• Kontakt
Wednesday, May 14, 2025
  • Login
Shqipet
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Shqipet
No Result
View All Result
Home Nostalgji

Dashuria e rrallë në kohën e komunizmit për një aktore “yll” e bukur: Margarita Xhepa tregon për herë të parë historinë e saj

12/10/2024
in Nostalgji
A A
Dashuria e rrallë në kohën e komunizmit për një aktore “yll” e bukur: Margarita Xhepa tregon për herë të parë historinë e saj
9k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Në jetën e Margarita Xhepës ishte një dashuri e madhe: Xhaviti. Ai gjithashtu aktor, por në Teatrin e Kukullave, megjithatë i bashkoi arti zemrat dhe qeniet e tyre.

Në një intervistë, kohë më parë, “Në kurthin e Piter Pan” në Tv Klan, Margarita Xhepa përkufizoi jetën me bashkëshortin e saj dhe raportin e veçantë mes tyre.

“Në radhë të parë ishim artistë të dy, edhe ai ishte artist, edhe unë, na bashkoi arti. Vija re tek ai njeri që të parën kishte qytetari, kishte fisnikëri, sepse vinte nga një familje fisnikësh, nga një familje me emër të mirë. Kjo ka të bëjë shumë sepse fëmijët, kryesorja janë familja, edukata që marrin.

Pikërisht mençuria, dëshira për artin na bashkoi. Ai e donte shumë artin, por edhe unë e doja. Të dy punonim, sugjeronim njëri-tjetrin, ndihmonim njëri-tjetrin. Ka qenë gjë shumë e bukur”, tha ajo.

Profesioni i përbashkët ndikonte në mirëkuptimin mes tyre. Pavarësisht roleve, kontakteve me njerëz të tjerë, asnjëri nuk bëhej xheloz për tjetrin sepse e dinin që dashuria e vërtetë ishte ndryshe, pikërisht ajo që mbanin në zemrat e tyre.

“As na ka shkuar ndërmend sepse edhe ai ishte artist, kishte partnerët e vet, edhe unë. Në asnjë mënyrë sepse ajo është një truk, fundi i fundit ne art që bëjmë, kurse dashuria e vërtetë shprehet ndryshe. Por truket që përdorim në film dhe role janë tjetër gjë dhe ne e kuptonim mirë njëri-tjetrin”, tha Margarita Xhepa.

Kur aktorja ishte 52 vjeçe, Xhaviti u nda nga kjo botë dhe kjo e bëri Margarita Xhepën t’i përkushtohej plotësisht tre djemve, krenarisë së tyre më të madhe.

“Tre djem, njëri më i mirë se tjetri, kjo ka qenë dashuria e madhe, sepse bashkë me Xhavitin i kemi rritur këta tre djem dhe më vjen mirë që morën diçka.

Por më tepër kanë marrë nga babai i tyre sesa nga unë, kështu them unë. Kështu që na u bënë të mirë dhe kjo është krenaria e prindërve.

Dolën në jetë për veten e tyre, për neve që na kanë dhënë kënaqësi, por edhe për shoqërinë, për punët që bënin”, tregoi aktorja e madhe.

Share197Tweet123


  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Aktorja Pranvera Lumani (Veizi) sot feston larg, përtej oqeanit 60 vjetorin

Aktorja Pranvera Lumani (Veizi) sot feston larg, përtej oqeanit 60 vjetorin

14/05/2025
Në kujtim të një zotërie të rrallë në ditën e lindjes së tij, aktorit të madh “Artist i Popullit” Nikolin Xhoja

Në kujtim të një zotërie të rrallë në ditën e lindjes së tij, aktorit të madh “Artist i Popullit” Nikolin Xhoja

14/05/2025
30 vjet pa aktoren e paharruar Marta Burda! Nderim dhe respekt për figurën e saj!

30 vjet pa aktoren e paharruar Marta Burda! Nderim dhe respekt për figurën e saj!

14/05/2025
Shqipet

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In