• Kontakt
Sunday, July 13, 2025
  • Login
Shqipet
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Shqipet
No Result
View All Result
Home Nostalgji

Gëzim Kame feston ditëlindjen, Pëllumb Kulla urim të veçantë: Miku im, gëzuar dy shtatat! U bëfsh tre njësha

08/11/2024
in Nostalgji
A A
Gëzim Kame feston ditëlindjen, Pëllumb Kulla urim të veçantë: Miku im, gëzuar dy shtatat! U bëfsh tre njësha
1.7k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Aktori dhe regjisori Gëzim Kame feston sot 77 vjetorin e lindjes. Një urim të veçantë e ka marrë nga miku i tij Pëllumb Kulla, i cili thotë se pavarësisht se vitet ikin, angazhimi i Kames për artin skenik dramaturgjinë shqiptare nuk ndalet.

“Gëzuar dy shtatat miku im! Gëzim Kame sot mbush 77 dhe unë i uroj të mbushë tre njësha! Regjisori i mirënjohur nuk i përfill vitet dhe për të mirën e artit skenik nuk rresht angazhimin në fushën e skenës duke promovuar vlera të dramaturgjisë kombëtare që në këtë tranzicion, duket si e braktisur nga përkujdesjet institucionale.

Për mikun tim unë kam shkruar shpesh, pasi ai është një nga regjisorët që, ndoshta më shumë nga të tjerët, ka kërkuar përherë rrugë të reja, shtigje të pazbuluar më parë në fushën e teatrit kombëtar”, shkruan ndër rreshta Pëllumb Kulla, koleg në regjisurë dhe mik i Gëzim Kames.

“Këto pak shënime janë thjesht për urimin e Ditës së tij dhe nuk do të shtrihem shumë. Por nuk do të rri pa nënvizuar se ai ka meritën e madhe për një punë të kualifikuar në fushën pedagogjike dhe në përgjithësi në tërë drejtim-administrimin e fakultetit të dramës dhe teatrit, të cilën e ka drejtuar për dhjetra e dhjetra vite.

Aty ai ka qenë angazhuar në një punë mësimore që nga abc-ja e mjeshtërisë së aktorit e deri tek realizimi i spektakleve me elementin studentor, vepra që mund të rrinin me dinjitet krah atyre të teatrove profesioniste.

Kjo është një fushë që përbën objekt studimor që një ditë duhet medoemos të fillojë të rrihet. Dhe jam i bindur që ky individ, Gëzim Kame, në ato studime do të zerë një hapësirë dhe një kënd nderi, sidomos për faktin se atij i takon merita për hartimin e librit të vetëm studimor për mjeshtrinë aktoriale”, përmbyllet mesazhi i Pëllumb Kullës.

Gëzim Kame ka lindur në Tiranë me 7 nëntor 1947, regjisor i karrierës, ish-drejtori artistik dhe i përgjithshëm i Teatrit Kombëtar, tridhjetë vjet ish-pedagog në Akademinë e Arteve dhe trembëdhjetë vjet Dekan i këtij fakulteti.

Share236Tweet147


  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Në kujtim të Kastriot Ahmetit, aktori që u nda nga jeta dhe teatri Aleksandër Moisiu në moshë kaq të re

Në kujtim të Kastriot Ahmetit, aktori që u nda nga jeta dhe teatri Aleksandër Moisiu në moshë kaq të re

12/07/2025
Gjashtë vite pa “Artisten e Merituar” korçare Valentina Caci

Gjashtë vite pa “Artisten e Merituar” korçare Valentina Caci

12/07/2025
“Kalorës i Urdhërit të Flamurit” dhe “Artisti i Merituar” Lec Bushati sot ka ditën e lindjes

“Kalorës i Urdhërit të Flamurit” dhe “Artisti i Merituar” Lec Bushati sot ka ditën e lindjes

10/07/2025
Shqipet

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In