes

19/11/2024
in Nostalgji
A A
Anisa Markarian: Atëdheu im Shqipëria më zhgënjeu ndaj zgjodha largimin
1.5k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Shkrimtarja dhe aktorja Anisa Markarian, në emisionin “Kjo Javë” me Nisida Tufën në News24, tregoi arsyen pse te libri i saj, “Fshesarja e Republikës” personazhet janë nga komuniteti rom dhe egjiptian. Ajo tregoi se është ndikuar nga përjetimet e fëmijërisë së saj.

Siç thotë shkrimtarja, ajo adhuronte vajzat dhe gratë e komunitetit rom, mënyrën si visheshin, sjelljen e tyre deri edhe refuzuese ndaj rregullave të kohës, gjë të cilën pjesa tjetër e popullsisë nuk guxonin të arrinin në ato nivele sfiduese.

Nisida Tufa: Cila është arsyeja e përzgjedhjes së personazheve të librave nga komuniteti rom dhe egjiptian?

Anisa Markarian: Në fëmijërinë dhe rininë time isha shumë admiruese ndaj arixheshkave, ishin të bukura dhe i gjithë komuniteti sikur kishin guximin që të mos i bindeshin rregullave që ne të tjerët bënim kujdes t’i bindeshin. Kishin një stil veshje që më pëlqente shumë. Arixheshkat që dilnin dhe shisnin kanistra ose gjëra të tjera, kishin gjithmonë një lule te flokët, fustane me ngjyra të ndezura, flokë të gjatë, gërsheta të zinj.

E gjitha kjo më krijonte imazhin e një vajze shumë të bukur dhe tepër sensuale. Një tjetër kujtim që kam, përballë shtëpisë te Selvia kishim depon e fshesaxhinjve dhe veprimet që ndodhnin ne i ndiqnim nga ballkoni. Vinin në darkë dhe rrugët e Tiranës fshiheshin gjatë natës. Këto kishin një kryetar që është personazh i librit, Mesul Çengeli, ky ishte dorac, kishte një protezë dhe ishte një nga shefat që abuzon me vartësit e tij.

Derisa një ditë, bashkëshorti i njërës prej fshesareve i vuri zjarrin depos me qëllim që të vriste shefen dhe jeranen, por kishte mbetur vetëm biccikleta dhe radioja Iliria e tij. Të gjitha këto ishin aq të forta dhe kaq të bukura sa thashë po gjej një komunitet tipik në mënyrë që edhe personazhet e mi, sidomos vezullorja të kete këtë stilizim tipik të saj.

Share208Tweet130


  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Në kujtim të Kastriot Ahmetit, aktori që u nda nga jeta dhe teatri Aleksandër Moisiu në moshë kaq të re

Në kujtim të Kastriot Ahmetit, aktori që u nda nga jeta dhe teatri Aleksandër Moisiu në moshë kaq të re

12/07/2025
Gjashtë vite pa “Artisten e Merituar” korçare Valentina Caci

Gjashtë vite pa “Artisten e Merituar” korçare Valentina Caci

12/07/2025
“Kalorës i Urdhërit të Flamurit” dhe “Artisti i Merituar” Lec Bushati sot ka ditën e lindjes

“Kalorës i Urdhërit të Flamurit” dhe “Artisti i Merituar” Lec Bushati sot ka ditën e lindjes

10/07/2025
Shqipet

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In